BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Reali i Madridit shumë pranë rinovimit me trajnerin Ançeloti, disa madrilenë të dëmtuar shqetësojnë klubin

Reali i Madridit shumë pranë rinovimit me trajnerin  Ançeloti,

Situata në kampin madrilen po shkon drejt një përmirësimi, pasi trajneri Karlo Ançeloti dhe klubi "Los Blancos" po shkojnë drejt një marrëveshje të re që mund të zgjasë qëndrimin e italianit në kryeqytetin spanjoll. Në fakt, Reali i Madridit shpreson që trajneri Karlo Ançeloti do të vendosë në letër një zgjatje të re të kontratës përpara Krishtlindjeve, sipas raportimeve të sotme. Nuk është sekret që gjigantët e La Ligas do të dëshironin që trajneri katër herë fitues i Ligës së Kampionëve të zgjaste qëndrimin e tij në “Santiago Bernabeu”, por thuhet se ata po përballen me konkurrencën nga Kombëtarja e Brazilit, që po synon të emërojë italianin në pozitën e selektorit. Në faza të ndryshme të vitit 2023, Ednaldo Rodrigues, President i CBF, ka këmbëngulur që Ançeloti do të emërohej si përzgjedhës i ri i Brazilit përpara edicionit 2024 të Copa America.

Megjithatë, sipas raportimeve nga “Calciomercato”, 64-vjeçari ka vendosur që Madridi të jetë zgjedhja e tij e parë.  Mediumi italian gjithashtu i referohet raporteve të fundit nga gazeta spanjolle “Relevo”, të cilat tregojnë se një rinovim me “Los Blancos” është afër.  Në fakt, sipas raportimeve të së hënës, Ancelotti është i prirur t’i thotë “Po” klubit nga Madridi në javët e ardhshme dhe se objektivi i klubit është që të ketë një kontratë të re të zyrtarizuar përpara periudhës së Krishtlindjeve. Besohet se Ancelotti do të zgjasë kontratën e tij për dy vjet, duke e lidhur atë me klubin deri në verën e vitit 2026. Ndërkohë që klubi po sheh mundësinë e rinovimit të kontratës me trajnerin Ançeloti, ky i fundit ka probleme me lojtarët, të cilët kanë shfaqur shenja dëmtimi dhe disa prej tyre kanë probleme dfëmtimi të zgjatur që mund të rrezikojnë poerformancën e skuadrës në kampionat dhe në Champions League. Brahim Diaz nuk është i vetmi që ka shqetësuar trajnerin Karlo Ançeloti në ndeshjen e fundit të Real Madrid, atë ndaj Kadiz, që përfundoi me fitoren 0-3 të “Los Blancos”.

Në konferencën e dhënë për mediet, tekniku italian zbuloi se edhe Luka Modriç ka pësuar një problem fizik, gjë që do e mbajë kroatin për pak kohë jashtë fushës së blertë. “Modric ka një mbingarkesë dhe mendoj se është pikërisht kjo. Ai luajti shumë mirë, në një pozicion që nuk është i tij në nivel mbrojtës”, tha Ançeloti. Gjendjet e Diaz dhe Modric do të vlerësohen në ditët në vijim, teksa deri më tani në infermierinë e Realit, pa përmendur dy emrat e fundit janë: Vinicius, Guler, Militao, Kepa, Courtouis, Kamavinga dhe Tçuameni.