BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Reali mposht Barcelonën pas 120 minutash dhe kap finalen e Superkupës së Spanjës

Reali mposht Barcelonën pas 120 minutash dhe kap finalen e Superkupës

Klasikja e futbollit spanjoll, dueli i madh midis Realit të Madridit dhe Barcelonës, u luajt mbrëmë në stadiumin “King Fahd” të Riadit në Arabinë Saudite, sipas një marrëveshjeje të bërë kohë më parë. Takimi luhej për Superkupën e Spanjës, gjysmëfinalja e parë (gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Atletiko Madrid dhe Atletiko Bilbao). Barcelona ishte më mirë gjatë pjesës së parë të ndeshjes, megjithëse reali pati një dominim të lehtë në qarkullimin e topit. Parë në tërësi me aksione sulmuese, goditje drejt kuadratit dhe ndërtim aksionesh të rrezikshme, Barcelona ishte më lart në fraksionin e parë të lojës. Gjithsesi, ishte Reali i Madridit që shënoi i pari me anë të Vinicius, që u shërbye nga Karim Benzema, pikërisht në minutën e 25-të. Por Barcelona e rriti disi lojën ofensive në minutat e fundit të pjesës së parë dhe e balancoi takimin, duke shënuar me anë të De Jong në minutën e 41-të. Pra, pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në pjesën e dytë u ruajt i njëjti profil për të dyja skuadrat, ku Reali po përpiqej disi më shumë për ta mbyllur ndeshjen pa e çuar në shtesë. Karim Benzema tregoi se është një sulmues i madh në të 72-ën, duke e kaluar në avantazh Realin. Por Barcelona nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat me talentin Fati në minutën e 83-të, pas asistimit të Zhordi Albës. Me shifrat 2-2 u mbyll 90-minutëshi i rregullt, ç’ka u desh të luhej 30-minutëshi i shtesave. Në minutën e 98-të Valverde shënoi golin e tretë për Realin e Madridit. Barcelona nuk pati më fuqi të ndryshonte rezultatin, për pasojë fitoi reali 3-2, që do ta diskutojë finale e madhe të Superkupës me fituesin e njërës prej dy Atletikove. Finalja për trofeun e Superkupës spanjolle do të luhet më 16 janar në orën 18:00. Duke u kthyer tek ndeshja e mbrëmshme, duhen evidentuar dy gjëra: së pari trajneri Ksavi Hernandez kishte duelin e parë “El Clasico” në krye të klubit blaugrana, por nuk ia doli ta nisë mbarë, për më tepër në një duel si ky që vlente për një trofe sezonal. Nga ana tjetër, rivali i tij, Karlo Ançeloti, dëshmoi dhe një herë superioritetin e teknikëve italianë, por edhe rolin e përvojës së madhe. Së dyti, Barcelona vijon të humbasë terren në raport me Realin dhe kjo po bëhet rutinë tashmë pas largimit të Mesit. Kjo pasi katalanasit janë në një fazë riformatimi, kurse Reali mban kuota të larta pretendimesh. Tashmë vëmendja e Barcelonës do të fokusohet vetëm në La Liga dhe në “Copa del Rey” .