BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Reali i shqetësuar, Benzema mund të përfundojë në Arabinë Saudite sezonin tjetër

Reali i shqetësuar, Benzema mund të përfundojë në

Reali i Madridit nuk e ka zyrtarizuar ende marrëveshjen me lojtarët e tij kryesorë. Trajneri Karlo Ançeloti së fundmi tha se zyrtarizimi do të arrinte në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë të së dielës kundër Athletik Bilbaos, por që në Spanjë janë të sigurt se prapa kësaj fshihen disa probleme. Rasti me emergjent është ai i Karim Benzemasë. “Topi i Artë”, përkundër problemeve me lëndime, i ka realizuar plot 30 gola në këtë sezon dhe e ka demonstruar se mund të jetë ende një pasuri më shumë dhe i përshtatshëm për klubin. Qëndrimi i tij megjithatë do të varet nga ofertat që do t’i arrijnë. Thuhet se ish-përfaqësuesi francez e ka marrë një ofertë multimilionëshe, respektivisht 200 milionë euro për dy vjet, nga Arabia Saudite. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Lionit të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës që po vjen, pas qëndrimit të gjatë në Spanjë, për ta vazhduar një eksperiencë të re në Lindjen e Mesme, njëjtë siç bëri së fundmi edhe Kristiano Ronaldo. Reali ndërkohë e ka “kartën” e hapur për Kilian Mbapenë, të cilin shpreson ta transferojë gjatë këtij viti pasi dështoi ta bënte një gjë të tillë vitin e kaluar. Ndërkohë, Reali është duke vrojtuar situatën në treg për të mundësuar blerjet e duhura në merkaton e verës. Në fakt, Kilian Mbape shihet si një element që duhet me patjetër që herët apo vonë të firmosë me “Los Blancos”, por ndoshta këtë sezon duket e pamundur një lëvizje e tillë. E megjithatë, në Premier League ka lojtarë që i interesojnë Realit. Kështu, Roberto Firmino do të largohet nga Liverpuli në fund të qershorit si lojtar i lirë. Dhe, sulmuesi brazilian ka nisur të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane. Sipas mediave britanike, Firmino është njëri prej emrave që kanë përfunduar në radar të Real Madridit. Për momentin nuk kanë nisur ende negociatat, por që kishte vetëm diskutim brenda klubit spanjoll për futbollistin ofensiv. 31 vjeçari është në mesin e 4-5 opsioneve për sulmuesin e ri, me aftësi ndryshe nga lojtarët tjerë që janë në listë. Firmino ka fituar gjithçka me Liverpulin dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit të Jurgen Klopit, por tash i erdhi koha për t’u larguar nga “Anfield Road”. Ndërkohë, Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi që do ta rivalizonte Karim Benzemanë, i cili nuk mund ta përballojë më i vetëm sezonin, pa zëvendësues adekuat. Madje, siç e cekëm më lart, Benzema mund të përfundojë në Arabinë Saudite, pasi sheikët arabë paguajnë miliona për yjet e futbollit.