BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Rakitiç i mbyll derën PSG-së, besnikëri të përjetshme Barcelonës

Rakitiç i mbyll derën PSG-së, besnikëri të

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitiç, do ta mbajë mend gjatë në jetën e tij verën e vitit 2018, jo vetëm pse ai arriti të jetë finalist me përfaqësuesen e vendit të tij në një kompeticion madhor siç është Kupa e Botës, por njëherësh mori edhe oferta nga klubet më të fuqishme të botës, të cilat luteshin në gjunjë para tij që të pranonin ofertat faraonike financiare. Por të gjitha këto Ivan Rakitiç i ka refuzuar, duke vendosur të qëndrojë në Katalonjë, me ngjyrat e Barcelonës, skuadrës që ai e quan të zemrës dhe natyrisht shtëpinë e vet. Nënkampion bote me Kroacinë dhe objekt dëshirash i Paris Saint Germain në merkato. Në një intervistë mesfushori i Barcelonës ka nënvizuar se ndihet shumë i lumtur te blaugranat dhe dëshira e tij ishte të qëndronte te Barça. Paris Saint Germain ishte gati të shpenzonte shifra të çmendura për të bërë të mundur kalimin e kroatit në “Parc des Princes”, por Rakitiç me bindje të plotë zgjodhi qëndrimin në “Camp Nou”: “Nuk kam patur asnjëherë dyshime. Ishin ditë në të cilat meditova disi dhe dola në përfundimin se jam një futbollist me fat. Jam në klubin më të mirë në botë dhe të luash për Barçën është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë në jetë. Shpresoj të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera. Kam kontratë deri në vitin 2021 por shpresoj të rinovoj për një kohë akoma më të gjatë”, u shpreh Rakitiç për “Mundo Deportivo”. Ndërkohë, Barcelona do të jetë këtë të shtunë në një transfertë shumë të vështirë ndaj Real Sociedad, ndërsa rivali i saj Reali i Madridit do të ketë gjithashtu këtë të shtunë një transfertë shumë të vështirë në zonën baske përballë Athletik Bilbaos. Kampionia në fuqi, Barcelona, ka shënuar 12 gola në tri fitoret e para në ligë, por e ka marrë vetëm një fitore në tetë vizitat e fundit në kampionat në stadiumin “Anoeta” të Sociedadit, ndërsa në janar të këtij viti me fitoren 4:2, Barca e ndali serinë e 11-të vjetëve pa fitore në këtë stadium. Barcelona në përgjithësi ka probleme në ndeshjen e parë pas pushimit të përfaqësueseve, por kësaj radhe mund të kenë fuqi shtesë, pasi ylli Lionel Mesi, nuk ishte pjesë e Argjentinës në miqësoret e fundit, dhe Gerard Pike u pensionua nga përfaqësuesja e Spanjës. Kurse Real Madridi vitin e kaluar barazoi pa gola në “San Mames” të Bilbaos dhe i ka fituar vetëm dy nga pesë vizitat e fundit në ligë në atë tokë që kur u ndërtua në vitin 2013-të. Këtë sezon madrilenët do të përballen me të njëjtën atmosferë të zjarrtë, dhe e kërkojnë fitoren e katërt rresht pasi e mposhti në fillim të sezonit Getafen, Gironan dhe Leganesin. Theksojmë së fundmi se Barcelona vijon të jetë pretendente kryesore për titullin kampion dhe këtë staturë e ruan falë lojtarëve të saj që janë bërthamë e grupit, ku spikat Mesi, por edhe kroati Rakitiç. Ky i fundit e di se larg Barcelonës trofetë e mëdhenj janë pak të realizueshëm, prandaj preferon të qëndrojë me ngjyrat blaugrana.

Adriatik BALLA