Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reali “ushton” Stambollin, Dibala shpëton nga turpi Juventusin

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha, ku Bajerni, Siti dhe Paris San Zhermen bëjnë një hap drejt kualifikimit. Reali i Madridit duket se po bën kthesë në paraqitjet e tij, qoftë në kampionatin spanjoll, ashtu dhe në UEFA Champions League. Në kuadër të xhiros së tretë të grupit A në fazën e grupeve të Champions, mbrëmë “Los Blancos” ishin në Stamboll, në duelin e madh përballë Realit të Madridit. Në minutën e 18-të ishte veterani Toni Kros që shënoi golin për madrilenët, duke i hapur rrugën fitores. Por turqit rezistuan fort dhe Reali e pati të vështirë të shënonte gola të tjerë. Sidoqoftë, mjaftoi goli i Kros për tri pikët. Po në grupin A, belgët e Klub Bruzhit nuk e bënë surprizën që kishin premtuar ndaj Paris San Zhermenit, duke pësuar disfatë. Dhe shënoi blerja e re e verës, Mauro Ikardi, që po merr pak nga pak rol titullari në radhët e klubit francez. Në pjesën e dytë Ikardi shënoi sërish, ndërsa Kilian Mbape u kthye me dy gola, duke bërë që PSG të fitonte me shifrat e thella 5-0 dhe të mbajë kryesimin e grupit (9 pikë), kruse Reali në vend të dytë (4 pikë). Në grupin B, pati një duel mjaft interesant në Athinë, pasi Olimpiakosi priti Bajernin e Mynihut. Në fillim shënuan grekët me anë të El Arabi (23’), por gjermanët barazuan brenda pjesës së parë me anë të Levandovskit (34’). Ishte sulmuesi polak që shënoi edhe golin e dytë për Bajernin në minutën e 63-të, duke futur fitoren e gjermanëve në rrugën e duhur. Më pas shënoi Toliso, por grekët shënuan një gol të dytë duke bërë që Bajerni të vuante në minutat e fundit, por gjermanët fitojnë 3-2 dhe shkojnë në 9 pikë. Po në grupin B, Totenhemi shkatërroi Crvena Zvezdën serbe, me rezultatin 5-0, duke shfryrë për momentet negative që po kalon në kampionatin anglez. Në grupin C, Dinamo e Zagrebit barazoi në transfertë ndaj Shakhtar Donetskut, 2-2, duke mbajtur ende shpresa për një kualifikim të mëtejshëm, ndërsa dueli tjetër i mbrëmjes, ai mes Mançester Sitit dhe Atalantës. Në fillim shënuan italianët, por skuadra e Guardiolës e përmbysi rezultatin në 2-1 brenda pjesës së parë, por do të shpërthente me gola të tjerë në pjesën e dytë, me protagonistë Aguerron dhe Stërlingun. Ky i fundit shënoi brenda 10 minutash 3 gola (58’-68’), duke bërë që ndeshja të mbyllej 5-1 dhe Siti të ruante i paprekur kreun e grupit. Në grupin D, Juventusi hasi në vështirësi serioze përballë rusëve të Lokomotivës së Moskës. Në fillim shënuan rusët, por Paolo Dibala përmbysi në 10 minutat e fundit rezultatin në favor të “Zonjës së Vjetër”. Po në grupin D, Atletiko mori tri pikë të vlefshme për kryesimin pasi mposhti Bajer Leverkusenin 1-0. Grupin e udhëheqin Juve dhe Atletiko me nga 7 pikë secila. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 18:38

Trajneri i Francës Deshamp  kërkon vendin e parë për Kombëtaren që drejton.

Postuar: 16/11/2019 - 14:37

Një letër anonime që përmbante kërcënime dhe një plumb iu dorëzua ditët e fundit trajnerit të Int

Postuar: 16/11/2019 - 13:32

Jo vetëm kontrolle të rrepta dhe uniforma blu pa fund… E nesërmja duhet të jetë festë për

Postuar: 16/11/2019 - 10:13

Trajnerit të Interit, Antonio Konte-s, i ka mbërritur një zarf anonim në shtëpi, ku kishte brenda

Postuar: 16/11/2019 - 09:30

Nesër në stadiumin e ri kombëtar, i cili nisi si “Air Albania” do të luhet ndeshja e

Postuar: 16/11/2019 - 07:30

Argjentinasit fituan me rezultatin 1-0 miqësoren me rivalin vjetër amerikano-latin, v

Postuar: 16/11/2019 - 07:28

Shqipëria ka një stadium të ri, “Arenën Kombëtare”, e cila para pak ditësh mori edhe