BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Sport

Reali barazon me Çelsin në gjysmëfinalen e parë, anglezët marrin prioritet për duelin e kthimit

Reali barazon me Çelsin në gjysmëfinalen e parë,

Madrilenët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në duelin e parë gjysmëfinal midis dy skuadrave, ku spikati disiplinimi taktik dhe racionaliteti në në veprime

Ndeshja e parë gjysmëfinale midis Realit të Madridit dhe Çelsit, në Ligën e Kampioneve, dhuroi emocione të forta, nisur nga loja me nivel të lartë, por edhe pritshmëritë që kishin të dy ekipet. Trajneri Zidane e kishte bazuar lojën e tij në skemën e zakonshme sulmuese, por edhe me staturën e fuqishme që ka skuadra “Los Blancos” në këtë kompeticion, si skuadra më e trofeshme. Ndërsa Çelsi vinte në këtë përballje si sfidant, por me një ecuri fantastike në këtë edicion të Champions, ku eliminoi më herët skuadra të njohura. Reali e nisi ndeshjen si favorit dhe u përpoq të imponohej ndaj kundërshtarit, duke dominuar në mesfushë, gjë që i solli epërsi në kontrollin e fushës dhe në mbajtjen e topit (55-45%). Në fillim shënuan anglezët, me anë të Pulisiç, në minutën e 14-të, i cili u asistua nga Rudiger. Ky gol nuk e dekurajoi Realin që rimori frenat e lojës dhe pas sulmesh të shumta ia doli të gjejë golin e barazimit në minutën e 29-të, ku pas një aksioni të gjatë që erdhi nga goditja e këndit, topi u stopua si duhet nga Karim Benzema, i cili me një kthesë të bukur e dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat 1-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e ndeshjes. Në pjesën e dytë Çelsi u paraqit më mirë në minutat e para, duke dominuar jo vetëm në krijimin e aksioneve sulmuese dhe goditjen drejt portës, por edhe goditjet nga këndi dhe depërtimet në fazën ofensive në tërësi. Madje balancoi lojën edhe në mesfushë, duke barazuar përqindjen e mbajtjes së topit. Ky kontroll i lojës, i solli skuadrës angleze harmoni në funksionim dhe ishte perfekte në të dy fazat e veprimeve, si në mbrojtje dhe në sulm, gjë që solli epërsi në rritje të anglezëve e për pasojë vënien në vështirësi të Realit të Madridit. Minutat nga e 70-ta e deri në fund u dominuan dukshëm nga madrilenët, të cilët e shtynë përpara lojën, tentuan me çdo formë për të shënuar dhe u përpoqën të vendosnin diktatin e tyre me rezultat, por mbrojtja angleze e Çelsit rezultoi mjaft efikase, duke qenë e pozicionuar mirë dhe duke ia dalë të ndalojë Benzemanë, Asension e të tjerët. Epërsia në përgatitjen fizike e ndihmoi Çelsin të mos dalë i humbur nga kjo përballje dhe trajneri Tomas Tuhel mund të ndihet i lumtur për këtë, pasi anglezët do ta presin duelin e kthimit në fushën e tyre dhe teorikisht do të kenë një shans më shumë. Edhe pse Reali e rriti shumë lojën sulmuese në minutat e fundit, mungoi pasimi ideal dhe finalizimi që do ta nxirrnin të fituar nga kjo përballje. Për pasojë ndeshja u mbyll në barazim 1-1, duke e lënë të hapur kualifikimin për në finale. Ndeshja e kthimit që do të luhet në Londër pas dy javësh do të jetë përcaktuese, por me këtë rezultat favorit për të shkuar në finale tani janë anglezët, pra Çelsi. Trajneri Zinedine Zidane i Realit duhet të ketë nxjerrë “mësime” nga kjo ndeshje e parë dhe është fakt që Reali, falë eksperiencës, ka dhënë prova se është më i fortë jashtë fushe, sikurse bëri dhe me Liverpulin në çerekfinale. Ndërkohë, ditën e sotme në darkë, do të luhet dueli i parë i gjysmëfinales tjetër, asaj mes Paris San Zhermenit dhe Mançester Sitit, një ndeshje që e ka të garantuar spektaklin falë kualitetit teknik që kanë të dyja skuadrat. PSG luan në fushën e saj dhe ka avantazh, por në kushtet kur ndeshjet luhen pa spektatorë ky element nuk paraqet ndonjë epërsi specifike.