Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reali prezanton Lukas Joviç, serbi vlerësohet si pasues i Kristiano Ronaldos

Postuar: 13/06/2019 - 07:28

Luka Joviç u prezantua dje me pompozitet në Madrid, si lojtari më i ri i Realit. Sulmuesi serb i blerë për 60 milionë euro nga “Los Blancos” pas sezonit fantastik që zhvilloi me fanellën e Eintraht Frankfurt, është prezantuar fillimisht para tifozëve të zjarrtë të Realit të cilët ishin të shumtë në shkallët e “Santiago Bernabeut” për të përshëndetur yllin e tyre të ri, ndërkohë që më pas Joviç u transferua në podiumin e nderit të stadiumit ku në praninë e presidentit Florentino Perez, drejtuesve të klubit, njerëzve të tij më të afërt dhe gazetarëve të shumtë tha fjalët e para si lojtar i klubit “merengues”. Joviç u shfaq shumë i lumtur që është bërë pjesë e Realit, skuadrës me të cilën ka qenë tifoz që në fëmijëri. Talenti serb theksoi se do të përpiqet të shkruajë historinë me “Los Blancos” dhe të fitojë sa më shumë trofe, ndërkohë që presidenti Perez i uroi mirëseardhjen lojtarit duke nënvizuar se është krenar për Joviç pasi e di që sulmuesi nga tani e tutje do të mbajë veshur fanellën me të cilën flinte kur ishte i vogël. Duhet thënë se ishte pikërisht klubi spanjoll, i cili nëpërmjet llogarisë në Tuiter, njoftoi dhe më pas publikoi fotot, ku Joviç dukej duke kryer testet mjekësore në klinikën e klubit madrilen në kryeqytetin spanjoll. Vizita që janë kaluar me sukses nga 21-vjeçari, i cili në këtë formë përgatitet të nisë aventurën në Madrid. Joviç shkëlqeu në sezonin që lamë pas teksa ishte një nga futbollistët kryesorë të Eintrahtit të Frankfurtit, ndërsa jo vetëm në Bundesligë por edhe në Ligën e Europës udhëhoqi skuadrën me golat dhe asistet e tij. Fillimisht, serbi ishte pranë transferimit te rivalët e galaktikave, Barcelona, por më pas ishte vetë futbollisti që zgjodhi klubin e tij të preferuar. Tashmë, Reali dhe trajneri Zidan do të kenë një armë më shumë në repartin e avancuar për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, mbrojtësi Serxhio Ramos ka dhënë sinjale për rinovimin e kontratës me klubin mëmë të tij, pra Realin, duke mos i marrë në konsideratë ofertat e ardhur nga SHBA-ja, Kina dhe disa vende të Lindjes së Mesme. Ramos shihet si lider i grupit edhe për sezonin e ardhshëm, një lojtar që gëzon respektin e presidentit Florentino Perez. Nga ana tjetër, Isko, Toni Kros, Asensio, Gareth Bejl e ndonjë tjetër, shihet se nuk e kanë vendin të sigurt dhe mediat sportive spanjolle aludojnë përditë që këta futbollistë do të largohen nga Reali gjatë merkatos së kësaj vere. Presidenti Perez shfaqi kohë më parë dëshirën që Nejmar t’i ngjitej skuadrës së tij, madje ai diskutoi afrimin në Madrid edhe të Kilian Mbape, por deri tani i luhatur duket të jetë vetëm Nejmar, kurse Mbape me shumë gjasë do të mbetet pjesë e Paris San Zhermen. Sidoqoftë, merkato deri në fund ka surpriza. Edhe pse dje Reali zyrtarizoi një supertalent, i cili shihet si pasues ideal i sulmuesit portugez Kristiano Ronaldo.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 16:46

Transferimi i bujshëm i sulmuesit serb Luka Jovic nga Eintracht Frankfurti te Real Madridi për shifrën e 60 milionë € ka nxitur drejtësinë gjermane të nisë hetimet ndaj menaxherit të tij me origjinë shqiptare Fal

Postuar: 18/09/2019 - 07:30

Liga e Kampioneve u kthye në fushë mbrëmjen e djeshme, tashmë me duelet e para të fazës së grupev

Postuar: 18/09/2019 - 07:28

Janë luajtur katër javët e para të Kategorisë Superiore dhe është fakt që kjo gjysmë e parë e faz

Postuar: 18/09/2019 - 07:26

Kosova po bën një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjet ndërkombëtare, dëshmuar me pozitat e forta t

Postuar: 17/09/2019 - 23:01

Një sfidë e cila pritej të prodhonte gola dhe spektakël u mbyll në paqe me rezultatin 0-0.

Postuar: 17/09/2019 - 22:01

Janë mbyllur në barazim pa gola pjesët e para të dy supersfidave në Champions, Napoli-Liverpool s

Postuar: 17/09/2019 - 20:58

Interi e nis me barazim aventurën e tij në Champions League dhe shkak është bërë një lojtar &lsqu