BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Sport

Reja dhe Berisha rikthejnë entuziazmin në Kombëtare: me Lituaninë vetëm për tri pikët

Reja dhe Berisha rikthejnë entuziazmin në Kombëtare: me

Në konferencën e djeshme për shtyp, para gazetarëve doli trajneri Edi Reja dhe kapiteni i skuadrës përfaqësuese, Etrit Berisha. Tekniku Reja u fokusua tek grupi dhe pikat e dobëta të kundërshtarit, duke shprehur besim që pavarësisht vështirësisë së ndeshjes, do të dilnin me tri pikë përballë Lituanisë. “Performanca e Lituanisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e mirë, pasi kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipin tonë. Kemi pasur shumë pak mundësi për të konkretizuar ato pak raste që krijuam. Presingu në rritje dhe një incident me atë gabim tonin, solli edhe pësimin e golit, pasi ndeshja mund të përfundonte edhe barazim. Gjithsesi jemi të vetëdijshëm se është një ekip me aftësi të larta teknike dhe do të mundohet që të njëjtë gjë ta ushtrojë dhe nesër. Në aspektin fizik do të kemi një kundërshtar shumë të përgatitur, por do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre. Duhet të ushtrojmë presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, të arrijmë në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes”, tha Reja. më pas trajneri foli për grupin, ku ka plot 10 lojtarë të rinj, të ardhur shumica për herë të parë. “Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë. Në këtë këndvështrim, pres një performancë mjaft të mirë nga të rinjtë edhe nesër. U besoj shumë dhe jam i bindur që do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë. FSHF ka një program për të futur brezat e rinj si pjesë integrale e Kombëtares. Unë kam menduar ta bëja këtë hap mbas hapi, por kushtet më sollën që të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh të rinj”, shtoi Reja.

Berisha: Fitorja rruga e vetme për ne

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, që pritet të jetë titullar dhe njëherësh kapiten i skuadrës, i vlerësoi lituanët, duke sjellë në kujtesë edhe humbjen muajin e kaluar në Tiranë, por pranoi se sot është një tjetër ndeshje dhe se Shqipëria duhet të bëjë maksimumin për të marrë tre pikët. “Unë mendoj që Lituania luajti shumë mirë në ndeshjen e parë. Taktikisht kanë luajtur shumë mirë dhe na kanë vënë në vështirësi, por ndoshta edhe ne nuk e kemi bërë ndeshjen më të mirë. Megjithatë tani vlen ndeshja e nesërme, ku ne duhet të jemi jashtëzakonisht të përqendruar dhe përgatitur, pasi është një ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë. Ndeshja kundër Kazakistanit ka qenë ndeshje pozitive, ku kam parë një grintë shumë më të mirë se kundër Lituanisë muajin e kaluar. Megjithatë gjithë çunat e dinë rëndësinë e ndeshjes nesër dhe duhet të japin 110% për të arritur objektivin tonë. Kundër Lituanisë kemi humbur dhe nuk duhet të lejojmë që ata të marrin epërsinë”, theksoi Berisha. Më pas portieri kuqezi foli për lëvizjet që kanë ndodhur në Kombëtare, ku ka afrime të shumë lojtarëve të rinj, për të cilët ai tha se duhet ende kohë që ata të harmonizohen me të tjerët dhe që të japin maksimumin e tyre. “E vërtetë që në grup kemi lojtarë të rinj dhe ka shumë prurje të reja për shkak edhe të mungesave. Djemtë e rinj kanë kualitet, por iu duhet kohë që të luajnë me Kombëtaren dhe të ambientohen. Duhet të japin maksimumin e tyre dhe njëkohësisht ne më të vjetrit duhet t’i ndihmojmë me të gjitha mënyrat. Kur të arrihet vetëbesimi në skuadër, gjithë ekipi do të përfitojë”, nënvizoi më tej Berisha. Ndeshja midis Shqipërisë dhe Lituanisë do të luhet në kryeqytetin e kësaj të fundit në orën 18:00. Për kuqezinjtë pritet të ketë disa ndryshime të detyruara në formacion, por edhe në skemë, pasi synohet me çdo kusht fitorja.