BREAKING NEWS

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike
x
BREAKING NEWS

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr
x
BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x

Sport

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë

Trajneri Edi Reja doli dje në konferencë për shtyp në prag të grumbullimit të skuadrës kombëtare për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve. Siç dihet, Shqipëria është në grup me Islandën dhe Izraelin, ndërkohë që Rusia që ishte shortuar me ne në grup është përjashtuar nga UEFA, pra ndaj saj nuk do të luhet. Me islandezët luhet më 6 qershor, e katër ditë më vonë, më 10 qershor, luhet kundër Izraelit. Nga lista e Kombëtares ka dhe mungesa shumë të rëndësishme, midis të cilave dhe Broja, që konfirmohet nga trajneri se po kalon një COVID të lehtë, por mund të bëhet për duelin e dytë. Kurse Manaj po kalon një dëmtim në shpatull. Tekniku Reja dëshiron gjashtë pikë në këto dy përballje. “Ndeshjet e Ligës së Kombeve janë shumë të rëndësishme për ne, për Shqipërinë. Duhet t’i fitojmë me çdo kusht. Presim një paraqitje të nivelit të lartë nga Kombëtarja shqiptare. Sigurisht, rezultatet janë të rëndësishme për objektivin që ne kemi. E rëndësishme është që ata që do të jenë në fushë, ata që do të zgjidhen për të luajtur, të japin 100% maksimumin për të marrë rezultate shumë të mira”, theksoi Reja.

Të rinjtë, Reja entuziast për vazhdimësinë

Trajneri veteran italian i Kombëtares theksoi gjatë konferencës se të rinte janë tashmë bërthama e ekipit përfaqësues dhe ai është optimist se ata do t’ia dalin të sigurojnë rezultatet e duhura në këtë fushatë garash në Ligën e Kombeve. “Unë po i ndjek të gjithë lojtarët e rinj, edhe ata që janë në moshë shumë të re. Kemi shumë lojtarë të tillë dhe unë dua që t’i kem në fokus, nuk dua të nënvlerësoj asnjë, t’i jap të gjithëve mundësinë, siç është rasti i Asllanit që është datëlindja 2002 dhe ka bërë një sezon shumë të mirë dhe ne i dhamë mundësinë të tregonte vlerat e tij edhe në Kombëtare. Është mirë kur kemi shumë të rinj që stërviten me grupin dhe mësohen, ndërkohë që ne i japim mundësinë që të shohim vlerat dhe potencialin e tyre. Ndërsa, sa i përket Strakoshës, ka një situatë që ju e dini në aspektin e merkatos. Ai është duke kërkuar një klub të ri tashmë. Kemi biseduar dhe më ka kërkuar leje që të mos jetë në këto dy ndeshje, sa të zgjedhë ekipin e së ardhmes. Ndërkohë ne kemi Berishën, Selmanin, Kastratin. Uroj të ketë një zgjidhje sa më të mirë”, shtoi trajneri Reja.

Gjendja e grupit dhe ambiciet

Tekniku kuqezi theksoi më tej se një skuadër që futet në fushë ka objektiv fitoren, por ai shtoi se suksesi vjen duke luajtur me përulësi dhe duke zbatuar detyrat. “Sa herë që jemi futur në fushë duke e marrë ndeshjen lehtë dhe duke mos qenë shumë të përqendruar, kemi bërë paraqitje negative. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë me përulësi. Sigurisht që ndaj skuadrave të tilla duhet të dominojmë, po duhet të kemi konsideratë për ato ekipe. Nuk mund të bësh parashikime. Të tjera gjëra mendon jashtë fushe dhe të tjera kur zbret në fushë. Nuk ka rëndësi vlera e lojtarit”, përfundoi Reja.