BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Reja bën bilancet e Kombëtares, mbrojtja reparti më efikas i përfaqësueses

Reja bën bilancet e Kombëtares, mbrojtja reparti më efikas i

Trajneri i Kombëtares Edi Reja ka marrë vlerësime për punën e tij dhe këto vlerësime ia ka pranuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe vetë kreu i saj Armando Duka, i cili direkt dhe indirekt ka bërë të qartë se veterani italian do të vazhdojë të qëndrojë në krye të përfaqësueses kuqezi. renditja në vendin e tretë në grupin I eliminator të Botërorit “Katar 2022”, sidomos për 18 pikët e grumbulluara në këtë fazë kualifikimesh, bënë që Reja të ndodhej brenda objektivave të tij dhe kjo rriti premisat që ai ta vijojë punën. Por nuk ishte vetëm kjo, trajneri punoi në kohën që iu dha të rinonte ekipin dhe ai ia doli të sjellë disa të rinj të talentuar, shumë prej të cilëve luajtën për herë të parë me ngjyrat kuqezi, sikurse ishte mesfushori Nedim Bajrami, apo dhe sulmuesi Armand Broja, i cili vinte nga ekipet kombëtare të moshave. Në fakt, skuadra vijon të shfaqë dobësi, në disa reparte, por është fakt që mbrojtja ka lojtarët më kualitativë dhe kjo ndodh për faktin se futbollistët e këtij reparti thuajse luajnë të gjithë në Serie A italiane.

Qëndrimi i Rejës për mediat italiane

Trajneri Reja ka dhënë ditët e fundit disa intervista në median italiane, e fundit kur ai ishte teknik i skuadrës së Vatikanit, ku ka folur me superlativa për ekipin kombëtar të Shqipërisë, duke thënë se është një grup cilësor dhe në rritje të vazhdueshme dhe me objektiva madhore. Në qëndrimet e tij Reja nuk e ka fshehur se mbrojtja është arma më e fortë e skuadrës, duke evidentuar faktin se lojtarë si Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj e Kumbulla luajnë në Serie A, por edhe mbrojtësit e tjerë kanë cilësi sepse luajnë me ekipe të njohura sikurse është Balliu me Rajo Valekanon apo dhe lojtarë të tjerë që kanë pasur minuta të mjaftueshme në këmbë dhe kanë qenë lojtarë të përzgjedhur edhe në ekipet ku aktivizohen. Natyrisht, situata nuk duket aq e lehtë, por mbrojtësit kanë bërë mirë në këtë fazë eliminatore që lamë pas. “Ne patëm një performancë të mirë në kualifikueset e Botërorit, arritëm vendin e tretë, me 18 pikë, dhe kaq pikë nuk ishin grumbulluar më parë në një fazë kualifikuese për Kupën e Botës. Po sjellim vazhdimisht të rinj dhe më duhet të them se kemi pritshmëri të mëdha. Reparti më i mirë që kemi është mbrojtja, pasi ka lojtarë që luajnë në nivel të lartë, por edhe repartet e tjera kanë elementë cilësorë. Futbollistët janë të gatshëm dhe shpresojmë që në eliminatoret e radhës të jemi më lart e kompetitivë”, theksoi Reja për mediat italiane.

Kritikat e specialistëve ndaj Hysajt

Ndërkohë që trajneri i thuri elozhe skuadrës për eliminatoret që bënë, duket se specialistët kanë gjetur një problem jo të vogël në ekip dhe problemi lidhet me Hysajn, i cili nuk luan në pozicionin e tij, por Reja e aktivizon në mesfushë, rol që ai nuk e ka bërë më parë në asnjë skuadër tjetër. Ndërkohë, shkodrani i përfaqësueses ka gabuar në disa komente duke na ndëshkuar si skuadër, sikurse ndodhi në rastin e ndeshjes me Poloninë apo në ndeshje të tjera. Hysaj, ndërkohë, vijon të jetë titullar në shumicën e ndeshjeve të Lacios në Serie A italiane, i vlerësuar nga tekniku i tij, Mauricio Sarri.