Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Refik Halili presion lojtarëve të Tiranës: Nuk toleroj më humbje

Postuar: 08/09/2018 - 07:55

 Tirana erdhi në këtë start të sezonit të ri me pretendime të mëdha, nisur jo vetëm nga fakti se rikthehej në Superiore me shumë vrull, por edhe prej merkatos së fuqishme që kryen bardheblutë në treg, duke marrë mjaft lojtarë të huaj. U krijua bindja se kjo Tiranë ishte për titull dhe të tillë e prezantuan edhe drejtuesit e saj, e sidomos presidenca e klubit. Por pas tri javëve të para situata duket e pashpresë dhe Tirana, me vetëm një pikë në tri ndeshje është skuadra e dytë më e dobët e këtij kampionati, të paktën deri tani. E kur gjërat kanë nisur të tensionohen, për shkak të papajtueshmërisë me tifozerinë bardheblu e cila jo vetëm nuk është miqësuar me presidencën, por me rezultatet e fundit ka shtuar dozën e saj të pakënaqësisë dhe ka sjellë një tension të ri në rritje duke i bërë presion drejtpërdrejt presidentit Refik Halili. Pra Tirana është në krizë në këtë moment, një krizë që ka sjellë domosdoshmërinë e ndërhyrjes së presidentit bardheblu Halili, për të sjellë në “mendje” lojtarët dhe stafin dhe për t’u kujtuar se Tirana ka fanellë të rëndë, kërkon punë dhe përpjekje ekstra, si dhe dashuri për ngjyrat e klubit. Në këto rrethana 30 minutat e takimit të presidentit Halili me lojtarët e stafin mund të jenë një lloj presioni ndaj grupit që të reflektojë sa nuk është vonë, në mënyrë që Tirana të shpëtojë nga “zinxhirët” ku është mbërthyer në këto javë të para të kampionatit dhe të ketë shpresë për përmirësim rezultatesh. Mbetja e Tiranës në zonën e mbijetesës dhe rreziku i rënies nga kategoria mund të jenë fatale për lojtarët, stafin, presidencën dhe vetë klubin e Tiranës, prandaj kjo gjë duhet parë me vëmendje nga të gjithë në skuadrën bardheblu.

Mbledhja e Halilit me skuadrën

Duhej të kishte një mbledhje të fortë, një shkundje të grupit nga përgjumja dhe një lëvizje të strukturave të vetë klubit pas tri javëve të para katastrofë të Tiranës. Skuadra bardheblu nuk është aspak në ditët e saj të mira. Dhe, në fakt, situata te Tirana në këtë pikë të sezonit nuk është ajo që shpresonin bardheblutë pas rikthimit në Superiore. Pas tre ndeshjeve të para skuadra e sheh veten në vendet e fundit të klasifikimit, pa shijuar ende fitoren dhe me probleme të mëdha në fazën sulmuese. Ndaj presidenti Refik Halili është munduar të “zgjojë” skuadrën me një fjalim të gjatë para ekipit. Për rreth 30 minuta, ai ka mbajtur në fushën stërvitore të gjithë lojtarët dhe stafin, duke u shpjeguar se çfarë priste në vijim nga ekipi. Nuk ka qenë një fjalim motivues, përkundrazi. Ai ka kritikuar sjelljen e Tiranës në këto tre ndeshje të para duke kërkuar më shumë nga futbollistët. Të pranishëm në këtë mbledhje të improvizuar në fushën e”Skënder Halili” ishin thuajse të gjithë pjesëtarit e stafit drejtues të klubit bardheblu, të cilët kanë dëgjuar fjalimin e Halilit, me Egbo që bënte përkthyesin për kontingjentin e madh të të huajve në ekip. Fakti se vetë Halili është munduar që të ndryshojë situatën në skuadër, tregon qartësisht se atmosfera te bardheblutë nuk është e qetë dhe se një tjetër dështim në ndeshjet e ardhës mund të sjellë revolucion që fillon nga stoli, për të vazhduar me grupin e lojtarëve, pasi këto të fundit kanë qenë objekti i kritikave. E gjendur në këto rrethana, Tirana duhet të ketë shpresë për përmirësimin e grupit dhe ky përmirësim duhet shpalosur pikërisht në rezultatet e ndeshjeve. Halili e di që nuk do t’i përmirësojë marrëdhëniet me fansat sa kohë Tirana humbet e qëndron në vendet e fundit të tabelës. Tiranës i duhet të jetë në krye, të rivalizojë Partizanin, Skënderbeun, Flamurtarin e Kukësin, pretendentët e vërtetë për titullin kampion./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 17:56

Ditën e sotme, nis zyrtarisht edhe faza e grupeve e Champions League, dhe 32 skuadra, janë të gjitha në kërkim të trofeut më “veshë të mëdhenj”.

Postuar: 18/09/2018 - 17:39

Edhe pse është në një proces gjyqësor me UEFA-n dhe nuk u lejua të luajë në kompeticionet europia

Postuar: 18/09/2018 - 17:24

Ai fitoi Europa League, Kupën e Botës dhe Superkupën Europiane, duke shënuar në finalet e dy gara

Postuar: 18/09/2018 - 16:18

UEFA ka bërë disa ndryshime me kompeticionin me të madh futbollistik të klubeve, Champions League

Postuar: 18/09/2018 - 07:33

Atletiko e Madridit ishte fituese e UEFA Europa League sezonin e kaluar, një sukses jo i vogël pë

Postuar: 18/09/2018 - 07:30

Në Vlorë ka një fitues dhe ai është sërish Skënderbeu.

Postuar: 18/09/2018 - 07:27

Midis trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Kristian Panuçi, dhe ish-presidentit të Rep