BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

Reja do forcim të krahëve, Lenjani shpresohet të kthehet në tetor

Reja do forcim të krahëve, Lenjani shpresohet të kthehet në

Kombëtarja ndodhet në pozita të mira në grupin I kualifikues për Botërorin e Katarit të vitit 2022, pasi pozicionohet në vendin e dytë, me 12 pikë, fill pas Anglisë që ka 16 pikë. Duhet thënë se kuqezinjtë bënë ndeshje të mira në tri takimet e fundit, sidomos në duelin me Hungarinë, ku spikatën edhe disa të rinj të përfaqësueses, midis të cilëve mesfushori Nedim Bajrami dhe sulmuesi Armando Broja. Por trajneri Edi Reja nuk pushon. Ai vijon të gjurmojë lojtarët, formën e tyre sportive, mban shënjime dhe ndjek në veçanti të rinjtë, pasi disa lojtarët e kanë mbushur misionin dhe u duhet të hapin krahun, por ka dhe prej atyre veteranëve që vlejnë, midis të cilëve Cikalleshi dhe Abrashi, dy lojtarë që japin maksimumin për fanellën kuqezi dhe kanë dëshmuar qëndrueshmëri në lojën e tyre dhe përkushtimin në skuadrën kuqezi. Mbrojtja dihet që ka elementët më të mirë, edhe pse ndaj Polonisë ky repart gaboi rëndë, por në mesfushë, me ardhjen e Bajramit, janë stabilizuar disa parametra dhe ka përmirësim të dukshëm në cilësinë e lojës. Edhe sulmi me Brojën është më efikas, ose të paktën ka alternativë, por për trajnerin është shqetësues fakti se nuk ka lojë agresive nga krahët. Roshi është aktivizuar vetëm pak minuta në të tre takimet e shtatorit, kurse Lenjani mungonte për shkak dëmtimi. Në krah u angazhuan Trashi dhe Hysaj, i pari në pozicion natyral, kurse Hysaj aspak në pozicionin e tij dhe me shumë gabime në takimet që luajti. Reja është duke punuar që të gjejë në krahë lojtarët e duhur. Lenjani me dëmtimet e shpeshta dhe jashtë formës maksimale mund të mos jetë zgjedhje, ashtu sikurse edhe Hysaj mund të mos jetë zgjedhje afatgjatë, prandaj Reja është i shqetësuar dhe po kërkon alternativa.

Të rinjtë, ende shumë punë përpara

Kombëtarja ka plot lojtarë cilësorë dhe të aftë të përballojnë detyrat në më shumë se një pozicion, por Reja e di që eliminatoret vështirësohen në tetor e nëntor, kur do të duhet të zhvillohen ndeshjet direkte me polakët, hungarezët dhe anglezët. Natyrisht që do të tentohet maksimumi, por Reja e di që në ndeshjet e ardhshme duhet të bëjë ndryshimet e duhura atje ku çalon loja e ekipit. Lenjani është një futbollist cilësor, që e ka mbuluar më parë krahun e majtë dhe di ta bëjë mjaft mirë detyrën e tij në krah, por ai është dëmtuar dhe pavarësisht rikuperimit të shpejtë, vështirë se do të jetë në formë në kohën e duhur. Nëse nuk ia del do të jetë një mangësi e madhe. Gjithsesi, Trashi është një opsion që ka luajtur titullar në takimet e shtatorit dhe nuk ka boshllëk. Megjithatë, Reja e di që duhet të gjejë një lojtar të fuqishëm për këtë krah. Edhe në krahun tjetër Roshi duket se nuk ka mundur të fitojë vend titullari, por ai jep maksimumin për përfaqësuesen dhe e nxit lojën e ekipit në fazën ofensive. Megjithatë, Rejës i duhen alternativa nga lojtarët e rinj dhe për këtë ka hedhur sytë nga futbollistët shqiptarë që luajnë në Europë apo kombëtaret e moshave. Mbetet të shihet se sa do ta realizojë ai këtë mision. Gjithsesi, lojtarë shqiptarë që luajnë në këto pozicione në kampionate të ndryshme europiane dhe tek Shpresat ka e duhen shfrytëzuar, apo u duhet dhënë një mundësi.