Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reali i Madridit “lokomotivë” financash, paguan 340 mln euro në vit vetëm paga për lojtarët

Postuar: 11/09/2018 - 07:13

 Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi, janë klubet që paguajnë rroga më të mira për lojtarët e tyre. Por kur është fjala për vlerën absolute si klub që paguan kuotën e rrogave vjetore të lojtarëve, përfshi bonuset dhe shpërblimet e ndryshme, Reali bën diferencë të madhe. Derdh afro 115 mln euro paga më shumë se Barcelona që mban vendin e dytë dhe mbi 120 mln euro më shumë sesa Juventusi që mban vendin e tretë. Natyrisht, dysha Real-Barcelona kanë dominuar skenën futbollistike europiane e botërore gjatë 12 vjetëve të fundit, duke fituar trofe të shumtë në Spanjë dhe në Europë, por edhe Botërorë klubesh. Askush si ata nuk ka fituar në Europë dhe kjo ka sjellë edhe përfitime të mëdha financiare. Në fakt, Reali i Madridit është kthyer në një superfuqi në futbollin europian në 5 vitet e fundit, ku ka fituar 4 Liga Kampionesh. Por për ta bërë një gjë të tillë, madrilenët janë detyruar të ndërtojnë një superekip dhe të mbajnë të gjithë yjet duke u garantuar rroga të larta, për të arritur shifra të papërballueshme nga skuadra të tjera në kontinent. Sipas një artikulli të së përditshmes spanjolle “AS”, gjatë këtyre pesë viteve, shifra e shpenzuar për rrogat te Real Madrid është dyfishuar dhe nuk ka bërë punë as largimi i Ronaldos për të ulur disi shpenzimet, pasi kursimi nga rroga e tij është shpenzuar për të rritur pagat e lojtarëve të tjerë të cilëve u është premtuar rinovimi. Në vitin 2013, Reali paguante 145 milionë euro rroga për skuadrën, ndërsa në sezonin e shkuar, rrogat kanë arritur shifrën 280 milionë euro. E përditshmja spanjolle shpjegon se kësaj shifre i shtohen edhe 54,8 milionë euro bonuse për lojtarët dhe 2,7 milionë euro për të drejtën e imazhit. Në total, përllogaritet që Reali ka nxjerrë nga arkat 339,9 milionë euro për të paguar lojtarët gjatë sezonit të kaluar. Një shifër e çmendur, por që ka detyruar edhe Barcelonën të veprojë njëlloj. Katalanasit paguanin 115 milionë euro në vitin 2013, ndërsa tani shifra që shpenzojnë për pagat është 225 milionë euro. Këto shifra mund të përballohen vetëm nga klubet angleze, ndërsa në Itali vetëm Juventus e ka të mundur që të afrohet në këto nivele. Bardhezinjtë kanë arritur shifrën 219 milionë euro pas mbërritjes së Kristiano Ronaldos, ndërsa klubet e tjera janë shumë larg, me Milanin në vendin e dytë që paguan “vetëm” 140 milionë euro në sezon. Siç shihet, klubet italiane kanë nisur të gjallërohen dhe po paguajnë shuma të mëdha për lojtarët e tyre që të rikthehen në majën e futbollit europian, ndërkohë që të bën çudi Premier league angleze, klubet e saj, që siç dihet janë mjaft të fuqishme dhe duhet të ishin më lart, por Junajtid, Siti, Arsenal, Çelsi, Totenhem dhe Liverpul ende nuk janë në lartësinë e klubeve të Realit e të Barcelonës, që kanë lojtarë të mëdhenj në gjirin e tyre, por edhe paguajnë shuma marramendëse parash si rroga sezonale. Kujtojmë së fundmi se në skenë ka hyrë vitet e fundit edhe klubi i Paris Saint Germain, i cili financohet nga sheikët, një klub që ka blerë lojtarë të fortë e cilësorë dhe paguan shumë për të rritur kreditet e saj në Champions. Në Europë, Realin e Barçën mund t’i rivalizojnë vetëm PSG e Mançester Siti që kanë lekë të “çmendur”./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 07:18

Barcelona kishte gjithë verën që insistonte që Antuan Griezman të vishte bluzën e katalanasve, me idenë që ai mund të bënte gjëra të mëdha me skuadrën blaugrana. Por nuk ndodhi aspak kështu.

Postuar: 20/11/2018 - 07:16

Sulmuesit po pakësohen gjithmonë e më shumë.

Postuar: 20/11/2018 - 07:15

Shqipëria u poshtërua në Shkodër nga Skocia me rezultatin 4-0, duke na dhënë një goditje të rëndë

Postuar: 19/11/2018 - 23:41

 Sportistja shqiptare Gentiana Beqa, triumfoi në finalen e Kampionatit Botëror të Fitness-it

Postuar: 19/11/2018 - 22:42

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, i cilësuar si një nga trajnerët më të mirë i kuqezinjve, Gia

Postuar: 19/11/2018 - 20:06

Humbja poshtëruese 0-4 kundër Skocisë në Ligën e Kombeve ka vënë në qendër të shënjestrës trajner

Postuar: 19/11/2018 - 19:48

Cristiano Ronaldo po shijon lidhjen e tij me modelen Georgina Rodriguez, madje së shpejti do