BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Regjisorët: Filmi në pikën kritike, akordohen buxhete mjerane, duhen më tepër politika mbështetëse

Regjisorët: Filmi në pikën kritike, akordohen buxhete mjerane,

Kinematografia shqiptare përballet me probleme nga më të ndryshmet, ku nga pandemia regjisorët janë vënë përballë edhe më shumë vështirësive. Kineastë të ndryshëm thonë se pandemia i shtoi dhe më shumë problemet me filmat, pasi gjendja është e vështirë dhe për të shfaqur prodhimet kinematografike shqiptare. Në vendin tonë sipas tyre duhet të funksionojnë kinematë verore, ndërsa pohojnë se nga shteti duhet më shumë vëmendje për buxhetet e filmit shqiptar. Për regjisorët buxhetet e pakta vazhdojnë të mbeten jo pak problem, madje ata shprehen se ka pasur raste që janë shifra aq të ulëta sa nuk mund të pretendosh të përfundosh filmin. Për regjisorët e filmit të animuar shteti duhet të rrisë buxhetin për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, duke bërë të mundur që krijuesit të kenë më shumë mundësi për prodhimet kinematografike. Regjisor i filmit të animuar Bertrand Shijaku pohon, se sa më shumë buxhet të ketë për kinematografinë shqiptare aq më mirë është për realizimin e filmave. “Shfaqjet e filmave këtë kohë dihet që janë problem. Ne duhet të krijojmë si jashtë, që të jenë në ambiente të hapura, pra ku të ruhet distanca. Kjo është një mundësi, që mund të shfaqen filmat këtë kohë, pra të kemi kinema verore. Kinemaja këtë kohë ka shumë probleme dhe për shkak të kohës, që jemi. Por ne kemi buxhete të filmit shumë të pakta. Nuk diskutohet që ne duhet të kemi më tepër buxhet, por varet se sa shteti jep për filmin, ne patëm tërmetin, pandeminë, pra varet se si do të jenë gjërat. Por filmi është me probleme dhe sa më shumë të ketë buxhet aq më mirë është. Buxhetet ngelen gjithmonë thembra e Akilit”, pohon regjisori Shijaku në reagimin e tij.

Vështirësia e shfaqjes së filmave

Për regjisorët edhe distribucioni i filmave është me jo pak probleme. Në Shqipëri është e vështirë për distribucionin e filmave, ku për regjisorin Bertrand Shijaku përgjegjësi për filmin e animuar shqiptar ka dhe RTSH. Në reagimin e tij regjisori Bertrand Shijaku pohon se televizioni publik shqiptar duhet të shfaqë filmat, që prodhohen në Shqipëri. “Distribucioni po ashtu është mjaft problem me filmat sot. Por filmat tanë të animuar nuk shfaqen as në TVSH, por duhet të shfaqen”, pohon regjisori. Për një tjetër regjisore në fushën e kinematografisë Eliona Thomaraj buxhetet për filmin në vendin tonë janë mjerane, përballë kërkesave që ka sot prodhimi kinematografik. “Buxhetet tona për kinematografinë janë mjerane përballë asaj që duhet për filmat tanë. Dalin probleme nga më të ndryshmet, ku dihet që buxheti është i paktë. Nuk mund të bëhet një film me 4 milionë e 500 mijë lekë të vjetra, siç m’u dha për projektin e filmit të animuar, është trup. Më mirë mos të japin fare, mos na fusin kot në valle me aq pak buxhet. Unë me filmin tim e kam pasur gati vrastare punën me filmin. Unë vajta 3 vite që po merrem me filmin, sepse nuk ka lekë”, pohon Thomaraj, që gjatë kësaj kohe po punon për një film premierë. Për regjisoren problem janë politikat, që ndjekin institucionet në vend për artin dhe kulturën. Sipas saj në këtë kohë nuk po mendohet as për kinematë verore, që dikur ekzistonin në Tiranë. “Kinemaja po kalon një kohë të vështirë sigurisht dhe pandemia ka ndikuar në këtë gjendje. Por duhet menduar që të ketë politika ndihmëse për krijuesit, kineastët, etj. Pra filmi sot kërkon vëmendje, duhet më shumë buxhet nga shteti për QKK. Filmi është në pikën kritike dhe ne kemi buxhete vrastare për filmin. Problemi është se ne sot duhet të kishim një organizim të filmave, që të jepen në kinema të hapur, të kemi kinema si dikur. Kinema Republika ka qenë verore përshembull, dikur Tirana ka pasur të tilla”, thotë regjisorja Thomaraj. Herë pas here kineastë të ndryshëm kanë folur për probleme, ndërsa shpresa duket se mbetet rritja e buxhetit për përmirësimin e kësaj gjendje.

Më të lexuarat