BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Rama për “Tuttosport”: Kemi një nga stadiumet më të bukur në Europë, mund të presim edhe Champions

Rama për “Tuttosport”: Kemi një nga stadiumet më

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një videoje të publikuar nga media prestigjioze italiane “Tuttosport”, siguroi jo vetëm dy klubet finaliste të Ligës së Konferencës së UEFA-s Romën dhe Fejnordin, por edhe publikun sportdashës europian në tërësi se finalja e 25 majit në “Air Albania” do të jetë e sigurt, e organizuar më së miri dhe një mbrëmje magjike në futbollin europian. I sigurt, bindës dhe natyrisht joshës për publikun italian, Rama u kujtoi dëgjuesve dhe ndjekësve të futbollit kudo në Itali dhe Europë se Shqipëria ka një stadium ultramodern nga më të bukurit në rajon dhe në kontinent dhe është në gjendje të presë jo vetëm një finale si kjo e Conference League, por edhe një finale si ajo e Champions League.

Qëndrimi i Ramës

Kryeministri Rama foli kështu (jo për herë të parë) për finalen e UEFA Europe Conference League, e cila do të mbahet në Tiranë. Roma dhe Fejnordi do të përballen në mes vete në “Air Albania” në ndeshjen që do të luhet më 25 maj në kryeqytetin shqiptar. E kreu i Qeverisë shqiptare thotë se shqiptarët i kanë simpatizuar gjithmonë skuadrat italiane, prandaj edhe këtë radhë do të bëjnë tifo më shumë për Romën sesa për Fejnordin holandez. Ndërkohë, Rama, i cili njihet si një tifoz i Juventusit, ka thënë se siguria do të jetë në nivel dhe është shprehur i gatshëm për ta pritur edhe finalen e Ligës së Kampionëve. “Në radhë të parë i përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian. Në një vit ku gjërat nuk kanë shkuar mirë për futbollin italian, Shqipëria do të bëjë çmos që ai flamur italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Evropës me një kupe. Ne kemi një nga stadiumet më të bukura në Evropë dhe për ne do të jetë një Super Boel i vogël”, ka shtuar ai. “A shqetësohemi për tifozët e shumtë? Asnjë shqetësim, por do të jetë një risi absolute për ne. Sa i takon mikpritjes, ne jemi një vend që do të luftonte për Champions League. Jam shumë i lumtur që në finale është një ekip italian. Që i vogël kam bërë tifozllëk për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë prej se erdhi Hoze Murinjo”, u shpreh Rama përmes një videoje të publikuar nga “Tuttosport”.

25 maji ditë pushimi për administratën

Qeveria vendosi që dita 25 maj të jetë pushim për të gjitha institucionet publike në Tiranë. Kuptohet që ky vendim është marrë për shkak të finales së “Conference League”, që do të luhet në këtë datë në “Air Albania” mes Romës dhe Fejnordit të Roterdamit. Në këtë ditë gjithashtu do të paralizohet qarkullimi i automjeteve në rrugët e kryeqytetit. Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Bledi Çuçi, ka publikuar edhe planin e masave për këtë ngjarje të shënuar në Tiranë. “Më 25 maj, shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike për qarkun e Tiranës. Kjo masë merret për organizimin në mënyrë sa më shembullore të finales së Conference League. Do të jetë një ditë pa makina, përveç urgjencave. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite”.