BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Sport

Ramadani, njeriu “as” i Leçes, Kastrati kthehet me pretendime tek Çitadela

Ramadani, njeriu “as” i Leçes, Kastrati kthehet me pretendime

Lojtarët e Kombëtares janë kthyer pranë skuadrave të tyre në Europë, duke u përpjekur të kapin shpejt ritmin dhe të jenë protagonistë me grupet respektive. Një pjesë janë titullarë të padiskutuar, kurse të tjerë po përpiqen të kapin rol titullari në fushë. Në tërësinë e tyre, lojtarët kuqezi po kalojnë një formë shumë të mirë. Sidomos të vlefshëm janë lojtarët që luajnë në kampionatin italian, pasi aty aktivizohet kontigjenti kryesor kuqezi, dhe ky kontigjent është bërthama e Kombëtares dhe prej këtij kontigjenti varet në masë të madhe ecuria e përfaqësueses tonë në këto eliminatore dhe më tej.

Ramadani, njeriu “as” i Leçes

Pas dy ndeshjeve, ku tregoi super nivel me kombëtaren shqiptare, Ylber Ramadani është rikthyer të martën te Leçe. Mediet italiane raportojnë se mesfushori “kuqezi” ka nisur menjëherë me stërvitjen me ekipin e tij. Ramadani është duke punuar shumë për të qenë në formën e tij më të mirë për ndeshjen në transfertë të Leçes ndaj Monzës këtë të dielë. Trajneri i Leçes, Roberto D’Aversa ka dhënë një intervistë për “Sportmediaset”, ku është ndalur pikërisht tek mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani. “Leçe dëshiron të arrijë objektivin e vendosur në startin e kampionatit, që të qëndrojë në Seria A. Dukej e pamundur të merreshin 7 pikë në 3 javët e para, por djemtë ishin mirë, tejkaluan pritshmëritë dhe merituan pikët që kanë. Ramadani u stërvit, bëri një punë të veçantë pasi vrapoi 28 km në dy ndeshje. Ai është një lojtar që më ka bindur që nga dita e parë, duket se ka kohë që është këtu, sikur të ishte veteran. Ai zëvendësoi Hjulmand në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi ai.

Portieri/ Kastrati kthehet tek Çitadella me pretendime dhe si titullar

Siç thamë më lart, lojtarët e Kombëtares janë kthyer në ekipet e tyre dhe kanë nisur punën e përditshme për objektivat e skuadrave ku aktivizohen. Suksesi i disa kuqezinjve ka qenë i rëndësishëm, sidomos atyre që luajnë në dy kategoritë elitare të futbollit italian. Elhan Kastrati vazhdon të jetë një protagonist me skuadrën e Çitadelës në kampionatin italian. Portieri që ishte së fundmi në grumbullim me Kombëtaren kuqezi, është rikthyer në skuadër dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e kampionatit ndaj Sampdorias. Kastrati do të ketë ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Çitadelës dhe për herë të parë në karrierën e tij, ai do të arrijë këtë shifër me një skuadër. “100 paraqitjet me fanellën e Çitadelës? Jam krenar dhe shumë i lumtur që kam arritur këtë moment historik, i pari që kam arritur me një klub, do të thotë që Çitadela më ka ofruar mundësinë për të treguar aftësitë e mia në një turne të rëndësishëm. Tre vjet më parë kur erdha nga Trapani nuk do ta imagjinoja kurrë të arrija në 100 paraqitje, ndër të tjera nuk isha i sigurt as për vendin, të cilin dalëngadalë e fitova në sytë e trajnerit”, tha Kastrati për mediat italiane. Portieri qëndroi në stol në ndeshjet e fundit të Kombëtares. Ai ishte i grumbulluar nga trajneri Silvinjo për duelet me Çekinë dhe Poloninë, por qëndroi në stol, pasi në të dy ndeshjet u aktivizuan veteranët Berisha dhe Strakosha, që falë përvojës kanë më shumë shanse aktivizimi. Gjithsesi, Kastrati po kalon një formë të shkëlqyer dhe po bën performancë shumë të mirë me ekipin e vet, Çitadelën.