BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Sport

Raporte të tendosura me Rejën, Kamberi “fshin” fotot si kuqezi, dyshohet se do të kalojë tek Kosova

Raporte të tendosura me Rejën, Kamberi “fshin” fotot si

Trajneri Edi Reja ka marrë kritika të shumta për mënyrën e lojës së përfaqësueses në tri ndeshjet e para zyrtare eliminatore në grupin I kualifikues për Botërorin “Katar-2022”. Në këto tri ndeshje siguroi 6 pikë, duke fituar me Andorrën dhe San Marinon, ndërsa humbi me Anglinë. Por loja la për të dëshituar. Sikurse dhe në të shkuarën, sulmi mbetet problematik, pa vijimësi dhe jashtë logjikës. Nga ana tjetër, ndonjë përplasje brenda grup[it nuk mund të fshihet, përderisa një nga lojtarët që ishte i grumbulluar u largua. Zyrtarisht u tha se ishte i dëmtuar por dy ditë më pas ai u pa duke luajtur titullar me skuadrën e tij në Skoci dhe kjo ka sjellë dyshime të forta për marrëdhënien që ka Reja me grupin. Siç dihet, ka një rivalitet të heshtur midis Shqipërisë dhe Kosovës për të administruar lojtarët më cilësorë që luajnë jashtë vendit. më herët futbollistët nga Kosova zgjidhnin masivisht përfaqësuesen kuqezi, por pas daljes në skenë të klubeve kosovare dhe vetë përfaqësueses së Kosovës, shumë lojtarë cilësorë kanë preferuar të veshin fanellën e ekipit kosovar, madje vitet e fundit kjo tendencë zgjedhjeje është rritur së tepërmi. Gjithsesi, ka lojtarë që vijojnë ta zgjedhin përfaqësuesen kuqezi e midis tyre është dhe sulmuesi Florian Kamberi, i cili prej një viti është pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë (me letra), por ai nuk ka mundur të aktivizohet në asnjë takim dhe sulmuesi duket se është përzitur nga ky fakt, përderisa edhe largimi i tij i papritur e pa shkak nga grumbullimi i fundit ka lënë një shije të hidhur. Dyshohet se ai është përplasur me trajnerin Edi Reja, i cili nuk i ka siguruar vend në formacion. Ose ndoshta ka diçka më shumë se sa kaq. Ndoshta lojtari mund t’i bashkohet Kosovës në vazhdim, përderisa me kuqezinjtë i ka mbyllur hesapet. Madje mësohet se futbollisti ka fshirë të gjitha fotot e tij nga rrjetet sociale ku ai ishte me fanellën kuqezi. Ky është një tregues shumë domethënës pas ndeshjeve të para eliminatore të Kombëtares ku ai u largua nga grumbullimi i kuqezinjve dhe mund të hapet një vatër e re krize në ekipin përfaqësues.

Paqarada probleme me Shalondin, ikën nga përfaqësuesja e Kosovës

Shtohen skandalet dhe akuzat në radhët e përfaqësueses së Kosovës, ku tashmë Bernard Shaland është kthyer në një personazh të padëshiruar nga tifozët, por edhe nga vetë futbollistët e këtij ekipi. Shpërthimi publik i Bernard Berishës pak muaj më parë duke festuar një gol të shënuar me përfaqësuesen, është pasuar sot me një postim në rrjetet sociale nga Laert Paqarada i cili ka bërë të ditur se po braktiste përfaqësuesen. Sipas mbrojtësit, trajneri e kishte degraduar duke mos e aktivizuar edhe pse e meritonte një gjë të tillë. Ai bëri të ditur se nuk do të kthehej te Kosova për sa kohë që Shaland ishte në stolin e saj. “I mbështetur për muri nga degradimi që më është bërë në vazhdimësi nga trajneri, mosangazhimi në lojë prej vitesh, përkundër ftesave për të luajtur, mosrespekti dhe injorimi nga ai, më detyrojnë që të vendos që përkohësisht të largohem nga dispozicioni për të luajtur në ekipin që udhëhiqet nga Bernard Shalond. Përzgjedhjen për të luajtur për Kosovën, krahas Shqipërisë apo në përfaqësueset e grupmoshave të Gjermanisë, e kam bërë pa asnjë mëdyshje. Gjë të cilën do ta bëj përsëri. Por jo nën drejtim të Bernard Challandes. Përkundër respektimit maksimal ndaj vendimeve të trajnerit, kam ardhur në pikën që ta mbroj dinjitetin tim nga ai. Si bir i Kosovës, jam i gatshëm të kontribuoj duke luajtur për Kombëtaren nga momenti kur të vij trajneri i ri. Dashuria ime për Kosovën dhe familjen time është më e madhe se mosrespektimi dhe injorimi i trajnerit. Trajnerët janë të përkohshëm ndërsa Kosova është e përhershme. Ky vendim i rëndë është momental”, shkruan Paqarada në postimin e bërë në profilin e tij në rrjetet sociale.