
Zgjedhjet po afrojnë! Befason me reagimin Kreshnik Spahiu: Ilir Meta po kërkon...

Reali i Madridit ka probleme me mungesat, Zidane ende i rrezikuar të shkarkohet

Shkruar nga Adriatik BALLA 9 Shkurt 2021

Trajneri francez i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ndodhet në pozita të vështira, pasi skuadra nuk ka rezultatet e duhura dhe një zhgënjim edhe në Champions mund të shtonte përqindjen e largimit të tij nga 13-herë fituesit e Ligës së Kampioneve. Ekipi është vënë përballë sfidave të rëndësishme dhe Zidanit i duhet të marrë maksimumin për të larguar rrezikun e shkarkimit të tij. Kjo është një periudhë ku vendosen fatet e sezonit dhe tekniku francez e di mirë këtë. Ndërkohë, Reali i Madridit do të zbresë sërish në fushë vetëm pak ditë pas suksesit me përmbysje ndaj Huskës. “Los Blancos” do të përballen të martën me Getafen për të rikuperuar sfidën e javës së parë të kampionatit. Mirëpo situata nuk është aspak e mirë në kampin madrilen, ku lojtarëve të padisponueshëm u shtohen edhe dy emra të tjerë: Odriozola dhe Militao. Ka shkuar në tetë numri e lojtarëve që Zinedine Zidane nuk ka në dispozicion për sfidën e radhës. Përveç dy të sipërpërmendurve, janë në infermieri edhe Karvajal, Serxhio Ramos, Valverde, Lukas Vazkez, Rodigo dhe Hazard. Këtyre mungesave u shtohet edhe Toni Kros, që u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Hueskës dhe mbetet e pezulluar për takimin e radhës pasi ka plotësuar numrin e nevojshëm. Siç raporton “AS”, lajmi i vetëm i mirë ka të bëjë me Iskon, i ndalur të premten nga një problem në shpinë. Mesfushori është kthyer orët e fundit për të punuar me pjesën tjetër të grupit. Zidane ka në dispozicion vetëm 13 lojtarë nga ekipi i parë (nga të cilët dy janë portierë, përkatësisht Kurtua dhe Lunin) e për rrjedhojë në stërvitjen e fundit janë afruar shtatë futbollistë të Kastijës dhe tre nga ekipet e të rinjve. Ndërkohë, duke u kthyer tek Zidane, duhet pranuar se pankina e tij është në rrezik dhe një ose dy dështime radhazi mund të sjellin shkarkimin e tij. Por çfarë mendon vetë trajneri për këtë? Në fakt, Zinedine Zidane, ka mohuar se mund të largohet nga Real Madridi, shkaku i rezultateve jo të mira në edicionin e ri. Vet trajneri francez para ndeshjes me Getafen ka bërë të ditur se ndihet i qetë rreth të ardhmes së tij. “Mua më intereson të paraqitemi sa më mirë në ndeshjen e radhës. Duhet të kthehemi t’i bëjmë gjërat mirë. Duhet ta pranojmë faktin që mund të vijnë kohëra të vështira dhe do t’i përpiqemi t’i tejkalojmë ato”, deklaroi Zidane. Për trajnerin francez së fundmi është spekuluar se mund të largohet shkaku i rezultateve negative, por ky nuk është thjesht spekullim, pasi prej ditësh mediat sportive spanjolle japin mjaft fakte që Zidani se ka të gjatë në krye të Realit. e Vërteta është se skuadra e tij është e eliminuar nga Kupa, ka pak shanse të fitojë titullin dhe gjithçka fokusohet tek Champions, sepse një fitore e Ligës së Kampioneve mund të sjellë jo vetëm qëndrimin e mëtejshëm të Zidanit, por edhe shpëtimin e trajnerit, duke e larguar hijen e shkarkimit të tij. Dy-tri ndeshjet e radhës janë vendimtare por Zidane ka treguar se di të fitojë në kohën dhe vendin e duhur.
Më të lexuarat


Shkëlqimi dhe rënia e Vllaznisë, statistikat tregojnë se shkodranët s’kanë forcë për titullin

Një tjetër kuqezi “ngroh” Rejën para eliminatoreve, Ramadani një hap para të tjerëve për mesfushën e Kombëtares

Kinezët nxjerrin në shitje Interin, klubin zikaltër pritet ta blejë princi i Arabisë Saudite

Vllaznia në krizë totale, Partizani ngec në Fier, Teuta e Laçi kërcënojnë kreun

Boksit i refuzohet kërkesa për të bërë aktivitete, shpërthen Zef Gjoni: Persekutimi i dorezave vazhdon

“Ka para për të gjithë, nëse ndodh kjo gjë e humbim”/ Dalin në dritë fakte tronditëse për vdekjen e Maradona-s, kush fshihet pas vdekjes së legjendës së futbollit?

Kryeministri anglez Xhonson “presion” UEFA-s e FIFA-s: Dua Europianin dhe Botërorin 2030, vetëm Anglia e përballon

Shiriti i kapitenit, me afrimin e eliminatoreve nxjerr “kokë” sërish problemi i liderit në Kombëtare

Partizani ka grupin më racional të Superiores, Daja: Të nisë puna me rinovimet

Sporti në zi! Ndërron jetë sulmuesi legjendar (EMRI)
