BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Sport

Reali i Madridit “ngopet” me një gol ndaj Liverpulit, Napoli i papërmbajtshëm përballë Eintrahtit

Reali i Madridit “ngopet” me një gol ndaj Liverpulit, Napoli i

Mbrëmë u luatën dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 të finales në Ligën e Kampioneve, ku nuk pati surpriza sa u përket rezultateve dhe ekipeve që u kualifikuan. Kështu, nisur nga fitoret që kishin arritur në takimet e para, Napoli dhe Reali i Madridit avancuan më tej në UEFA Champions League, duke shkuar në çerekfinale. Madrilenët kishin fituar ndeshjen e parë të luajtur në “Anfield” me rezultatin e thellë 5-2 dhe kishin hedhur një hap gati të sigurt drejt çerekfinales. Mbrëmë në “Santiago Bernabeu” skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti u mjaftua të menaxhonte epërsinë që kishte nga 90-minutëshi i parë dhe kjo u pa qartë në mënyrën e të luajturit. Pjesa e parë e ndeshjes së mbrëmshme ishte e bukur, me raste për të dyja skuadrat dhe deri diku e barabartë në tregusit sportivë, me përjashtim të një dominimi të lehtë të mbajtjes së topit nga spanjollët. Por kjo pjesë nuk do të prodhonte gola, ndaj u mbyll në barazim të thatë 0-0. Në pjesën e dytë skuadrat ruajtën të njëjtën performancë, me kujdes në mbrojtje, por diferencën e bëri goli i Karim Benzema në minutën e 79-të, duke i dhënë nder duelit me anglezët dhe padyshim që e konfirmon Realin si skuadër pretendente për titullin në Champions edhe këtë sezon.  Napoli priti mbëmë Eintrahtin e Frankfurtit në një takim që mori më shumë vëmendje për përplasjet e tifozerive dhe dhuën e tifozëve gjermanë në rrugët e Napolit. Duhet thënë se napolitanët kishin fituar duelin e parë me Eintrahtin me rezultatin 2-0 dhe kjo u kishte dhënë atyre avantazhe të mëdha për fatet e kualifikimit. Në pjesën e parë të luajtur mbrëmë në stadiumin “Maradona”, napolitanët ishin superior në çdo drejtim, duke tentuar plot 8 herë portën, prej të cilëve gjuajtjet në portë ishin 5-0, tregues që dëshmon epërsinë në kontrollin e topit dhe dëshirin për të fituar me çdo kusht ndeshjen. Në fundin e pjesës së parë, një pasim i saktë nga Politano u shfrytëzua si duhet nga Osimhen që shënon golin e avantazhit për Napolin. Në pjesën e dytë Napoli e nisi aty ku e mbylli pjesën e parë, pra e nisi me gol. I njëti autor, Osimhen, shënoi olin e dytë për italianët pas asistit të Di Lorenzos, duke mos i dhënë asnjë shans ekipit gjerman të ëndërronte apo shpresonte në një rezultat pozitiv nga kjo përballje. Në minutën e 63-të ishte Zielinski që shënoi golin e tretë për Napolin, këtë herë nga penalltia. Me rezultatin 3-0 mbyllet kjo ndeshje dhe Napoli shkon në çerekfinale.