BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Reja entuziast për të ardhmen, Bare në superformë, Ismajli drejt Serisë A

Reja entuziast për të ardhmen, Bare në superformë, Ismajli

Kombëtarja nuk mundi t’i luajë dy miqësoret e saj në muajin mars, që ishin planifikuar kundër San Marinos dhe Sllovenisë. Sidomos ndaj sllovenëve do të ishte një ndeshje testuese shumë e mirë, për shkak të nivelit të përafërt që kanë të dy ekipet. Me këtë rast trajneri Edi Reja nuk mundi të testojë disa lojtarë të rinj ë i pati planifikuar t’i zbresë në fushë për të parë potencialin e tyre dhe mundësinë e kontributit në skuadrën përfaqësuese. Sidoqoftë, Reja ka deklaruar së fundmi se po ndjek ecurinë e lojtarëve edhe në këtë fazë të vështirë, nëpërmjet videove dhe duke dhënë direktiva konkrete. Problem për të mbeten disa të rinj që kanë kërkuar një shans në Kombëtare, si Qazim Laçi dhe Florian Kamberaj, të cilëve Reja duket se ua ka premtuar dhe do ta kenë në miqësoret e afërta këtë mundësi. Sidoqoftë, jo të gjithë do ta kenë këtë shans, pra të veshin fanellën e përfaqësueses në formacionin titullar, pasi kjo vjen pas një seleksionimi shumë të fortë, por Reja ka ndërkohë një grup të rinjsh që janë afirmuar, e kanë kaluar “klasën” dhe kanë nisur të japin kontribut në përfaqësuese. Të tillë janë Manaj, Bare, Ismajli, Kumbulla etj, që kanë kualitet të lartë dhe janë në rritje të vazhdueshme. Pikurish Bare dhe Ismajli kanë nisur të luajnë titullarë, duke fituar besimin e trajnerit, qoftë për mënyrën e lojës së tyre mjaft efikase, por edhe qëndrueshmërinë fizike, teknike e taktike.

Bare jep prova për Rejën, i pari në stërvitje në Spanjë

Në Spanjë luajnë shumë lojtarë shqiptarë, por ata që janë pjesë e elitës janë të paktë. Sidoqoftë, disa prej emrave të spikatur të Kombëtares aktivizohen në ligën e dytë. Në fakt, në Spanjë prej disa ditësh, klubet kanë marrë miratimin që futbollistët mund të rikthehen për të kryer stërvitje individuale. Mirëpo, tashmë ka mbërritur edhe miratimi se janë të lejuar për të rikthyer futbollistët së bashku në fushë pas më shumë se dy muaj. Një periudhë mjaft e gjatë, ndërsa lojtarët nuk mund të jenë veçse të lumtur të takohen me shokët e tyre e të nisin të aplikojnë profesionin e pasionin e tyre. Gëzimin mbi këtë fakt nuk e ka fshehur aspak Keidi Bare, i cili ka vendosur të kërcejë para se të niste seanca stërvitore. Madje, momenti i mesfushorit shqiptar është postuar edhe nga klubi i Malagës, në profilin e të cilëve shkruhet se kjo është ndjesia kur e kalon fazën fillestare dhe do të mund të rikthehesh të prekësh topin me shokët e tu.

Ismajli, shans t’i bashkohet Serisë A

Mbrojtësi Ardian Ismajli luan me Hajdukun e Splitit në kampionatin elitar kroat, duke qenë jo vetëm pjesë e formacionit titullar, por i vlerësuar nga analistët në Kroaci si një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit të tyre. Ismajli po mbyll një sezon të suksesshëm në planin individual dhe po shqyrton ofertat që kanë ardhur në adresë të tij. kanë qenë vetë drejtuesit e klubit të Hajdukt, por edhe menaxheri dhe media të ndryshme sportive kroate, që kanë përmendur ditët e fundit interesimin e disa klubeve italiane për mbrojtësin e talentuar shqiptar, ndërkohë që Torino shihet si skuadra më e interesuar për të në këtë moment. Përflitet për një kalim në verë që mund të kushtojë deri në 2.5 mln euro, por nëse lojtari mund të bjerë dakord me Hajdukun kjo lëvizje mund të ndodhë edhe për një shumë më të paktë. Sidoqoftë, e sigurt është se klubi kroat do të tentojë të fitojë sa më shumë nga ky transferim, gjithmonë nëse do të ketë një marrëveshje mes palëve. Ismajli ka fituar një rol titullari në Kombëtare gjatë ndeshjeve të fundit dhe trajneri Edi Reja i ka besuar kosovarit vendin e Mavrajt që gjithnjë e më shumë po largohet në “pension”, ndërsa qendra e repartit difensiv është tani mbi supet e Gjimshitit dhe Ismajlit, dy lojtarë shtatlartë dhe mjaft të fuqishëm, si në lojën në ajër dhe në tokë, mbrojtës të kualitetit shumë të lartë e që sezonin e ardhshëm mund të jenë të dy në Serinë A.