BREAKING NEWS

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ ‘Venecia’ publikon opinionin paraprak, mesazh të fortë palëve politike: Ishin jashtëzakonisht të nxituara, duhet të...

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ ‘Venecia’ publikon opinionin
x

Sport

Real Madrid trondit Barcelonën në “Camp Nou”

Real Madrid trondit Barcelonën në “Camp Nou”

Real Madrid fiton 3-1 Klasiken ndaj Barcelonës dhe kalon krizën në krahun e rivalëve të përjetshëm.

Fede Valverde kaloi në avantazh madrilenët që në minutën e pestë, por 3 minuta më vonë ishte Ansu Fati ai që barazoi gjithçka për katalanasit.

Edhe një herë tjetër ishte kapiteni Sergio Ramos heroi i Real Madrid. Qendërmbrojtësi fitoi 11-metërshin për ta shndërruar në golin e avantazhit për ekipin e Zidane në pjesën e dytë.

Barcelona u tregua e pafuqishme për të reaguar dhe në fund pësoi edhe golin e tretë, me Luka Modric që vulosi rezultatin.