Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria Rama miraton fondin për ngritjen e “Parkut Olimpik të Tiranës”

Qeveria Rama miraton fondin për ngritjen e “Parkut Olimpik të Tiranës”

Postuar: 11/09/2014 - 08:47

Kryeministri Edi Rama duket se po mban premtimin e tij për ngritjen e “Parkut Olimpik të Tiranës”, ideuar prej tij muaj më parë sipas një projektpropozimi të Ministrisë së Arsimit e të Sportit. Tashmë Rama ka urdhëruar ministrinë përkatëse të bëjë tenderimin për ringritjen e këtij parku, ku përfshihet godina e administratës si dhe “Pallati i Sportit”. Qeveria Rama ka miratuar dhe do të derdhë për “Parkun Sportiv të Tiranës” një shumë prej 605.262.310 lekë, ose e thënë ndryshe 4.323.302 euro. Në të vërtetë shuma që do të jetë vetëm për Pallatin e sportit është 337.102.949 lekë, që do të thotë pak më shumë se gjysma e vlerës totale, shuma e mbetur është për godinën e administratës. Gjithçka është evidentuar nëpërmjet zërave të veçantë dhe pritet një “mal” me punime në parkun e ri sportiv të Tiranës, ndërtimi i të cilit do të bëhet mbi gërmadhat e kompleksit të tanishëm sportiv “Dinamo”
 
Vendimi
 
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave, VENDOSI: 1. Miratimin e preventivit paraprak, për efekt të llogaritjes së fondit limit për zbatimin e projektit me natyrë të veçantë zhvillimi për kompleksin sportiv “Tirana Olimpik Park” (godina e Pallatit të Sportit dhe godina e administratës), sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Ministria e Arsimit dhe Sportit, në cilësinë e investitorit, zhvillon procedurën e prokurimit bazuar në fondin limit të përllogaritur në bazë të preventivit paraprak. 3. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Kryeministri Edi Rama”. Siç shihet dhe nga përmbajtja e njoftimit, duket se kryeministri Edi Rama është i vendosur për të ndërtuar “Parkun Olimpik të Tiranës”. Por më parë se të merrej ky vendim ka pasur një debat të gjerë në media mbi mënyrën se si duhej përdorur kompleksi “Dinamo”, pasi klubi sportiv me të njëjtin emër është degdisur tashmë dhe ndodhet rrugëve, por mendohet ë “Parku...” Në fjalë të jetë një mënyrë për të pasur ushtrimin e disa disiplinave dhe sidomos për ekipet kombëtare e përgatitjen e ekipit olimpik. “Parku Olimpik i Tiranës” shihet nga kryeministri dhe e majta në pushtet si një mundësi më shumë për të rinjtë kryeqytetas që duan të ushtrojnë sportin.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Tre javë pas një ataku në zemër, ku për fat të mirë Iker Kasijas e kaloi pa pasoja fatale për jetën, një tjetër lajm i vështirë vjen në shtëpinë e portierit legjendar spanjoll.

Postuar: 21/05/2019 - 20:12

Juventus është në kërkim të një trajneri që pas largimit të Allegrit.Trajneri nga Livorno u

Postuar: 21/05/2019 - 20:10

Juventusi duket se ka gati goditjen e madhe të merkatos së verës.

Postuar: 21/05/2019 - 17:59

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj I

Postuar: 21/05/2019 - 13:47

Largimi i Masimiliano Allegrit nga stoli i Juventusit ka bërë që drejtuesit të nisin punën për

Postuar: 21/05/2019 - 12:47

Pas humbjes 4-1 ndaj Napolit, tifozët e Interit kanë ndërmarrë një fushatë në rrjetet sociale m

Postuar: 21/05/2019 - 11:29

Kombëtarja shqiptare do të luajë pas pak ditësh dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit