BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Reali zhgënjen dhe humbet, por kalon në çerekfinale, Porto eliminon Bazelin

Reali zhgënjen dhe humbet, por kalon në çerekfinale, Porto
Liga e Kampioneve të Europës u kthye mbrëmë spektakolare si kurrë më parë në kuadër të ndeshjeve të kthimit të 1/8 e finales. Në Madrid, Reali priti Shalken, kurse në Lisbonë Porto vendase priti Bazelin e Zvicrës. Kjo ndeshje e dytë ishte interesante, sepse barazimi në takimin e parë i kishte lënë të hapura llogaritë për të dyja skuadrat, por portugezët fituan thellë dhe u kualifikuan. Mbrëmë Reali vuajti dhe humbi 3-4, por e ndihmoi fitorja 2-0 e ndeshjes së parë.
 
Ndeshjet 
 
Ndeshja e parë e 1/8 e finales së Ligës së Kampiones midis Shalkes dhe Realit të Madridit ishte mbyllur me fitoren e spanjollë 2-0 dhe kjo shihej e mjaftueshme për të thënë se Reali ishte pothuajse i kualifikuar. Takimi i kthimit midis tyre do të luhej në kushtet e spektaklit, të paktën këtë thoshin lojtarët para ndeshjes dhe ajo që ndodhi në fushë e vërteton këtë. Por Reali i Madridit u gjend i papërgatitur në minutat e para të ndeshjes që të përballojë ftohtësinë e veprimeve të kundërshtarit gjerman, Shalkes, duke mos pasur mundësi të lidhë mirë aksionet e tij sulmuese e të finalizojë si duhet në rastet para portës. Gjermanët kaluan dy herë në avantazh gjatë pjesës së parë, por Reali barazoi aty për aty.  20 minutat e para ishin në tersi të qeta me gjermanët që ishin më ngacmues para portës, por të dyja skuadrat më së shumti studiuan lojën e njëra-tjetrës. Në minutën e 20-të, gjatë një kundërsulmi të shpejtë, Shalke realizoi golin e parë me anë të Fuçsh. Por Kristiano Ronaldo barazoi brenda pesë minutash me një gjuajtje të saktë nga brenda zonës. Entuziazmi në radhët e Realit u duk i madh, por skuadra çalonte dukshëm në fushë sidomos në mbajtjen e topit dhe në mosvazhdimësinë e aksioneve sulmuese apo qartësinë e pasimeve në mesfushë. Sulmuesi holandez me eksperiencë i Shalkes, Klas Huntelar realizoi golin e dytë për gjermanët në minutën e 40-të dhe kjo i shtangu madrilenët në fushën e tyre, madje dhe vetë trajnerin Karlo Ançeloti, që pa t’i ikte nga duart skuadra e tij, psikologjikisht e rënë në fushë. Por për të nxjerrë nga situata skuadrën dhe publikun e revoltuar, mendoi dhe një herë tjetër sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo, që realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 45-të, duke barazuar shifrat në 2-2. Reali u tregua shpërthyes në minutat e para të pjesës së dytë, ku në minutën e 52-të Benzema shënoi golin e tretë për madrilenët. U duk se gjithçka ka përfunduar dhe priteshin gola të tjerë për “Los Blancos”. Por nuk ndodhi kështu, sepse Shalke barazoi në 3-3 në minutën e 57-të me anë të Sane. Minutat në vazhdim ishin një lojë e ashpër në mesfushë dhe gabime të shumta nga të dyja skuadrat. Dukej qartë se Reali nuk i kishte punët në terezi dhe në minutën e 84-t Reali tronditet rëndë, sepse Huntelar shënon golin e katërt për gjermanët, duke vënë në pikëpyetje kualifikimin e Realit. Minutat e fundit në Madrid ishin një makth i vërtetë.
 
Porto shumë e fortë për Bazelin
 
Bazeli i shqiptarëve Xhaka, Gashi e Ajeti luajti dje ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve përballë Portos. Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 1-1 dhe kualifikimi shihej i hapur. Brahimi prishi ëndrrat e zviceranëve në minutën e 14-të, duke shënuar për skuadrën portugeze. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0. Por duhet thënë se Bazeli luajti mirë dhe u përpoq të ishte i barabartë në fushë e ta tentonte kualifikimin në çdo moment. Por shpresat e zviceranëve u shuan në fillimin e pjesës së dytë, kur në minutën e 47-të Herreira shënoi golin e dytë për Porton, duke u dhënë fund edhe ëndrrave të tre lojtarëve shqiptarë të Bazelit, Xhakës, Gashit dhe Ajetit të shkonin më tej në Champions. Kasemiro shënoi në minutën e 56-të golin e tretë për portugezët, duke i dhënë edhe goditjen e nokautit ekipin zviceran.  Abubakar realizoi golin e katërt dhe të pokerit për Porton. Përfundimisht Bazeli eliminohet nga Champions, ndërsa Porto pret të mësojë kundërshtarin në garën e mëtejshme në çerekfinale të këtij edicioni. 
 
Ndeshjet
 
Real Madrid-Shalke 04 3-4
Porto-Bazel 4-0
 
Sot
 
Çelsi-PSG
Bajern-Shakhtar     Adriatik BALLA