BREAKING NEWS

Bien shifrat, MSH publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien shifrat, MSH publikon bilancin çfarë ka ndodhur  në 24
x

Sport

Reali i Madridit “heq qafe” Seviljen, kap përkohësisht kreun e La Ligas

Reali i Madridit “heq qafe” Seviljen, kap përkohësisht

La Liga spanjolle po dhuron emocionet e para për këtë vit, por ndryshe nga një sezon më parë kur Reali dështoi totalisht, duke qenë jashtë çdo objektivi dhe pa asnjë trofe të madh, këtë herë ka bërë një start të madh, madje ndaj një rivali direkt në zonën Champions. Trajneri Zinedin Zidane është mjeshtër i rezultateve dhe koha po e vërteton se është një teknik i shkëlqyer, rezultativ dhe që di ta mbajë Realin në nivele shumë të larta. Këtë e vërtetoi dhe ditën e djeshme në duelin ndaj Seviljes, një ndeshje që e fituan madrilenët me rezultat të ngushtë 2-1, por me vlerë trepikëshe që i ngjit “Los Blancos” në vend të parë në renditje, të paktën përkohësisht, pasi Barcelona rivale ka një ndeshje për të luajtur këtë të dielë ndaj Granadës. Për momentin duhet pranuar se rivaliteti majë më majë mes Realit dhe Barcelonës, po favorizon pikërisht skuadrën e Zidanit, sepse tekniku francez ia doli ta shkarkojnë rivalin e katalanasve Valverde e që blaugrana të sjellin në krye të tyre teknikun Setien. Fitorja e djeshme ndaj Seviljes konfirmon formën e mirë të Realit e në të njëjtën kohë vë nën presion rivalen e vjetër të “Kamp Nou”-t.

Ndeshja, reali kap kreun e renditjes

Ndeshja mund të mos ishte më e mira për Realin, në aspektin e lojës dhe qartësisë taktike në tërësi, por në futboll siç dihet merr vlerë rezultati dhe rezultati i buzëqeshi Realit të Zidanit, i cili mori tri pikë nga dueli i djeshëm me një prej skuadrave të forta të ligës së parë spanjolle. Kështu, Reali i Madridit i falet brazilianit Kasemiro në takimin e “Santiago Bernabeut” ndaj Seviljes. Braziliani 27-vjeçar, një pikë kyçe dhe e palëvizshme në formacionin e Zinedine Zidane rezultoi “heroi” i “Los Blancos” në fitoren 2-1 ndaj andaluzëve. Ai shënoi golin e parë të takimit në minutën e 57-të dhe atë të fitores në të 69-tën, teksa për Seviljen kishte barazuar përkohësisht holandez Luk de Jong (64-të). Reali kishte mungesa të rëndësishme në formacion, duke nisur që nga Ramos, Asensio, Hazard e Valverde, ndërsa Bale nuk ishte grumbulluar e Benzema e nisi nga stoli. Gjithsesi, “Los Blancos” ia dolën të mposhtnin një kundërshtar të fortë, duke u ngjitur madhe në vendin e parë, me 3 pikë më shumë se Barcelona, që luan këtë të diel në mbrëmje me Granadën në “Camp Nou”. A do t’ia dalë Barcelona të fitojë ndaj Granadës? E themi këtë pasi ndryshimet në stafet drejtuese shpesh shoqërohen me depresione që mund të reflektohen në rezultatin e ndeshjeve të para. Për këtë arsye trajneri i ri Kuike Setien është në presion dhe i duhet të bëjë një start të mirë në këtë duel,m për ta nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij në krye të Barcelonës. Natyrisht, në rivalitetin me Realin Barcelona duhet të marrë parasysh edhe pengesat e tjera si Sevilja, Atletiko Madrid dhe Valencia, që janë ekipe potencialisht të forta për të qenë në top-4 të La Ligës./Adriatik BALLA