BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Rei Manaj “divorcohet” me Uotfordin anglez, pritet kthimi në Serie A italiane

Rei Manaj “divorcohet” me Uotfordin anglez, pritet kthimi në

Kuqezinjtë që luajnë në Itali kanë një ecuri më të qëndrueshme sesa në ligat e tjera europiane. Kjo edhe për shkak të përshtatshmërisë së lojtarëve tanë në kampionatin italian. Edhe në Spanjë ka rritje cilësore të elementit shqiptar, por Gjermania dhe Anglia mbeten ende larg. në Angli pati disa elementë këtë sezon, por asnjëri nuk po lë gjurmë, sepse Broja është dëmtuar, kurse Manaj e Strakosha nuk kanë gjetur hapësirën e dëshiruar. Ndërkohë, lajme surprizë vijnë nga kuqezinjtë që ndodhen në kampionatin anglez, ku njëri prej tyre, pikërisht Manaj, është “divorcuar” me klubin anglez Uotford, duke hapur një derë të re për ardhmërinë e tij e ku me shumë gjasë do të kthehet në Itali. Ndërkohë, Strakosha mund të shkëputet nga Brentfordi në fund të sezonit për të njëjtat arsye.

Manaj ndahet me kompromis me Uotford

Klubi i Uotford konfirmoi këtë të mërkurë se ka ndërprerë me marrëveshje konsensuale marrëveshjen me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj, nëpërmjet një komunikatë ku publikoi listën e futbollistëve të federuar për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi shqiptar që u transferua tek Uotford në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez, në korrikun e 2022 dhe që atëherë ka regjistruar 7 prezenca me Ëatford, duke shënuar dhe një gol, ndërkohë që shumica e kohës së përshkuar në “Vicarage Road”, stadiumin e klubit që militon në Championship, u kushtëzua nga dëmtimet. Manaj në këtë mënyrë del futbollist i lirë dhe në bazë të rregullave ndërkombëtare mund të firmosë me çdo skuadër që ka ende vende të lira në listat e tyre të federimeve, pavarësisht përfundimit të afatit të merkatos dimërore. 25-vjeçari nga Lushnja, që në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit apo edhe e Barcelonës B, tani i duhet të gjejë sa më shpejt një skuadër të re për të qëndruar në aktivitet, duke mos kompromentuar të ardhmen e pa dyshim edhe angazhimin e tij me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Deri para pak ditësh, Manaj ishte në qendër të zërave të merkatos, pasi përforcimet e trajnerit Slaven Biliç në sulm me Henrike Araujo dhe Brit Asombalonga, që u shtoheshin lojtarëve si Zhoao Pedro e Keinan Devis, lanë të kuptohej se për shqiptarin do të ishte e vështirë të gjente minuta. Mediat ndërkombëtare cituan interesin e disa klubeve nga Italia, Spanja e Turqia, por një transferim nuk u realizua deri në skadimin e afatit të merkatos në këto kampionate.

Kombëtarja duket larg

Situata që po kalon me Uotford nuk e ndihmon Manajn të ftohet në ekipin përfaqësues, edhe pse ai pretendon se e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe është i gatshëm për lojë. Duhet thënë se sulmuesi nuk ka minutazh në këmbë dhe kjo e penalizon së tepërmi, gjë që nuk mund të thuhet për lojtarë si Uzuni, Cikalleshi e ndonjë tjetër që kanë luajtur dhe nuk ka më të mirë se ata për komentin. Trajneri Silvinjo ka prej dy javësh që ka nisur një tur inspektimi të futbollistëve dhe para ndeshjeve eliminatore që nisin në mars do të ketë krijuar një databazë të tij për grupin, duke përzgjedhur lojtarët që janë më në formë dhe që i përshtaten skemës së tij. FSHF synon të bëjë më parë se eliminatoret një miqësore ku trajneri të ketë mundësinë të testojë lojtarët e të bëjë seleksionimet e nevojshme.