Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reali me 5 yje, “shuplakë” Seviljes dhe afrohet në 5 pikë me Barcelonën

Postuar: 10/12/2017 - 09:51

Madrilenët turpëruan Seviljen 5-0, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Kjo fitore e afron realin me kryesuesit e garës, rivalen e tyre të vjetër, Barcelonën

Reali i Madridit mund të thuhet se ka lënë pas krizën në lojë e rezultate dhe është rikthyer fuqishëm në garën për titull, madje duke mposhtur thellë një skuadër me emër të madh në La Ligan spanjolle, si Sevilja. Herën e fundit kur Sevilja kishte pësuar pesë gola në pjesën e parë në La Liga ishte në tetor të vitit 1987, kundër Real Zaragoza, të cilën e patën humbur me rezultat katastrofal 8:1.Të përzgjedhurit e Zinedine Zidane dëshmuan edhe një herë se nuk dinë të falin gabimet e kundërshtarit dhe këtë e dëshmuan edhe në takimin e radhës kundër Seviljes, në kuadër të kampionatit të futbollit spanjoll. Kështu, Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 5-0 ndaj Seviljes në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje që isht festë për mbretërit pas triumfit të pestë të Ronaldos si lojtari më i mirë në botë. 90 mijë tifozë ishin mbledhur në stadiumin kryesor të Madridit për të shikuar duelin që u supozua të jetë një derbi mes skuadrave që po luftojnë për pesë pozitat e para. Megjithatë, kjo ishte gjithçka tjetër pos një derbi – një duel inferioriteti i Sevillas ku Reali bëri proces të shkurtër. Pas dy minutash lojë Naço ishte ai që gjeti golin për 1-0 pas një tollovie në zonë. Në minutën e 23-të Asensio gjen Ronaldon dhe e vë para golit, ku në situatë “një me një” ishte Kristiano ai që me një goditje të ulët shënoi për 2-0. Vetëm nëntë minuta më vonë, CR7 u gjend në pikën e bardhë pas një prekje me dorë për të shënuar për 3-0. Në minutën e 38-të Toni Kros nga afërsia shënoi për 4-0, kurse shpejt shtoi një gol edhe Hakimi i cili pranoi një pasim nga Benzema për të shënuar me një gjuajtje precize për 5-0. Në pjesën e dytë Reali ndali hovin, kontrolloi lojën, por refuzoi të turpëronte kundërshtarin që nuk ishte ekzistent. Me këtë fitore prej 5-0, Real Madridi ka 31 pikë në tabelë, pesë pikë më pak se Barcelona që të dielën udhëton në “El Madrigal” për t’u përballur me Vilarealin. Sa i takon trajnerit Zinedin Zidane, kjo fitore ishte mbresëlënëse, pasi shënuan të gjithë lojtarët që ai kishte planifikuar të dilnin para portës në rast goli. Reali i tij është afruar tani me 5 pikë ndaj Barcelonës, duke u bërë presion katalanasve që kanë një ndeshje më pak dhe që do ta luajnë pikërisht sot në transfertë ndaj Vilarealit. Nga ana tjetër, kjo fitore e Realit dje ndaj Seviljes ishte spektakolare për Kristiano Ronaldon, i cili shënoi dy nga pesë golat e ekipit dhe festoi në të njëjtën kohë marrjen e trofeut të “Topit të Artë”, çmi8m që iu dha nga “France Football” dy ditë më parë në një mbrëmje gala spektakolare në kryeqytetin francez, Paris. Portugezi e meritonte suksesin dhe trofeun, pasi kishte fituar gjatë këtij viti UEFA Champions League, kampionatin spanjoll, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës, duke mos e vënë në diskutim marrjen e këtij çmimi. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 07:51

Shqiptari Xherdan Shaqiri rezultoi deciziv dje në fitoren e madhe të Liverpulit.

Postuar: 23/09/2018 - 07:49

Java e 5-të e Kategorisë Superiore kulmoi dje në mbrëmje me kryendeshjen e kësaj xhiroje, atë mid

Postuar: 23/09/2018 - 07:46

Mundja është një prej sporteve me taban në Shqipëri, një sport me traditë, me arritje dhe natyris

Postuar: 22/09/2018 - 18:55

Sot u zhvilluan disa nga ndeshjet e javës së gjashtë në kuadër të Premierligës angleze, ku Liverp

Postuar: 22/09/2018 - 18:08

Pas problemeve shëndetësore, trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson të cilin R

Postuar: 22/09/2018 - 17:45

 Parma udhëheq ndaj Cagliarit me rezultatin 2-0.

Postuar: 22/09/2018 - 17:23

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish portierit Armir Grima,