Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reali Madrid në krizë serioze, e mund Levante brenda në “Bernabeu”

Postuar: 21/10/2018 - 07:57

Humbja e djeshme me Levanten ka thelluar më tej krizën e Realit të Madridit dhe ka vënë para përgjegjësisë trajnerin Julen Lopetegui, të cilin e pret shkarkimi i pashmangshëm. Kjo humbje nxori në pah se Reali nuk është më skuadra e frikshme e sezoneve të fundit, ndërsa rivalët po e nëpërkëmbin, siç bëri dje Levante që e mundi brenda në shtëpinë e tij, pra në “Santiago Bernabeu” të Madridit. Edhe vetë mediat spanjolle nxituan të shkruajnë pas ndeshjes se Reali i Madridit tashmë është zyrtarisht në krizë të thellë. “Los Blancos” u mposhtën 1-2 nga Levante në Madrid duke pësuar humbjen e tretë në 4 ndeshjet e fundit të La Ligas në të cilat kanë grumbulluar vetëm një pikë dhe nëse këtyre rezultateve negative u shtohet edhe humbja në Champions ndaj CSKA-së së Moskës, situata përkeqësohet akoma edhe më shumë me trajnerin Julen Lopetegui që tanimë mund të shkarkohet nga detyra nga momenti në moment. Ishte një dramë Reali i minutave të para ndaj Levantes me një kampion bote si Varane që bëri dy gafa të rënda duke i dhënë mundësinë Levantes të realizonte dy herë, fillimisht me Morales dhe më pas me Roxher që kthehu në gol penalltinë e shkaktuar nga Varane dhe të akorduar nga gjyqtari pas ndërhyrjes së VAR. Reali u përpoq të reagonte shpejt por shtypi i shtyrë drejt rrjetës nga Asensio pas goditjes së Ramos u ndal në shtyllë u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit të madrilene. Në pjesën e dytë, Lopetegui hodhi në fushë edhe kartat e rënda Bale e Benzema por vetëm një gol i Marcelos në minutën e 72-të nuk ndryshoi dot fatet e këtij takimi me Realin që tashmë është zyrtarisht në krizë të thellë. Mungesa e Ronaldos po ndihet shumë pasi “Los Blancos” e kanë të vështirë të shkojnë te goli, ndërsa Lopetegui me lënien në stol të disa prej titullarëve përfshirë edhe gjermanin Toni Kros mesa duket i ka bërë “gropën” vetes. Kjo lëvizje taktike e tij duke lënë në stol lojtarët më me vlerë dhe duke i aktivizuar në pjesën e dytë është një vetekspozim ndaj shkarkimit. Me siguri që tani presidenti i Realit, Florentino Perez, është duke negociuar me trajnerë të tjerë, ku i pari në listë ka qenë italiani Antonio Konte. Ndërkohë, pas humbjes së djeshme me Levanten, Reali i Madridit aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Spanjë dhe ka 14 pikë, 3 më pak se Alavesh që mban vendin e parë në La Liga aktualisht. Pavarësisht situatës jo të mirë që po kalon skuadra dhe shkarkimit të sigurt thuajse të trajnerit Lopetegui, është kapiteni i madrilenëve që nuk e bën dramë situatën, por kërkon impenjim maksimal për ndeshjet e radhës në kampionat dhe Champions. Gjithsesi, kapiteni i Real Madridit Serxhio Ramos ka mbështetur trajnerin Julen Lopetegui dhe ka besim në kthesën e shpejtë të madrilenëve, që sipas Ramosit edhe këtë edicion nuk do të heqin dorë për ta fituar La Ligan, por edhe Ligën e Kampionëve. Por duket qartë se situata tek madrilenët është e tensionuar dhe trajneri pritet të “kryqëzohet”. 

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 11:00

Ditën e djeshme qarkulloi në të gjitha mediat se duart e mafias italiane janë në tregun e basteve “online” janë shtrirë edhe në Shqipëri.Policia e Barit arrestoi dje 68 persona ndërsa u sekuestroi pasuritë

Postuar: 15/11/2018 - 08:59

Granit Xhaka është një ndër futbollistët me origjinë shqiptare, që kanë shkëlqyer në arenën ndërk

Postuar: 15/11/2018 - 07:20

Rivaliteti midis Hoze Murinjos dhe Pep Guardiolës dihet.

Postuar: 15/11/2018 - 07:18

Qeveria mori dje vendim për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgat

Postuar: 15/11/2018 - 07:16

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Skocisë,

Postuar: 14/11/2018 - 22:02

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, në një intervistë të dhënë për mediet,

Postuar: 14/11/2018 - 21:10

Messi tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij.