BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Qeveria vendos për stërvitjen e skuadrave me 11 maj, Duka “qan” hallet e futbollit tek zyra e Presidentit

Qeveria vendos për stërvitjen e skuadrave me 11 maj, Duka

Sportdashësit duan lehtësira dhe të kthehen aktivitetet sportive, por duket se qeveria Rama i trembet ende një përhapje të infeksionit të koronavirusit dhe po përpiqet ta shtyjë edhe pak ditë vendimin për kthimin e skuadrave në qendrat stërvitore. Dhe në kushtet kur mungon një përgjigje e prerë për rikthimin në stërvitje, duket se kreu i FSHF-së po kërkon alternativa zgjidhjeje dhe për këtë ka zgjedhur zyrën e presidentit Ilir Meta për të “qarë” hallet e futbollit, një takim që ai e realizoi dje dhe e postoi edhe në faqen zyrtare të tij, si shenjë domosdoshmërie për rikthimin e kampionatit. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është përgjigjur zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit për rihapjen e aktiviteteve sportive. Në shkresën drejtuar FSHF-së, e që mban firmën e sekretares së përgjithshme, Geraldina Prodani, theksohet se: “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, referuar vendimeve të Komitetit të Përkohshëm të Ekspertëve për infeksionin e përhapur nga Koronavirusi, ka hartuar një dokument për rihapjen graduale të aktiviteteve. Në këtë dokument, një vëmendje e veçantë u është kushtuar aktiviteteve sportive, për të cilat po punohen protokolle të veçanta të distancimin social dhe masave higjieno-sanitare. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posaçme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.  Më herët në një intervistë për “Top Channel”, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku thekson se mungesën e një përgjigje e quan një mungesë dëshire dhe moskorrektësi. Shulku shprehet se nuk po kërkojnë asgjë jashtë normales pasi kërkojnë të zhvillojnë profesionin e tyre. “I kemi dërguar letër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sporteve për t’u ulur në tavolinë dhe diskutuar për rikthimin e stërvitjeve fillimisht dhe më pas kampionateve. Nuk kemi marrë përgjigje. Këtë do ta quaja moskorrektësi dhe mungesë dëshire”, thekson Shulku, që është njëherësh krahu i djathtë i Dukës. Më tej sekretari Shulku komenton afatet e dhëna nga UEFA. “Afati përfundimtar nga UEFA për të dhënë verdiktet është data 3gusht, do të na duhen dy muaj për të përmbyllur aktivitetin pasi janë për t’u luajtur 10 javë kampionat dhe pesë javë kupë”, shtoi ai.

Statusi i Dukës

Vetë kreu i federatës, Armand Duka, e përshkroi takimin me presidentin të frytshëm. Sot kisha ke?naqe?si te? zhvilloja një takim me Presidentin e Republike?s, z. Ilir Meta, te? cilin e njoha me ke?rkese?n e Federate?s Shqiptare te? Futbollit pe?r rifillimin e futbollit. Ne? takimin me Presidentin prezantova dhe protokollin sanitar te? pe?rgatitur nga stafi jone? ne? konsultim me eksperte?t e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe. Mbetem besimplote? se shume? shpejt do te? kemi një pe?rgjigje nga autoritetet she?ndete?sore te? vendin pe?r t’iu rikthyer sa me? shpejt gare?s futbollistike ne? te? gjitha nivelet. Futbolli si sporti me? i dashur pe?r te? gjithë shqiptare?t do te? she?rbeje? shume? pe?r rikthimin e jete?s sone? ne? me?nyre? graduale drejt normalitetit”, shkruan Duka.

Statusi i Metës

Menjëherë pas Dukës postoi një status edhe Presidenti Ilir Meta. “Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur. Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend. Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti”, thekson Meta në postimin e tij në rrjetin social “facebook”.