Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reali padit Interin për çështjen “Modriç”, zikaltrit përgjigjen flakë për flakë

Postuar: 18/08/2018 - 07:27

 Reali i Madridit dhe Interi janë përplasur keq fare për çështjen e mesfushorit kroat Luka Modriç, aq sa klubi spanjoll i ka bërë një kërkesë FIFA-s të nisë urgjentisht hetimet për Interin që e akuzon për shkelje të rregullave të “fair-play”-it financiar. Të gjitha këto zhvillime kanë ndodhur në më pak se një javë, ku dje Interit iu desh të sqaronte opinionin publik për këtë çështje si dhe duke pranuar indirekt se Modriç mbetet pjesë e Realit të Madridit. Me pak fjalë Interi duket të jetë trembur nga akuzat dhe ankesat që Reali ngriti në FIFA për klubin italian, por ekspertët nuk mendojnë se do të ketë penalizime financiare apo administrative, sepse nuk ka ende pika të rregullores që të jenë shkelur. Në fakt, gjithçka e zbuloi vetë qeveria botërore e futbollit. Kështu, siç ka bërë me dije vetë FIFA, nëpërmjet një anëtari të saj, i cili i ka folur për “Press Association Sport”, në organin drejtues të futbollit botëror ka mbërritur tashmë ankesa zyrtare e Real të Madridit për Interin. Kjo ankesë lidhet me mesfushorin kroat Luka Modriç, të cilin klubi italian kërkoi ta ofronte gjatë merkatos së verës, por sipas drejtuesve të Realit, duke shkelur rregullat e “fair-play”-in financiar. Dokumentacioni i dorëzuar në FIFA është i plotë, ku juristët e klubit të madh spanjoll kanë përpiluar gjithçka me shumë kujdes. Menjëherë pasi FIFA njoftoi klubin nga Milano për këtë ankesë të madrilenëve, zikaltrit janë vënë në lëvizje për t’i kthyer përgjigjen e duhur organit më të lartë drejtues të futbollit në botë. Kështu në email-in shpjegues, drejtuesit e Interit kanë sqaruar FIFA-n se nuk kanë pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me Luka Modriç dhe fakti që lojtari mbeti në Madrid është një tjetër pikë në favor të zikaltërve. Gjithsesi, përtej këmbënguljes së Realit të Madridit për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje, ekspertët ligjorë konfirmojnë se me 99% FIFA nuk do të hapë fare një hetim për këtë rast, pasi fakti që lojtari mbeti në Madrid, nuk lë shumë hapësira për hetim. Letra që Reali i nisi FIFA-s u analizua menjëherë dhe më 14 gusht FIFA njoftoi klubin e Interit që të jepte sqarime. Dhe Interi iu kundërpërgjigj Realit flakë për flakë, duke thënë se nuk e kishte takuar asnjëherë lojtarin drejtpërdrejt dhe se shprehja e interesimit për të blerë në merkato lojtarë që mund t’i shërbejnë skuadrës është fare normale në periudhën e transferimeve verore. Argumentimi i Interit është i tillë që mohon kontaktet me sportistin në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Ne si klub asnjëherë nuk kemi kontaktuar direkt me Modriç”, thuhet në sqarimin zyrtar të klubit zikaltër. Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë FIFA, por shanset që Interi të marrë ndëshkim për shkelje të rregulloreve të “fair-play”-it financiar për momentin nuk qëndrojnë. Mediat sportive italiane thonë se Reali e ndërmori këtë nismë që Modriç të mbetet në Madrid dhe Interi të tërhiqet, pasi klubi italian po e joshte me paga tepër të larta mesfushorin fantazist kroat./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 18:55

Sot u zhvilluan disa nga ndeshjet e javës së gjashtë në kuadër të Premierligës angleze, ku Liverpooli e vazhdoi ecurinë e fitoreve në Premierligë.Liverpooli e ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi kundër Southamptonit,

Postuar: 22/09/2018 - 18:08

Pas problemeve shëndetësore, trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson të cilin R

Postuar: 22/09/2018 - 17:45

 Parma udhëheq ndaj Cagliarit me rezultatin 2-0.

Postuar: 22/09/2018 - 17:23

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish portierit Armir Grima,

Postuar: 22/09/2018 - 16:02

Në një intervistë për franceze L’Equipe, Joey Barton e krahason Neymar me Kim Kardashian ku

Postuar: 22/09/2018 - 07:34

Liverpuli mundi Paris Saint Germain 3-2 në ndeshjen e parë në grupin C të Ligës së Kampioneve, du

Postuar: 22/09/2018 - 07:29

Partizani është ekip për titull.