BREAKING NEWS

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon
x
BREAKING NEWS

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për
x
BREAKING NEWS

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës,
x
BREAKING NEWS

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona,
x
BREAKING NEWS

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë
x
BREAKING NEWS

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’
x
BREAKING NEWS

Deputeti Bujar Leskaj rreshton ‘22 të ligat’ e Ramës dhe bën paralajmërimin e fortë

Deputeti Bujar Leskaj rreshton ‘22 të ligat’ e Ramës dhe
x
BREAKING NEWS

“Mynxyrat po afrohen”, Gjekmarkaj ironizon qeverinë dhe zbulon çfarë do të ndodhë në shtator: Elisa, Ulsiu e Tezja në ankth nga ndryshimet e Babos

“Mynxyrat po afrohen”, Gjekmarkaj ironizon qeverinë dhe zbulon
x

Sport

Rei Manaj flet për “Radio Marca”: Specia ka filozofinë e lojës time, me Shqipërinë synoj finalet e Euro-2024

Rei Manaj flet për “Radio Marca”: Specia ka filozofinë e

Lojtarët e Kombëtares po bëjnë punë të mirë me skuadrat e tyre në Europë dhe në fundjavën që lamë pas patën një paraqitje vërtet pozitive, duke fiksuar emrat e tyre me gola e asiste, por edhe duke marrë notë të lartë për paraqitjen në fushë, sikurse ndodhi me Strakoshën, Bajramin, Brojën etj. Natyrisht, nga lojtarët e përfaqësueses ai që spikati këtë javë ishte dhe sulmuesi Rei Manaj, që shënoi golin e parë në Serie A me Specian, në barazimin 2-2 ndaj Sasuolos. Ishte një gol me peshë për ekipin e sidomos për të ardhmen e Manajt tek kjo skuadër, sepse djaloshi kaloi disa kohë me probleme dëmtimi e përshtatjeje me ekipin e ri. Ai është intervistuar nga “Radio Marca” duke folur për skuadrën e tij të re, trajnerin Thiago Motta ndërsa shpjegoi edhe arsyet se përse vendosi të largohej nga Barcelona dhe pse zgjodhi Specian. Në fund një mendim i Manaj shkoi edhe për kombëtaren shqiptare. “Ndihem mirë te Specia, e vërteta është se ishte pak e vështirë në fillim. Nuk është e njëjta gjë si te Specia dhe te Barcelona, ndryshon shumë filozofia. Te Barcelona kërkonin shumë pjesën e kontrollit me topin, ndërsa te Specia është filozofi tjetër loje dhe tani mund të them se jam ambientuar dhe po ndihem mirë.”, nënvizoi që në krye të herës sulmuesi kuqezi Rei Manaj. Më pas ai foli për trajnerin Thiago Mota dhe besimin që ka marrë prej tij. “Trajneri pëlqen të kemi topin ne duke e kontrolluar, por ka edhe shumë punë fizike për të bërë. Ai pëlqen që ekipi të jetë intensiv, të vrapojë shumë dhe gjithashtu seancat stërvitore janë shumë intensive. Ai është një trajner i mirë dhe ka hapësirë për rritje”, shtoi Manaj.

Barça është tani “e shkuara”

Në intervistën e tij dhënë për “Radio Marca”, sulmuesi i Shqipërisë Rei Manaj kujton edhe arsyet që çuan në “divorcin” me Barcelonën. Ai tregon bisedën që pati me trajnerin Ronald Kuman dhe pozitat e kushtëzuara për të gjetur skuadër të re. “Në fillim, tek Barcelona pata disa vështirësi për t’u përshtatur. Mes stilit të Barcelonës dhe skuadrave të tjera ka shumë dallime. Muajt e parë nuk u ndjeva shumë rehat, por më pas arrita të përshtatem dhe shënova 14 gola në vit. Tani uroj se do të kem një numër dyshifror edhe për golat e këtij sezoni. Si vendosa të largohem te Specia? Kur po vinin ditët e fundit të merkatos, shkova të bisedoj vetë me trajnerin Kuman. Po ndihesha mirë te skuadra dhe kisha realizuar disa gola. Më tha hapur se kisha pak hapësira në projektin e tij dhe për t’u ndierë më i rëndësishëm për skuadrën, duhej që të shkoja diku në huazim për 1 vit. Duhet parë se çfarë do të ndodhë më vonë”, thekson më tej Manaj.

Lider i Kombëtares

Sulmuesi Rei Manaj foli edhe për ambiciet e tij në krye të përfaqësueses kuqezi, me objektiv Euro-2024. “Ne kemi në grup lojtarësh me shumë cilësi dhe që janë vërtet të mirë. Jemi futbollistë të rinj, por që tani kemi marrë shumë eksperiencë nga e kaluara. Për këtë arsye, mund të themi se objektivi i Shqipërisë ka qenë kualifikimi në Europian dhe do e tentojmë. Në Botëror u renditëm në vendin e tretë dhe lamë pas Hungarinë”, përfundoi Manaj.