BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Reja: Duhet vëmendje për 90 minuta, me Bjellorusinë është finale

Reja: Duhet vëmendje për 90 minuta, me Bjellorusinë

Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Edi Reja tha se Kombëtarja do të tentojë të marrë maksimumin e saj në duelin e fundit të grupit të katërt të Divizionit C të Ligës së Kombeve dhe maksimumi sipas tij është fitorja që i jep automatikisht të drejtën kuqezinjve të ngjiten në krye të grupit e të kenë një shans në “play-off” për të shkuar në Europian. “Kërkojmë të përmirësojmë çdo gjë, pas çdo ndeshjeje. Është normale. Ndaj Bjellorusisë mungon Abrashi i skualifikuar. Kandidati për ta zëvendësuar është Qazim Laçi. Nuk mendoj të bëj ndryshime të mëdha në skuadër. Në linjën mbrojtëse kam 3 lojtarë të gatshëm dhe nuk është e nevojshme të bëj ndryshime. Në mesfushë, të shikojmë si duhet të rrjedhin ngjarjet. Aty duhet të ndryshojmë diçka. Të gjithë janë të rikuperuar. Për formacionin do të vendosim nesër”, tha ai. Më pas Reja foli për sfidën me bjellorusët. “Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje futbolli. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Duhet të kemi ekuilibër përgjatë 90 minutave. E rëndësishme është që të mos humbim ekuilibrin. Bjellorusia është një skuadër që mblidhet mirë pas dhe ka kundërsulm të shpejtë. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira”, nënvizoi më tej Reja. më pas trajneri komentoi rastet e shpërdoruara nga sulmuesit, të cilët duhet të jenë më efikasë. “Manaj bëri maksimumin. Jam dakord që krijuam raste, por nuk i shfrytëzuam maksimalisht. E dhashë edhe në fund të ndeshjes që nuk isha plotësisht i kënaqur për lojën që bëmë. Kundërshtari nuk krijoi shumë raste. Pas golit të dytë, prisnim të kishim ndeshje më të lehtë dhe më të kënaqshme. Terreni na ka krijuar vështirësi. Topi nuk të vjen siç duhet për shkak të terrenit. Për këtë arsye edhe aksioni ngadalësohet dhe kjo krijon probleme në mënyrën e të shprehurit të skuadrës. Rëndësi ka rezultati, që është thelbësor në këtë ndeshje. Kemi mundësi të marrim rezultat pozitiv, por duhet të përdorim kokën”, theksoi tekniku veteran italian.

Repartet duhen të lidhura, Gjasula në pikëpyetje

Trajneri Reja komentoi më pas lidhjen e reparteve, por nënvizoi faktin se në sulm nuk do të ketë ndryshime, duke lënë të kuptuar se aty do të funksionojë Cikalleshi me Manajn. “Ka shumë mundësi që sulmi të jetë i njëjtë. Kur bëj listën, marr 5 sulmues. Cikalleshi dhe Balaj janë alternativa, njësoj si Manaj dhe Seferi. Kam provuar edhe Cikalleshin dhe Balajn, por janë lojtar të ngjashëm. Preferoj një që të sulmojë portën dhe një që tërhiqet. Kur luan me 2 sulmues, nuk mund të luash me 2 të ngjashëm. Kur të duhet goli dhe je në presion, mund të përdorësh 2 lojtarë të njëjtë si Cikalleshi dhe Balaj, por në fillim kam preferuar 2 futbollistë të ndryshëm. Është trajneri ai që merr vendimet për zgjedhjet. Mesfusha është boshti i lojës. Aty është filtri, për të ndërtuar dhe mbrojtur. Nuk duhet të mendojnë vetëm për të mbrojtur, por edhe për të luftuar. Kemi pasur shumë ndryshime për shkak të COVID-19. Këta lojtarë që kemi përfshirë, sidomos të rinjtë, kanë bërë paraqitje të mirë. Lojtarët e rinj kanë treguar karakter të fortë, edhe pse kanë luajtur për herë të parë në Kombëtare. E kanë treguar veten si veteranë. Nuk kemi punuar vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Përveç Brojës, kemi edhe Çepelen, që është lojtar interesant”, u shpreh Reja. duke komentuar gjendjen e Gjasulës, trajneri tha se për mesfushorin do të vendoset pikërisht sot. “Nuk bëri asnjëherë stërvitje të plotë, gjatë gjithë javës për shkak të problemeve. Gjasula pati një problem në shpatull në fundin e ndeshjes. Nesër do të vendosë stafi mjekësor. Nëse do të jetë mirë, do të luajë, nëse jo do duhet të bëjmë pa të. E ardhmja ime? Unë mbaroj këtë edicion dhe sigurisht do të filloj një edicion tjetër. Kemi një kontratë të përcaktuar. I kam gjërat e qarta. Unë jam këtu për të dhënë maksimumin. Më pas do të jetë FSHF ajo që do të nxjerrë konkluzionet. Një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare për të dalë në konkluzion të gjithë sezonit”, përfundoi Reja.