BREAKING NEWS

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep
x

Sport

Reja i kthehet skemës 3-5-2, mungesat e detyrojnë të “arnojë” formacionin

Reja i kthehet skemës 3-5-2, mungesat e detyrojnë të

Trajneri Edi Reja pritet t’i kthehet skemës taktike 3-5-2mbrëmjen e sotme në duelin që përfaqësuesja kuqezi do të ketë ndaj San Marinos, në transfertë. Do të jetë një ndeshje delikate për kuqezinjtë, pasi vijnë pas një disfatë të rëndë e një lodhjeje jo të zakonshme ndaj Anglisë. Megjithatë, duke u kthyer tek skema 3-5-2, Reja jo vetëm që do të kërkojë fitoren, por njëherësh do të “arnojë” formacionin, për shkak të disa mungesave të rëndësishme si Kumbulla, Gjasula e ndonjë tjetër. Konferencën e djeshme për shtyp ai e nisi me kritika për mediat që kanë shkruar se në Kombëtare ka një çështje “Kamberi” (që ishte larguar). “Kush ka publikuar lajme duhet të turpërohet se nuk është aspak e vërtetë dhe më vjen keq nuk janë të vërteta. Nuk e di se kush i thotë këto. Bëmë ekografi e nuk ka treguar probleme, ai ndjeu dhembje dhe mjeku tha që mos të stërvitet. Para Anglisë, ai hyri në fushë për nxemje, doli e tha se kishte dhimbje e si rrjedhojë mbeti jashtë. Nuk e di pse lindin këto situata, me çfarë ideje se më vjen keq. Në fund gjithsecili të bëjë çfarë të dojë, por humb besimin kur flet kështu, kam marrë 27-28 lojtarë e mund të luajë kushdo. Pastaj zgjedhjet janë të ndryshme, duhet të zgjedhe se kush është mirë në fund, nuk do të krijoj probleme ndaj lojtarëve duke insistuar që të luajnë të ndryshëm. Kamberi erdhi këtu me ne, por tani do të shkojë në klubin e tij që të kontrollojë gjendjen e rikuperohet”, theksoi më tej Reja. më pas iu kthye ndeshjes me Anglinë, lojës dhe rezultatit. “Kur humb të vjen keq, por duke marrë parasysh paraqitjen që ne bëmë, në planin mbrojtës, ndryshe nga sa ishte programuar bëmë pak në mesfushë e lart te ajo hapësirë që na lejuan. Por, ata nuk gjuajtën për 35 minuta në portë, e gjetën golin se kanë lojtarë të rëndësishëm. Paraqitja mbetet e mirë, duke pasur parasysh kundërshtarin. Por është e mirë se ekziston ndërgjegjësimi që mund të jemi konkurrues në këtë turne”, shtoi ai.

Hysaj: Kemi ende mundësi të pretendojmë

Para gazetarëve doli dje edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, sipas të cilit të gjithë kundërshtarët në grup meritojnë vlerësimin maksimal, ndërsa me San Marinon duhet vlerësuar çdo top. “Me San Marinon do të jetë një ndeshje si në Andorra, kemi parë edhe disa ndeshje të kundërshtarit se si luan. Për ta bërë ndeshjen më të lehtë për ne, duhet që të jemi edhe m të përqendruar se me Anglinë. Mund të jetë një top që s’e vlerësojmë dhe ndëshkohemi, ndaj duhet shumë vlerësim dhe përqendrim dhe të ecim përpara. Jam shumë mirë fizikisht, jam i rehabilituar si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë personal, dhe fakti që luajta ndaj Anglisë e tregon më së miri. Me Anglinë kemi krijuar diçka që nëse do të ishim më të përqendruar apo me fat mund që të bënim diçka më shumë, jemi munduar të bëjmë maksimumin por Anglia është Anglia, dihet. Kurse në një ndeshje si kjo me San Marinon vlejnë tri pikët. Jemi skuadër e fortë, kemi një trajner të madh dhe nëse ecim përpara do të jemi më të fortë ndaj janë të rëndësishme. Është një grup që mund të luajmë shanset me të gjitha ekipet, duhet të jemi të përqendruar si me Anglinë. Por rastet që kemi duhet t’i shfrytëzojmë që të marrim 3 pikët. Fizikisht e psikologjikisht jemi mirë, jemi mësuar të luajmë çdo tri ditë. Në fund ndaj Anglisë bëmë ndeshjen tonë të madhe, nuk morëm rezultatin e duhur, por jemi mirë dhe jemi të ndërgjegjshëm që kemi bërë një ndeshje të madhe”, tha Hysaj. Më pas ai foli për punën me trajnerin në aspektin e studimit të lojës së kundërshtarit. “Me trajnerin kemi punuar shumë dhe e kemi studiuar kundërshtarin, kemi zgjedhur disa skema fikse që ta përballojmë e ta kalojmë me sukses këtë ndeshje, kështu që shpresojmë për një rezultat pozitiv për ndeshjen me San Marinon. Është një modul që përdor trajneri për të pasur më shumë ofensiv se sa difensivë. Çdo ndeshje ka modulet e veta dhe kjo ndeshje mund të jetë ndryshe nga dy të parat. Unë jam gati dhe të gjithë të tjerat po ashtu duan që të bëjnë maksimumin në këtë ndeshje me San Marinon”, theksoi më tej Hysaj, i cili do të jetë kapiten i kuqezinjve në këtë ndeshje.