BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Sport

Raiola shfajësohet për Donarumën: Vetë e deshi PSG-në, rivaliteti me Navas do t’i bëjë mirë

Raiola shfajësohet për Donarumën: Vetë e deshi PSG-në,

Menaxheri sqaroi se ka punuar në treg në të mirë dhe në interes të portierit italian, prandaj nuk është penduar që e ka bërë këtë transferim gjatë verës

Paris San Zhermen është bërë klubi që ka mbledhur futbollistët më të mirë në gjirin e saj, kjo falë investimit të jashtëzakonshëm të sheikut Mansur Al Khelaifi, i cili ka ëndërr të fitojë Ligën e Kampioneve, por që deri tani nuk ia ka dalë dot, edhe pse investimet prej qindra miliona eurove kanë qenë në kuota të larta dhe emrat e afruar janë gjithashtu më të mëdhenjtë e futbollit. Gjithsesi, ai ende shpreson me Mesin, Nejmar, Ramos e me një portier fenomen si Donaruma. Por portieri italian është zhgënjyer sepse nuk e ka menduar që në Paris do të përfundonte në stol. Ndërkohë, menaxheri i njohur, Mino Raiola është rikthyer të flasë për kalimin e Donarumës nga Milan te Paris San Zhermen, teksa ka deklaruar se si agjent, kujdeset për më të mirën e klientëve të tij dhe nuk është aspak i penduar për transferimin. Ai deklaroi se konkurrenca me Navas është diçka e re, me të cilën Donaruma do të duhet të përshtatet, teksa nuk e ka kursyer ironinë, duke u shprehur se nuk është taksist, që të çojë portierin te PSG-ja. “Donarumën nuk e kam çuar unë te PSG-ja, pasi nuk jam taksist. Unë jam agjent dhe kujdesem për interesat e klientëve të mi, ndaj nuk jam penduar aspak për atë transferim. Sa i përket konkurrencës me Navas, është diçka e re për Xhixhin, por jo e veçantë. Ai duhet të mësohet me këtë dhe të punojë edhe më shumë për të fituar garën”, u shpreh Raiola. Ndërkohë, Paris San Zhermen nuk po funksionon aq perfekt në kampionat e në Champions, pavarësisht se ka në gjirin e saj disa prej yjeve kryesorë të futbollit botëror, përfshi kbrojtësin më të mirë Serxhio Ramos dhe sulmuesin më të mirë Lionel Mesi. Të dy blerjet e ardhura nga La Liga spanjolle kanë kaluar peripeci të shumta me dëmtimet që nuk ua kanë dhënë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre. Megjithatë, pas shumë muajsh, ish kapiteni i Realit do të zbresë në fushë me fanellën e klubit të ri, PSG-së. Ish-kapiteni i Real Madrid ka lënë pas problemet fizike dhe ditën e sotme e ka kryer të plotë seancën stërvitore me ekipin e Mauricio Poçetinos. Poçetino nuk ka konfirmuar asgjë, por ka zëra se ai do të ftohet për sfidën e së shtunës, kur PSG do të përballet me Nantes (17:00), sfidë në kuadër të xhiros së 14-të të Ligue 1. Tifozët francezë po e presin me padurim debutimin e mbrojtësit spanjoll me skuadrën e tyre të zemrës. Serxhio Ramos do të grumbullohet për duelin e fundjavës dhe trajneri Poçetino pritet t’i dhurojë minutat e para me PSG-në. PSG-ja e kryeson kampionatin me 10 pikë më shumë se Lensi në vendin e dytë.