Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reali përmbys Bajernin, Monako thyen Dortmundin

Postuar: 13/04/2017 - 07:51

Gjermanët i humbasin ndeshjet e para, ku ra në sy disfata e Bajernit në “Allianz Arena”. Ndikoi kartoni i kuq i Martinez, kurse Ronaldo realizon dopietë

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë spektakël në të tre ndeshjet e luajtura, por me kulminacionin e saj në duelin e madh Bajern-Real. Ishte një mbrëmje magjike për futbollin europian në tërësi. Në “Allianz Arena” pati një spektakël midis dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit nuk zhgënjyen dhe treguan potencialin e tyre. Natyrisht, pritej një dominim i lehtë i skuadrës bavareze që mbështetej nga 75 mijë spektatorë, ndërsa Reali u përpoq në të dy pjesët të bënte befasinë, por pa mundur t’ia dalë. Pjesa e parë ishte një spektakël më vete. Në 20 minutat e para ishte Reali më lart dhe në dy raste Manuel Nojer shpëtoi portën e tij nga gola të sigurt. Në një moment topi preku edhe shtyllën, por nuk hyri në rrjetë. Në 25 minutat e mëpasme ishte Bajerni ai që bindi në fushë, duke shfrytëzuar pasimin e thellë në fundore nëpërmjet Riberi dhe Roben, të cilët i dhanë ngjyrë sulmit bavarez. Në minutën e 25-të Vidal do të shënonte me kokë pas një goditje këndi , duke ngritur peshë gjermanët. 1-0 dhe Bajerni merr kontrollin e plotë të mesfushës e të krejt lojë. Krijohen shumë raste shënimi dhe Reali gjendet në vështirësi. Në minutën e fundit të pjesës së parë Bajerni fiton 11-metërsh, por nga pamjet duket e topi nuk është prekur me dorë. Gjithsesi, Vdal gabon nga pika e bardhë duke e çuar topin mbi tra dhe duke i humbur ekipit gjerman shansin ta fitonte bindshëm këtë ndeshje. Në pjesën e dytë ndodh përmbysja e madhe e Realit, i cili realizoi që në fillim të pjesës së dytë me anë të Kristiano Ronaldos. Me kalimin e minutave Bajerni fillon të sulmojë, por e pati të pamundur të gjejë hapësira. Në minutën e 61-të ndryshon rrjedha e ndeshjes, sepse Martinez merr kartonin e dytë të verdhë dhe del me të kuqe. Bajerni ndihet nën presion, ndërsa Reali nis të mendojë për fitoren. Nojer bën pritje madhështore, por në minutën e 77-të mposhtet nga Ronaldo, i cili shfrytëzon me takë dhe zgjatje një krosim nga e majta e Marcelos.

Dortmundi bie, Monako një hap larg gjysmëfinales

Monako e tregoi dhe një herë tjetër veten se është një pretendente për të fituar këtë sezon Ligën e Kampioneve. Skuadra e principatës mundi në transfertë Borusian e Dortmundit me rezultatin 3-2, në një ndeshje ku kushtet e sigurisë ishin maksimale. Gjithçka thuajse u vendos në pjesën e parë, ku francezët kaluan dy herë në epërsi, fillimisht me talentin Mbape e më pas me autogolin e Bender. Në pjesën e dytë Dortmundi shkurtoi fillimisht me Dembele, por Monako i vuri kapak fitores me golin e Mbape. Në fund të ndeshjes Dortmundi shënoi edhe golin e dytë me anë të Kagavës, por nuk arriti të barazonte. Monako fiton 3-2 dhe bën një hap drejt gjysmëfinales, duke pritur i qetë ndeshjen e kthimit.

Atletiko fiton me vështirësi ndaj Leicesterit

Atletiko shihej favorite e madhe në duelin e parë çerekfinal ndaj Leicesterit, por në fakt hasi në vështirësi, sepse anglezët luajtën mjaft fort. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, pasi Grizman që fitoi një penallti e shndërroi po vetë në gol. Në pjesën e dytë nuk pati ndryshime dhe Atletiko fiton, por ndeshja e kthimit në Angli i jep shpresë Leicesterit.

 

Ndeshjet e para çerekfinale të Champions

Juventus-Barcelona     3-0

Dortmund-Monako     2-3

Atletiko-Leicester       1-0

Bajern-Real                 1-2

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 17:03

Lajm i hidhur për futbollin e Tiranës dhe Kombëtares. Ndahet nga jeta Fatmir Frashëri një nga ikonat e futbollit bardheblu dhe Kombëtares tonë.

Postuar: 19/07/2019 - 07:17

Lionel Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Postuar: 19/07/2019 - 07:16

Lojtarët e përfaqësueses janë duke menduar për ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve të Eu

Postuar: 19/07/2019 - 07:14

Skuadrat shqiptare janë eliminuar nga Liga e Europës mbrëmjen e djeshme, duke mos ia dalë asnjëra

Postuar: 18/07/2019 - 07:23

Juventusi do të jetë një superskuadër gjatë edicionit të ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:21

Agim Canaj duket qartë se nuk do të jetë trajner i Vllaznisë për sezonin e ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:20

Partizani është eliminuar nga Liga e Kampioneve.