BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Ramadani tregon skuadrat që do të donte në shortin e sotëm të UEFA-s në Hamburg

Ramadani tregon skuadrat që do të donte në shortin e sotëm

Shqipëria do të mësojë sot kundërshtarët për Kampionatin Evropian 2024. Ceremonia e tërheqjes së shortit do të nisë në orën 18:00, në Hamburg të Gjermanisë. Hamburgu është njëri prej dhjetë qyteteve që do të jenë pritës të Evropianit. Shqipëria është në vazon e dytë, bashkë me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë. Në vazon e parë janë Gjermania si nikoqire, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë janë Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Republika e Çekisë. Ndërkohë, vazoja e katërt do të përbëhet prej Italisë, Zvicrës, Serbisë dhe tre fituesve të “plej-off”-it që luhet në muajin mars. Nga secila vazo do të tërhiqet nga një përfaqësuese dhe do të formohen gjashtë grupe me nga katër përfaqësuese.

Qëndrimi i Ramadanit: Dua Gjermaninë dhe Italinë

Ylber Ramadani e ka rritur shumë nivelin e lojës së tij dhe pas kalimit tek Leçe në Serie A është ndër mesfushorët më të mirë të ekipit e të krejt serisë A, pasi është një motor i shkëlqyer në mesfushë, një lojtar që do ta donin të gjithë. Ai mendon se në short duhet të bjerë Gjermania, Italia dhe Zvicra, pasi kështu rritet konkurrenca dhe e bën më interesante përplasjet e Shqipërisë. “Unë do ta doja një grup me Italinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe Shqipërinë. Të shohim nesër. Është pjesëmarrja jonë e dytë në histori, një mundësi e shkëlqyer. Kemi me të vërtetë një skuadër të fortë, me 7-8 lojtarë që luajnë në Serie A. Është ëndërr për mua. 

Qëkur isha fëmijë e kam dashur këtë”, ka thënë Ylber Ramadani të premten në konferencën për shtyp të Leçes, para ndeshjes me Bolonjën. Ramadani tashmë është prej lojtarëve kryesorë te Shqipëria. Në fakt Shqipëria mund ta ketë në grup ose Zvicrën, ose Italinë, ose asnjërën prej tyre. Leçe – Bolonja luhet të dielën nga ora 12:30 dhe i takon xhiros së 14-të të Serie A. “Atmosfera është pozitive gjithmonë. Jemi skuadër e bashkuar. Nuk shohim se kush luan e kush jo. Ne shkojmë në fushë për të fituar dhe kjo është e gjitha”, ka thënë 27-vjeçari Ramadani, që po shquhet me paraqitje te skuadra italiane. Leçe ka tetë ndeshje rresht pa fituar në Serie A dhe një tjetër nuk e ka fituar në Kupë të Italisë. “Ne jemi profesionistë dhe e dimë që nuk kemi fituar në tetë ndeshje. 

Të dielën duhet të hyjmë me mendimin për fitore. Ne krijojmë shanse, por duhet t’i përfundojmë ato të dielën. Kundër Romës kemi zhvilluar ndeshje të madhe dhe humbëm për dy minuta. Mund t’u shkaktojmë probleme të gjithëve. Ne do të hyjmë të dielën për fitore dhe do të na jepte vetëbesim”, është shprehur Ramadani. Leçe në Serie A zë vendin e 13-të me 15 pikë.

Janë shprehur për Ramadanin

Ish-trajneri i Kombëtares, Neptun Bajko, i thuri elozhe lojës së Ramadanit në Kombëtare gjatë kësaj faze eliminatore. “Dua të veçoj edhe Ramadanin, një lojtar që nuk duket shumë, por është i domosdoshëm për çdo trajner, pasi ai zbaton detyrat dhe është lojtar që kontribuon shumë për grupin. Unë do ta cilësoja një lojtar i kompletuar në të gjitha aspektet, numri 1 në ekip gjatë ndeshjeve të fundit”, tha Bajko në një intervistë të dhënë për gazetën “Sot” pak javë më parë.