BREAKING NEWS

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe ato me targa të huaja/ Çfarë ka ndodhur?

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja
x
BREAKING NEWS

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen dëshmia tronditëse nga SHBA, biznesmeni i njohur shqiptar rrëfen si e shpëtoi Arben Kraja

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e njerëzish ku dëmtohen interesat e SHBA, ai dhe Berisha i kanë sytë nga Ukraina, synojnë azil në Rusi

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e
x
BREAKING NEWS

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike, FBI-CIA-DASH bashkëpunim me Thesarin për aferat e emrave në listën e zezë, ja raporti

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike,
x
BREAKING NEWS

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet vendore, nuk ankimoi në Gjykatën Kushtetuese paligjshmërinë e 30 qershorit

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet
x
BREAKING NEWS

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi të butë në Tiranë, procedurat si veprohet

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi
x
BREAKING NEWS

“Ai ka video të ngjarjeve kriminale”/ Klodiana Lala nxjerr informacionet ‘bombë’ dhe zbulon kush e ka takuar: Më erdhi me 3 makina të blinduara! Ja ku i ruan pamjet!

“Ai ka video të ngjarjeve kriminale”/ Klodiana Lala nxjerr
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha nxjerr foton ekskluzive për ngjarjen e bujshme kriminale dhe plas deklaratën e fortë: Në tavolinë me Ergys Dashin ishte edhe...

Artan Hoxha nxjerr foton ekskluzive për ngjarjen e bujshme kriminale dhe
x

Sport

Rangnik jep përshtypjet e para për Junajtid: Ekip me vlera, Ronaldo lojtar për t’i hequr kapelen

Rangnik jep përshtypjet e para për Junajtid: Ekip me vlera, Ronaldo

Trajneri i ri i Mançester Junajtid i kënaqur me fitoren e të tijve, elozhe dhe për sulmuesin portugez të cilin e vlerësoi për konceptin e lojës

Mançester Junajtid mori një trepikësh me vlera ndaj Kristal Palace, pavarësisht se fitorja erdh me rezultat të ngushtë 1-0 me një gol të mesfushorit brazilian Fred. Duhet thënë se trepikëshi ka rritur moralin në radhët e grupit dhe për trajnerin e sapoardhur në krye të “djajve të kuq”, Ralf Rangnik, kjo ishte një nisje mjaft e mbarë dhe brenda objektivave. Ai ka ardhur me shumë bujë në krye të Junajtid dhe pas fitores së parë ka dhënë edhe përshtypjet e tij pozitive për skuadrën dhe sidomos për sulmuesin Kristiano Ronaldo, i cili, pavarësisht moshës që ka, vijon të thyejë rekorde dhe të jetë lider i grupit e njëherësh një lojtar që çdo trajner do ta dëshironte në ekip. E thënë ndryshe, trajneri Ralf Rangnik e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në krye të Mançester Junajtid teksa Djajtë e Kuq triumfuan në shtëpi me rezultatin 1-0, ndaj Kristal Palace. Vendimtar ishte goli në fraksionin e dytë të lojës (minutën e 77) nga ana e mesfushorit Fred, i cili realizoi mjaft të bukur me një goditje nga distanca. Megjithatë, pas ndeshjes trajneri gjerman theksoi se e rëndësishme ishte që skuadra e mbajti portën të paprekur, ndërsa shtoi se i pëlqeu shumë presioni në sulm teksa lavdëroi Kristiano Ronaldon. “Unë jam shumë i lumtur me atë se çfarë prodhoi skuadra në fushë, sidomos me 30-minutat e pjesës së parë ku mbajtëm presingun lart. Mënyra si mbrojtëm na bëri të kishim kontrollin e të gjithë ndeshjes dhe ruajtja e portës paprekur ishte pjesa më e rëndësishme. Ne duhet të mos pësojmë gola, kjo është pjesa që dua të përmirësoj, por kemi bërë vetëm një seancë stërvitore dhe jam vërtet i impresionuar. Ne kërkuam të luanim me dy sulmues dhe jam vërtet i kënaqur nga puna e Ronaldos me lëvizjet e tij pa top, ishte për t’i hequr kapelen”, u shpreh Rangnik. Në tërësi Junajtid nuk ka bërë mirë këtë sezon, pasi ndodhet pas rivalëve në kampionat. Megjithatë, fitorja me Kristal Palasën e ngjiti nga vendi i 9-të në vendin e gjashtë, tashmë në kuotën e 24 pikëve, 1 pikë më pak se Totenhemi i vendit të pestë dhe 3 pikë më pak se Uest Hemi që ndodhet në vend të katërt. Kuptohet, Mançester Siti udhëheq Premier League angleze me 35 pikë, ndjekur nga Liverpuli me 34 dhe Çelsi me 33 pikë. Diferenca prej 11 pikësh me kreun e renditjes nuk është shumë për një skuadër si Junajtid pas 15 xhirosh në kampionat, pasi ka ende shumë duele direkte dhe ambicia e Junajtid është të kapë një vend në top-4, gjë që është e realizueshme në garën e gjatë sezonale në Premier League.