Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Sport

Reali parakalon Barçën, i ofron Interin 100 mln euro, Por Lautaro mbetet zikaltër

Reali parakalon Barçën, i ofron Interin 100 mln euro, Por Lautaro

Rivaliteti i klubeve nuk është vetëm në fusin e blertë, por edhe jashtë saj, tek spektatorët dhe në merkato, ku financat luajnë rolin kryesor. Duhet thënë se rivaliteti midis Realit të Madridit dhe Barcelonës po marrin flakë në këtë periudhë dhe në treg, ku të dy klubet kanë shigjetuar në merkato të njëjtët lojtarë, por dukshëm madrilenët janë më mirë në aspektin financiar. Sipas medieve spanjolle, Reali i Madridit e ka tronditur Barcelonën, duke rënë në ujdi për t’i paguar 100 milionë euro për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Lëvizja bëri bujë dhe dje menaxheri i sportistit bëri një vizitë në zyrat e klubit zikaltër. Në fakt, ishte folur gjatë për një largim drejt kampionatit spanjoll, ku ndiqej prej kohësh nga Barcelona dhe së fundi edhe nga Reali i Madridit, por Lautaro Martinez do të mbetet te Interi edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka dhënë vetë menaxheri i sulmuesit argjentinas, beto Yaque, i cili ka pasur një takim me Drejtorin Sportiv të Interit, Piero Ausilio dhe në dalje nga zyrat e klubit milanez, konfirmoi se Lautaro do të vijojë të mbajë veshur fanellën zikaltër. “Ishte një vizitë kortezie, për të përshëndetur mikun tonë Piero Ausilio. Nuk u diskutua as për Barcelonën dhe as për Realin. Lautaro do të qëndrojë te Interi”, deklaroi menaxheri menjëherë sapo doli nga zyrat e klubit zikaltër. Në këtë mënyrë sulmi i zikaltërve për sezonin e ri mbetet i pandryshuar, pasi Lautaro dhe Lukaku do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë sa më shpesh, ndërsa zëvendësuesi i parë i tyre do të jetë kileni me eksperiencë Alksis Sançez. Ndërkohë drejtuesit e Interit kanë nisur punën edhe për t’i rinovuar kontratën sulmuesit argjentinas, që aktualisht paguhet 2.2 milionë euro, që shkojnë deri në 3 milionë euro në sezon bashkë me bonuset. Në kontratën e re të ardhurat e Lautaros pritet të dyfishohen, ndërsa është parashikuar që të hiqet ose të rritet edhe klauzola e prishjes së bashkëpunimit. Edhe vetë sulmuesi duket i lumtur në Milano, pasi po pret edhe lindjen e fëmijës së tij të parë dhe nuk e shikon si alternativë të mirë ndryshimin e qytetit dhe shtetit në këtë periudhë. Ndërkohë, tek Reali i Madridit, duhet thënë së fundmi se situata me grupin nuk është aq e mirë. Ka dëmtime, por ka dhe paqartësi. Mediumet sportive spanjolle raportojnë se Martin Odegard duhet të presë që të luajë sërish për Realin e Madridit. Sipas asaj që raporton “COPE”, Zinedine Zidane nuk do të llogarisë në Odegardin për sfidën miqësore që “Los Blancos” do ta zhvillojnë të martën me Getafen nga ora 21:00. Jashtë do të jenë edhe Hazard, Bale, Asensio, Jovic, Mariano, të gjithë me shqetësime, derisa Lucas Vasquez ka marrë një ofertë të majme nga Katari. Të futarit raportohet të jenë; Kurtua, Lunin, Altube, Karvajal, Militao, Ramos, Mendi, Naço, Varane, Marcelo, Odriozola, Kros, Modriç, Kasemiro, Valverde, Majoral, Benzema, Vinicius, Rodrigo, Miguel Gutiérrez, Marvin, Latasa, Hernández, Blanco, Arribas dhe Dotor.