Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rafa Benitez largohet nga Njukasëlli, shkak i “divorcit” milionat që ofroi një klub kinez

Postuar: 25/06/2019 - 07:19

Në kulmin e merkatos së verës, klubi i Njukasëll Junajtid humbet trajnerin dhe nuk bëhet fjalë për një trajner dosido, por për një teknik të shquar që ka drejtuar më parë shumë skuadra elitare europiane e madje ka fituar edhe UEFA Champions League me Liverpulin në vitin 2005, në atë finale dramatike në Stamboll përballë Milanit të Karlo Ançelotit. Bëhet fjalë për teknikun spanjoll Rafael Benitez, teknik me pë3rvojë të gjatë dhe cilësuar nga më të mirët në botë, megjithëse në momente të caktuara cilësitë e tij janë vënë në diskutim sidomos kur mori drejtimin e Interit dhe të Realit të Madridit. Sidoqoftë, dje Benitez shkaktoi lajm për faqet e para të medieve sportive në Britani dhe në Europë, pasi u “divorcua” nga klubi i Njukasëll Junajtid, një largim që duket se erdhi si pasoje një oferte joshëse që ka marrë nga një klub i fuqishëm kinez, i cili i ka ofruar teknikut spanjoll një pagë faranike. Referuar medieve sportive angleze, klubi i Njukasëll Junajtid duhet të gjejë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit anglez dhe spanjolli Rafa Benitez nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjatjen e bashkëpunimit, me kontratën aktuale që skadon më 30 qershor. 59-vjeçari ka shpenzuar pak më shumë se tre vjet në krye të “qymyrxhinjve”, kur mori detyrën pas largimit të Stiv Meklaren në mars të vitin 2016. Planet për të zgjatur marrëveshjen dështuan, pasi bisedat mes përfaqësuesve të tij dhe pronarit, Mike Ashley, nuk kishin shumë pika të përbashkëta. Këtë të hënë, klubi i Njukasëll konfirmoi largimin e Benitezit nëpërmjet një komunikate për shtyp. “Me zhgënjim njoftojmë se Rafael Benitez do të largohet nga Njukasëll Junajtid pas skadimit të kontratës së tij më 30 qershor 2019. Kemi punuar shumë për të zgjatur kontratën e Rafas për një periudhë të konsiderueshme kohe, megjithatë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje me përfaqësuesit e tij”, thuhet në njoftimin e klubit anglez të shpërndarë për mediat ditën e djeshme. Bashkëpunëtorët e Rafas, Pako de Miguel Moreno, Antonio Gomez Perez dhe Mikel Antia, gjithashtu do të largohen nga klubi më 30 qershor. Mediet angleze theksojnë se Benitezit ka marrë një ofertë të majme nga ekipi i Superligës së Kinës, Dalian Yifang. Oferta është 12 milionë paundë në vit (mbi 13 milionë euro), ndjeshëm më e lartë se paga që përftonte të Njukasëlli. Kanë qenë pikërisht paratë që kanë sjellë këtë ftohje e në fund edhe ndarje të palëve, pasi klubi kinez e ka tunduar së tepërmi Benitezin. Mundet ë trajneri spanjoll të mos përfundojë në Kinë, por statuja që ka e ndihmon të drejtojë, pse jo, një klub elitar në Europë. Dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë hyrë në bisedime me ndonjë klub të fuqishëm anglez apo dhe në Spanjë, pasi dihet aftësia e Benitezit për të negociuar gjërat e mëdha në sekondën e fundit. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 15:54

Çelsi e mbylli me fitore turneun “Rakuten Cup” në Japoni.Blutë e Londrës mposhtën Barcelonën me rezultatin 2 me 1, me golat e Abraham dhe Barkli.

Postuar: 23/07/2019 - 07:25

Reali i Madridit është duke bërë një supermerkato me emra të fuqishëm, por edhe blerje që shkojnë

Postuar: 23/07/2019 - 07:24

Ai është një nga lojtarët më të dashur për sportdashësit e Kombëtares kuqezi.

Postuar: 23/07/2019 - 07:22

Partizani është ende në garë në kompeticionet e UEFA-s, pasi formula e garës në Champions lejon q

Postuar: 22/07/2019 - 22:51

Gjykata ka vendosur të mos dënojë Cristiano Ronaldon i cili akuzohet për përdhunimin e Kathryn Ma

Postuar: 22/07/2019 - 19:16

Ishte totalisht i përkushtuar me Argjentinën në Kupën e Amerikës Latine, por sërish dështoi.

Postuar: 22/07/2019 - 17:48

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën me dije se kërkohet një spons