BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Rebelohet Ferrero i Sampdorias: Koronavirusi nuk vret, të kthejmë 30% të tifozëve në stadiume

Rebelohet Ferrero i Sampdorias: Koronavirusi nuk vret, të kthejmë 30%

Presidenti i klubit të njohur të Serisë A i irrituar nga masat anti-kovid, thotë se pasiguria i vret njerëzit më shumë se virusi, kërkon hapjen e stadiumeve

Edhe pse rastet e infektimeve me koronavirusi po shtohen, në Itali nuk duket të ketë shenja për ndalimin e garave apo tërheqjen ndaj tyre. Natyrisht, janë shtuar masat e kontrollit dhe në këto masa themeli i të gjitha lëvizjeve është bërja e testit para çdo ndeshje. Në këto rrethana, testet e shpeshta kanë sjellë përafrimin me realitetin e saktë, duke bërë që lojtarët që dalin pozitivë të kalojnë direkt në karantinë nën kujdesin e mjekëve. Një prej atyre që është prekur është dhe Ronaldo, i cili do të kalojë gati 10 ditë në karantinë. Pastaj do të bëjë test sërish dhe mund të kthehet në fushë nëse testi del negativ. Por në Itali janë lodhur nga këto lëvizje, madje ka njerëz që duan të hapen krejtësisht stadiumet, duke e cilësuar koronavirusin një mashtrim, ose më saktë një sëmundje që nuk sjell vdekje në masë të tillë. Ata besojnë se izolimi i njerëzve dhe krijimi i një mjedisi të pasigurt rreth sëmundjes mund të çojë në sëmundje më të rënda mendore, prandaj rekomandojnë të hapen të paktën një pjesë e stadiumeve, pra 30% e tyre. Kështu, presidenti i Sampdorias Masimo Ferrero është bërë shpesh protagonist me mënyrën e të festuarit në shkallët e stadiumit apo me deklaratat e tij, ndërsa këtë herë ka zënë faqet e para të mediave për komentet e tij mbi koronavirusin. Numri një i klubit gjenovez deklaroi se koronavirusi nuk vret dhe se tani duhet lënë mënjanë për t’iu rikthyer normalitetit të jetës dhe normalisht edhe të futbollit, që prej kohësh luhet pa praninë e tifozëve. “Nga koronavirusi nuk vdes. Të respektojmë sëmundjen, por jo ta ekzagjerojmë. Shkencëtarët dalin nëpër studio televizive dhe çdonjëri thotë diçka ndryshe. Mendoj se ka ardhur koha që edhe tamponët t’i lëmë mënjanë”, tha Ferrero. Më pas presidenti i Sampdorias hodhi tërësisht poshtë idenë e grumbullimit të skuadrave të Serisë A në një vend për të luajtur, ashtu siç u veprua në NBA, teksa theksoi se tani ka ardhur koha që të hapen stadiumet në masën 30%. “Pasiguria po vret mendjet e njerëzve. Shumë shpejt do të mbyllim spitalet për trupin dhe do të hapim ata për kokën. Unë u detyrova të mbyll kinematë, ndërsa tani ka edhe probleme me futbollin dhe kjo po mbyll jetën e njerëzve. Ka ardhur koha që të hapim stadiumet në masën 30% të kapacitetit”, u shpreh presidenti i Sampdorias. Ndërkohë, mësohet nga mediat sportive italiane se COVID-19 nuk ka ndërmend të ndalet në Itali teksa po shkakton telashe të mëdha në klubet e futbollit, të cilat nga testimet e kryera po nxjerrin thuajse çdo ditë të infektuar si në radhë e lojtarëve, ashtu edhe në stafe. Rasti më i fundit vjen nga klubi i Juventusit, teksa bardhezinjtë kanë konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm mesfushorin Ueston Mekeni. Ky lajm i infektimit të amerikanit, ka bërë që e gjithë skuadra tashmë të futet në izolim, teksa testet e radhës do të bëjnë të njohur situatën te Zonja e Vjetër. Kujtojmë se sot rezultoi me COVID-19 edhe trajneri i Juventusit U23, ndërsa i infektuar aktualisht është edhe Kristiano Ronaldo. Kjo vendos edhe më shumë në rrezik vazhdimësinë brenda normalitetit të ndeshjes së kësaj jave që Juventusi ka në transfertë ndaj Krotones.