BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Sport

Reali fiton klasiken me Barcelonën, vendosën golat e Alabës dhe Vaskez

Reali fiton klasiken me Barcelonën, vendosën golat e Alabës dhe

Kryendeshja e ditës së djeshme në Europë e në mbarë botën ishte klasikja spanjolle e futbollit midis Barcelonës dhe Realit të Madridit, e cila u fitua nga “Los Blancos” me shifrat 2-1, falë kualiteteve dhe eksperiencës së lojtarëve që ka në dispozicion trajneri Karlo Ançeloti. Duhet theksuar se ky ishte dueli derbi i parë pas 16 vjetësh që luhej me Lionel Mesin dhe një Barcelonë pa Mesin nuk mund ta mposhtë dot Realin, i cili diti të dalë me tri pikë nga Katalonja dhe të marrë me meritë kreun e renditjes. Në fakt, ndeshja pati mjaft episode të bukura dhe emocione nga fillimi në fund. Megjithatë, eksperienca e bëri diferencën përballë talenteve të Barcelonës, me “Los Blancos” që ia dalin të fitojnë 1-2, me një gol mjaft të bukur të David Alabës në pjesën e parë dhe një tjetër i Lukas Vaskez në shtesë. Siç thamë, për herë të parë pas 16 vitesh, “El Clasico” luhej pa Mesin e Ronaldon dhe të gjithë prisnin me interes se cili prej yjeve të rinj do të rrëmbente skenën në “Camp Nou”, teksa në fund ishte Reali i Madridit që buzëqeshi. Pas një faze studimi në 20 minutat e para, sfida u ndez nga një depërtim i Vinicius Junior në zonë, i cili kërkoi edhe penalltinë për një kontakt me Minguezën, por nuk mendonte kështu arbitri, që pas konsultimit edhe me VAR, vijoi lojën. Në minutën e 25-të erdhi edhe mundësia më e mirë e shënimit për Barcelonën, me Memfis Dipaj që zbriti shpejt dhe shërbeu në qendër të zonës, aty ku holandezi tjetër Serxhino Dest humbi një penallti në lëvizje, duke shpërdoruar një rast të artë për gol. Vetëm pak minuta më vonë ishte Reali që zbriti në kundërsulm, këtë herë me David Alabën, që si rrallë herë e pa veten në krahun e majtë të sulmit dhe pasi rregulloi topin, lëshoi një të majtë të hidhur, duke e dërguar në rrjetën e portës së Ter Shtegen. Pjesa e dytë ishte më e vakët në raste, me Benzema që i shkoi pranë golit të dytë, por hasi në pritjen e gjermanit ter Shtegen, ndërsa nga ana tjetër Barcelona tregoi dëshirë të madhe për të shmangur humbjen, por jo qartësinë e duhur. Në minutat shtesë katalanasit krijuan një tjetër rast të mirë shënimi, por nuk konkretizuan dhe nga kjo përfituan “Los Blancos”, që zbritën në një kundërsulm të shpejtë me Asension, i cili gjuajti, por grushtoi Ter Shtegen, ndërsa topin e kthyer e shtyu në rrjetë Lukas Vaskez, që mbylli llogaritë e ndeshjes. Golin e nderit për katalanasit e shënoi Serxhgio Aguerro në minutat shtesë. Me këtë fitore Reali i Madridit ngjitet në krye të renditjes me 20 pikë, ndërsa Barcelona mbetet në vendin e 9-të me 15 pikë.