BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Qeveria bën hapin e parë në ndihmë të sportit, ul në 6% TVSH-në për investimet në infrastrukturë

Qeveria bën hapin e parë në ndihmë të sportit, ul

Sporti në Shqipëri po kalon një moment të vështirë, pasi sporti më popullor, futbolli, ka prej më shumë se një muaji që po bojkoton fushën e lojës, në përpjekje për t’iu imponuar qeverisë me katër kushte të karakterit ekonomik, por që në thelb janë parë nga qeveria si shantazh dhe lëvizje me prapavijë politike. Sidoqoftë, pranohet dhe nga segmente të caktuara brenda qeverisë që kërkesat janë të drejta dhe duhet bërë diçka për të zgjidhur ngërçin. Dhe dje u dha një sinjal i mirë në një drejtim tjetër, por që në fund të fundit flitet për lehtësira financiare. Kështu, ditën e djeshme, qeveria ka bërë një “gjysmë hapi” për të plotësuar një nga katër kërkesat e futbollit. Ministra e Ekonomisë ditën e sotme ka prezantuar një parlament për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% të investimeve në infrastrukturën sportive. Gjithashtu ministrja është shprehur se mund të bisedohet për një rritje të heqjes së tatimit mbi të ardhurat e pagave të futbollistëve për dy vite (Liga kërkon 10 vite), megjithëse e quan të panevojshme këtë rritje. “Ndërkohë, më lejoni të bëj dhe një prezantim të pikës së gjashtë që ka lidhje me ndryshimin në ligjin e TVSH-së që lidhen me të gjitha investimet në fushën e sportit. Qeveria shqiptare po ndërmerr një masë, e cila vjen në vijim të disa masave të cilat më parë kanë sjellë një lehtësi për të rritur financimin në fushën e sportit. Më lejoni të sjell përpara jush në vëmendjen tuaj dy nga këto lehtësime përpara se të shkojmë dhe të bëjmë një prezantim të ligjit që propozojmë sot: 1-Rritëm nga 3% në 5% shumën e lejuar si shpenzim i zbritshëm për të gjithë sponsorizimet. 2- Njëkohësisht, njohim trefish të kësaj vlere si shpenzim të zbritshëm për çdo sponsorizim nga kompanitë me fitim mbi 100 milionë lekë. Kemi ndërmarrë këto ndryshime, pasi janë ndryshime, të cilat nxisin financimet nga vetë bizneset që kanë dëshirë të investojnë ose të financojnë më shumë sportin. Gjithashtu, përjashtuam të ardhurat personale të sportistëve nga tatimi mbi të ardhurat për 2 vite, sigurisht ne mund të diskutojmë nëse kjo është një kohë e mjaftueshme, por mendoj se është një kohë e cila e lejon këtë sektor të formalizohet dhe një zgjatje e këtij afati është e panevojshme”, u shpreh ministrja Denaj, e cila e sheh zbritjen e TVSH-së në 6% si një masë lehtësuese për investitorët në sport, një masë që mund t’i hapë dritare të reja sportit shqiptar në të ardhmen e kjo nuk vlen vetëm për futbollin, por edhe për sportet e tjera.

Paketa ndihmon ata që investojnë në impiante sportive

Është e qartë se nisma e fundit e dikasterit qeveritar, pra paketa e propozuar dhe që pritet të kalojë për miratim, fikson një moment kulminant për trajtimin e sportit, në mënyrë që jo vetëm futbolli por të gjitha sportet të ndahen një herë e mirë me të shkuarën brutale e kaotike që mbretëronte në të gjitha disiplinat sportive. Është vetë ministrja që e qartëson rolin e uljes së TVSH-së në 6%. “Për të ardhur sot të nderuar qytetarë dhe sportdashës, tek ky propozim, i cili në thelb ka ndryshimin e ligjit të TVSH-së ku parashikohet që prej vitit 2021 të aplikohet një shkallë e reduktuar e TVSH-së prej 6% për shërbimet e punimeve për investimet shtetërore apo investimet e klubeve, federatave sportive, për infrastrukturën sportive. Pra, investimi në furnizimin e shërbimit të punimeve të ndërtimit për investimet shtetërore dhe investimet e klubeve apo federatave sportive në infrastrukturën sportive të përcaktuar në legjislacionin përkatës, të mos trajtohet më në shkallën standarde 20%, por të trajtohet me 6%. Për të gjithë furnizuesit e punimeve të ndërtimit ndonëse do të llogarisin TVSH–në në shitje prej 6% për punimet e ndërtimit për infrastrukturën sportive, do të zbresin të plotë të paguar prej 20% për blerjen e mallrave dhe shërbimeve ne funksion të këtyre punimeve. Në Korrik qeveria aprovoi dhe miratoi ndryshimet ne Ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat”, ku tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milion lekë kanë mundësinë të paguajnë 0% tatim fitim”, shtoi më tej ministrja Anila Denaj.