Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rei Manaj godet sërish, gol dhe sinjal De Biazit para ndeshjes me Italinë

Postuar: 19/03/2017 - 08:14

Sulmuesi Rei Manaj realizoi një supergol gjatë ditës së djeshme për skuadrën e tij Piza në Serie B italiane, i dyti gol radhazi në këtë kampionat. Edhe pse Piza e tij barazoi 1-1 përballë Latinës, për Manaj kjo ishte një ndeshje e madhe, sepse ai tashmë mund të quhet një bomber që shënon rregullisht dhe merr përsipër përgjegjësi. Është fare i ri, vetëm 20 vjeç, por me golat e tij të ditëve të fundit ka arsye të pretendoj të luajë në Kombëtaren A të trajnerit Xhani De Biazi. Ishte minuta e 50-të e këtij takimi kur Manaj tundi rrjetën e Latinës, duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve të Pizës. Pavarësisht se skuadra mori vetëm një pikë në fund, shtypi italian vlerësoi lart sulmuesin shqiptar, duke thënë se dy gola radhazi në kampionatin e Serisë B janë një shenjë që ai po ringjallet dhe po kthehet sërish në top-formë, për të pasur sukses edhe më tej. Tek Piza Manaj po gjen vetveten dhe duket se ka fituar edhe duelin me sulmuesin tjetër shqiptar, Edgar Çani. Sulmuesi Manaj u zëvendësua në minutën e 67-të të takimit të djeshëm, ndërkohë që bomberi tjetër kuqezi, Edgar Çani, u aktivizua në minutën e 83-të. Nga ana tjetër, në portë për skuadrën e Pizës luajti 90 minuta ish-gardiani i përfaqësueses së Shqipërisë, Sajmir Ujkani, i cili luan tani si portier i Kombëtares së Kosovës. Ecuria e mirë e Manajt mund të sjellë joshjen e De Biazit dhe ftesa për të duket jo vetëm e garantuar, por lushnjari mund të sfidojë me këtë ritëm edhe Armando Sadikun që duket sulmues i parë për momentin. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2017 - 07:57

Premier League vijon të dhurojë surpriza dhe emocione, ndërsa nuk mungon rivaliteti dhe spektakli.

Postuar: 19/11/2017 - 07:56

Bundesliga i rikthehet komandës së Bajernit të Mynihut.

Postuar: 19/11/2017 - 07:55

Premier League dhuroi spektakël edhe në xhiron e saj të 12-të, ku ranë në sy fitoret e skuadrave të mëdha e favorite për titull ndaj rivalëve të tyre.

Postuar: 19/11/2017 - 07:51

Java e 11-të e Superiores do të startojë zyrtarisht këtë të diel me tri ndeshje, për të vazhduar të hënën me dy ndeshje të tjera Flamurtari shkon në transfertën e Lushnjës me ob

Postuar: 19/11/2017 - 07:49

Komisioni i Disiplinës i federatës Shqiptare të Futbollit mori dje në shqyrtim fenomenet negative të ndodhura në ndeshjet e kampionatit tonë në të gjitha kategoritë, duke dhënë

Postuar: 19/11/2017 - 07:25

Trajneri i Partizanit Sulejman Starova do të ketë të hënën pasdite një duel shumë të vështirë në Kukës përballë verilindorëve, një ndeshje që shihet edhe si përcaktuese për pozi

Postuar: 19/11/2017 - 07:20

Ballkani ka një nivel shumë të lartë të basketbollit, që është dhe një nga më të zhvilluarit në botë.