BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Sport

Reali i Madridit bën mrekullinë, përmbys Mançester Sitin dhe shkon në finale me Liverpulin

Reali i Madridit bën mrekullinë, përmbys Mançester Sitin

Finalja e madhe e Champions League, e cila do të luhet më 28 maj në “Stade de France” të Parisit, do të jetë një përplasje e madhe midis Liverpulit dhe Realit të Madridit. Madrilenët mposhtën mbrëmë 3-1  pas 120 minutash  Mançester Sitin. Në fakt, emocione të mëdha, spektakël dhe ankth prodhoi mbrëmë kryendeshja e futbollit europian e botëror për klube, gjysmëfinalja e Champions League midis Realit të Madridit dhe Mançester Sitit. Në fakt, gjysmëfinalja midis tyre pritej me mjaft interes mbrëmë, nisur dhe nga rezultati i ndeshjes së parë të fituar nga anglezët 4-3. Pjesa e parë e takimit u dominua dukshëm nga madrilenët, që shpenzuan energji të shumta në sulm e patën mjaft pretendime, por aksionet e tyre nuk patën finalizimin e duhur, edhe pse Vinicius, Benzema e ndonjë tjetër iu afruan ndjeshëm golit. Në lidhje me statistikat e kësaj pjese duhet evidentuar fakti se Reali, ndryshe nga sa parashikohej, arriti të dominonte në kontrollin e topit me mbi 50%, pati më shumë këmbëngulje në zonën kundërshtare, por kur vjen puna tek goditjet në kuadrat shifrat shënuan 0-4 në favor të Mançester Sitit, sepse anglezët shfrytëzuan kundërsulmin për të zënë në befasi skuadrën vendase dhe parë në këtë këndvështrim ishin më afër golit me rastet e paraqitura. Gjithsesi, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura 0-0. Në pjesën e dytë, Reali hasi në vështirësi. Dihet, në futboll vlerë ka gjithmonë rezultati dhe rezultati në fillim foli për Mançester Sitin, i cili u tregua i saktë në momentin e duhur, pasi Mahrez shfrytëzoi si duhet pasimin e Silvës dhe realizoi për anglezët në minutën e 73-të. Minutat e fundit ishin vërtet të bukura, pasi “Los Blancos” tentuan gjithçka për gjithçka. Në fakt, epërsia e Mançester Sitit në pjesën e dytë ishte e tillë saqë çdo tregues sportive fliste për anglezët. Freskia fizike ishte evidente dhe natyrisht skuadra e Guardiolës e ruajti epërsinë e golit deri në fund, por pikërisht në fund ndodh çudia e madhe. Reali i Madridit bën atë që dukej e pamundur, duke e përmbysur rezultatin me dy gola të Rodrigo, në minutën e 90+1 dhe 90+2. U luajt shtesa 30-minutëshe. Reali gjen shpejt golin, me penallti, ku Karim Benzema u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit. Më pas trajnerët ndërhynë në formacion me zëvendësime, ku Ançeloti uli në stol Benzema e futi mbrojtës, kurse Guardiola nxori mbrojtës e futi sulmuesin Stërling. Loja e anglezëve gjallërohet disi, por Reali menaxhon mirë. Pas përfundimit të shtesës, Reali me atë gol të Benzemasë mjaftohet për të shkuar në finale e madhe të Parisit më 28 maj, ku do të përballet me Liverpulin.