BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Sport

Reali për turp, në 90 minuta asnjë gjuajtje në portën e PSG-së, kthehet 15 vjet prapa

Reali për turp, në 90 minuta asnjë gjuajtje në portën e

Humbja ndaj Paris San Zhermenit në UEFA Champions League, me shifrat e pabesueshme 3-0, e ka vendosur Realin e Madridit në “gijotinë”, pasi kritika të shumta kanë shpërthyer ndaj trajnerit Zinedin Zidane dhe lojtarëve “Los Blancos”. Kemi të bëjmë me një situatë krize të pazakontë, ku Zidane nuk është në gjendje t’i japë frymëmarrje Realit dhe as vetë Reali nuk jep shenja “ringjalljeje”, përkundrazi, situata duket6 alarmante. Referuar medieve spanjolle, Reali i Madridit i këtij sezoni ka shumë probleme. Pavarësisht 8 pikëve të grumbulluara në 4 javët e para të kampionatit, kundërshtarët në La Liga nuk kanë qenë të nivelit të lartë dhe sërish skuadra ka pasur mangësi të theksuara. Megjithatë në provën e parë të vërtetë atë ndaj Paris Saint Germain në Champions League skuadra e Zidane u “shkërmoq” si mos më keq, pavarësisht se francezët luanin pa tre yjet e sulmit, Mbape, Nejmar e Kavani. 3 gola të pësuar dhe asnjë i shënuar, por statistika që e bën akoma më dramatike këtë humbje nuk ka të bëjë me rezultatin por me faktin se në këtë ndeshje “Los Blancos” nuk goditën asnjëherë kuadratin e portës, diçka që nuk ndodhte që nga sezoni 2003-2004 pra plot 15 vjet më parë, një rekord negativ i pazakontë për klubin më të trofeshëm në rang europian e botëror. Edhe 2 golat që shënoi ndaj skuadrës franceze u anulluan nga gjyqtari kështu që madrilenët e mbyllën këtë ndeshje me një rekord vërtetë negativ që shqetëson jo pak trajnerin Zidane. Ndërkohë, në 12 kompeticionet e fundit në Champions, Reali ka debutuar me fitore dhe kjo ishte humbja e parë që nga viti 2006 kur Reali mundej nga Lioni me rezultatin 2-0. Ky vit i Realit do të jetë si ai i kaluari, mes dështimesh dhe pa trofe. Ky është një parashikim i një ish-futbollisti dhe drejtuesi të madrilenëve, Pedrag Mijatoviç, i cili nuk e sheh skuadrën në drejtimin e Zidan të bëjë kthesë në krahasim me të kaluarën. Pas humbjes së thellë 3-0 në Paris, Mijatoviç e ka të qarët se ekipit i duhet një kthesë e fortë, por nuk beson se Zidan është në gjendje ta bëjë atë. “Nuk e prisja një ndeshje të tillë. Prisja ndeshje tjetër, kisha shumë besim dhe që Reali të paraqitej në mënyrë më të mirë në një kompeticioni ku ka bërë historinë. PSG ishte më e mirë në gjithçka. Duhet të shqetësohen. Sezoni ngjan me atë të vitit të kaluar. Që nga minuta e parë Madridi nuk ishte në ndeshje. Kur një ekip të lë të luash, të gjithë të duken fenomenë, Reali duhet të përmirësohet shumë. Duhet të shqetësohen e të kërkojnë zgjidhje. Por nuk e shoh Zidan aq të aftë për të gjetur zgjidhje dhe për të përmirësuar ekipin”, tha Mijatoviç. Duhet theksuar në fund se ecuria në kampionat e Realit nuk është aq e keqe, por skuadrës së Zidane i duhet të testohet në duelet e vështira me bqarcelonën, Valencian dhe Atletikon e Madridit që të shihet forca e vërtetë. Për këtë arsye Reali ende nuk shihet favorit për titullin, paçka se Zidane thotë se gjërat do të ndryshojnë për mirë në ditët dhe javët në vijim. 

Adriatik BALLA