BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke kërkuar azil, është i zhytur kokë e këmbë në korrupsion, ja si po tenton të kapë Kushtetuesen

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke
x

Sport

Reina streson Strakoshën, gardiani kuqezi ka “humbur” nga qarkullimi

Reina streson Strakoshën, gardiani kuqezi ka “humbur” nga

Veterani Pepe Reina, i cikli ka eksperiencë mjaftueshëm për të sfiduar edhe të rinjtë, duket se ka përdorur truket e tij për të nxjerrë “ofside” Tomas Strakoshën, përderisa ky i fundit është “zhdukur” nga qarkullimi. Portieri i Kombëtares shqiptare kishte tre vjet që dominonte si9 titullar në portën e Lacios, madje kishte marrë edhe vlerësime të shumta, por me ardhjen e veteranit spanjoll ka humbur shkëlqimin e tij e kohët e fundit nuk është parë as në stolin e rezervave. Zyrtarisht thuhet se ka një shqetësim të vogël dëmtimi, madje për të pati dyshime se ishte infektuar me kovid, por mediat sportive në Itali shkojnë më tej, duke thënë se gardiani i Kombëtares Shqiptare të Futbollit e ka humbur rivalitetin me Reinën dhe kjo mund t’i ketë shkaktuar stres, aq sa kanë filluar fërkimet dhe përplasjet brenda klubit. Në fakt, ecuria e Lacios si në kampionat dhe në Champions ka qenë e mirë dhe Reina ka marrë vlerësime pozitive. Kjo gjë mund ta ketë tërbuar fare Strakoshën, i cili në fillim ardhjen e Reinës e pa me shaka, por shpejt po kupton se një portier me eksperiencë të gjatë si spanjolli mund t’i hapë probleme për qëndrimin e mëtejshëm tek Lacio. Sidoqoftë, mbetet të shihet situata në vijimësi dhe të sqarohet fillimisht nëse Strakosha ka dëmtim apo po kalon virusin kovid. Më pas do të shihet nëse është çështje rivaliteti.

Muriqi nuk shkëlqen, nisin ashpër kritikat ndaj tij

Ndërkohë që Strakosha është “zhdukur” nga qarkullimi, një tjetër shqiptar është vënë në shënjestër të kritikave tek Lacio. Bëhet fjalë për një sulmues i cili këtë merkato erdhi tek lacialët, por nuk po gjen dot rrugën e rrjetës, paçka se minutat në këmbë po i shtohen. Lacio mes shumë mungesave në mbrëmjen e së mërkurës (në Champions League), ia doli gjithsesi të merrte një barazim të vlefshëm në transfertë ndaj Klub Bryzhit me rezultatin 1-1. Pjesë e sfidës u bë edhe shqiptari i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u hodh në fushë në minutën e 55-të nga ana e trajnerit Simone Inzagi. Megjithatë, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, nuk ia doli të ndryshonte shumë në fatet e takimit, teksa u bllokua në fazën ofensive nga ana e kundërshtarëve. Kjo më pas u reflektua edhe në notat e “Eurosport”, teksa ndeshja e zhvilluar nga ana e Muriqit u vlerësua me notën 5.5. “Prej momentit kur u aktivizua, atje përpara në rolin e tij, nuk bëri asnjë ndryshim”, ishin fjalët e “Eurosport” për minutat e shpenzuara në fushë nga sulmuesi shqiptar.

Tare komenton situatën me virusin tek Lacio, të premten mbahet një qëndrim

Ndërkohë që dy lojtarët shqiptarë nuk po e gjejnë vetveten tek Lacio , në hall duket edhe Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, gjithashtu shqiptar. Sikurse raportojnë mediat italiane, mbetet e paqartë situata prej COVID-19 te Lacio dhe Tare është tej mase i shqetësuar. Ndaj Klub Bruzhes në Belgjikë për sfidën e raundit të dytë në grupet e Championsit, bardhekaltrit zbritën në fushë pa gjysmën e ekipit dhe pa një pjesë të mirë të titullarëve të cilët logjikisht janë prekur nga COVID-19, megjithatë klubi bardhekaltër ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për të konfirmuar rastet e futbollistëve të prekur me koronavirus. Para ndeshjes ndaj Klub Bruzhes takim në të cilin Lacio mori një barazim 1-1, foli para mediave, drejtori sportiv Igli Tare, i cili la të kuptohet se për momentin po presin përgjigjen e tamponëve, dhe nëse mund të konfirmohen të gjitha rastet pozitive, Lacio mund të kërkojë edhe shtyrjen e ndeshjeve të ardhshme. “Na kalon në mendje ideja, por duhet të presim më parë të gjitha verifikimet e tamponëve dhe të premten do të bëjmë përmbledhjen e të gjithë kësaj situate që po kalojmë”.