BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Sport

Raiola mbërrin në Milano, bisedime për Ibrën dhe rinovimin e Donarumës

Raiola mbërrin në Milano, bisedime për Ibrën dhe rinovimin e

Milani i këtij sezoni është brenda objektivave të tij dhe shpresohet që këtë pozitë ta ruajë deri në fund, sepse një nga top-4 në renditjen e Serisë A italiane siguron pjesëmarrjen në Ligën e kampioneve në sezonin e ardhshëm. Kjo ecuri e Milanit lidhet me disa faktorë, ndër të tjera dhe me një performancë cilësore të veteranit Zlatan Ibrahimoviç, futbollist që po sfidon vitet e moshës dhe po shkruan histori në karrierën e tij. Ibra po negocion me Milanin rinovimin e kontratës dhe flitet për të paktën 7 mln euro në sezon. Nuk është vetëm Ibrahimoviç, por edhe disa lojtarë të tjerë 1që kërkojnë zgjidhje rreth të ardhmes së tyre në raport me klubin. Midis të tjerëve vlen të theksohet portieri Xhixhi Donaruma, i cili ka shfaqur cilësi të lartë në performancën e tij dhe klubi po mendon të rinovojë kontratën, por pagesa që ka kërkuar “gardiani” kuqezi” është shumë e lartë, duke e vendosur Milanin në dilemë. Për këtë ka zbritur në Milano menaxheri i “yjeve” milanistë, Mino Raiola. Në fakt, një javë më parë Paolo Maldini kishte lënë të kuptohej se rinovimi i Zlatan Ibrahimoviç ishte diçka e kryer, ndërsa sot mund të vijë edhe firma e shumëpritur, pasi menaxheri Mino Raiola pritet sot në Milano, ku ka planifikuar një takim me drejtuesit e klubit kuqezi. E pashmangshme që përveç rinovimit të Ibrahimoviç, të diskutohet edhe për kontratën e re të portierit Donaruma, bashkëpunimi me të cilin përfundon në verën e këtij viti dhe klube si Juventusi e Çelsi janë vënë në lëvizje për ta joshur. Sa i përket Ibrahimoviç, marrëveshja për kontratën e re është arritur mbi bazën e një page bazë prej 6.5 milionë eurosh, që shkon në 7 bashkë me bonuset, ndërsa sulmuesi suedez ka marrë përsipër të shmangë të gjithë angazhimet jashtë fushës së futbollit, siç ishte festivali i Sanremos këtë vit. Palët janë shumë pranë firmës, ndërsa në Milano janë të bindur që firma mbi kontratën e re mund të hidhet që sot, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar për rinovimin e njërit prej futbollistëve më të rëndësishëm të kuqezinjve. Megjithatë situata duket shumë më e komplikuar për portierin Donaruma, i cili edhe në 2017-ën rinovoi me shumë vështirësi, ndërsa momentalisht palët janë ende shumë larg njëra-tjetrës, sa i përket ofertës dhe kërkesës. Raiola pretendon një pagë prej 10 milionë eurosh neto, plus dy të tjera bonus për portierin, për të zgjatur me një vit kontratën, ndërsa te Milani janë gati t’i japin vetëm 7 milionë euro, plus një tjetër bonus, pasi nuk mund të shkojnë përtej limiteve të tyre ekonomike. Përfshirja në garë e disa klubeve të mëdha europiane, ka bërë që drejtuesit e Milanit të stepen disi në negociatat për rinovimin me Donarumën dhe të përgatisin një plan B, megjithatë nga takimi i sotëm me Raiolën pritet të vendoset shumë për të ardhmen e gardianit 22-vjeçar italian. Mbetet të shihet në çfarë konditash do ta rinovojnë kontratën Ibrahimoviç dhe Donaruma, por palët kanë shprehur besim tek njëri-tjetri.