BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Sport

Reja kontroll virtual formës së lojtarëve, në qershor rinis seleksionimet

Reja kontroll virtual formës së lojtarëve, në qershor rinis

Trajneri Edi Reja ka nisur një valë inspektimi virtual të formës së lojtarëve,m duke kërkuar të dhëna për secilin prej tyre, qoftë për lojtarët e formacionit bazë, ashtu dhe pretendentët që kërkojnë ftesë në ekipin përfaqësues. Kjo lëvizje synon që trajneri të përditësojë databazën me të dhënat e lojtarëve, në mënyrë që në qershor të ketë një ide më të plotë për gjendjen e grupit dhe të ketë gjithashtu mundësinë të testojë të rinj. Kjo mbledhje të dhënash bëhet për parametrat sportivë të lojtarëve, të tillë si minutazhi, golat, ndërhyrjet e sakta, pasimet, shpejtësia e lëvizjes, zhdërvjelltësia dhe roli në ekipet e tyre ku luajnë në përgjithësi. Edhe pse ai është shprehur i kënaqur me formën që po kalojnë lojtarët, këtë herë trajneri nuk do të kënaqet me pak. Ai kërkon më shumë dhe në qershor do ta ketë siguruar listën e lojtarëve të preferuar për t’i pasur në grumbullim. Por vëmendja e tij ditët e fundit ka qenë tek të rinjtë, ku ka mbledhur të hëna të mjafta për shumë prej tyre dhe surpriza e vërtetë në grumbullimin e radhës pritet të jenë pikërisht të rinjtë. Nuk ka emra konkretë, por shumica janë ata që janë ftuar më parë por nuk u është dhënë mundësia që të luajnë apo të marrin minutazh në ndeshjet e para eliminatore të Botërorit Katar-2022. Pra këtë verë trajneri do të ftojë dhe testojë shumë të rinj, që t’i ketë gati për duelet zyrtare eliminatore në shtator e në vijim. Krijimi i databazës do ta ndihmojë Rejën për të kuptuar jo etëm formën që kanë lojtarët, por edhe përshtatshmërinë e tyre në skemat taktike, pasi skuadra jonë vuan edhe në këtë prizëm. Thënë ndryshe, revolucioni i rejës në Kombëtare për të përtërirë grupin dhe për të gjetur një formulë taktike efikase vijon.

Kamoleze nuk e mohon se po kërkon lojtarë

Drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, Xhankarlo Kamoleze ka qenë së fundmi në Durrës ku ka ndjekur edhe seancat e Përfaqësueseve Rajonale të Durrësit. Në një prononcim për fshf.org, Kamoleze thekson se e ardhmja është në mendjen e këtyre talenteve ndërsa shton se do të bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë në zhvillimin e tyre. “Jemi në Durrës për të ndjekur stërvitjen e përfaqësueseve rajonale, ata që janë e ardhmja e ekipeve kombëtare. Kemi trajnerë të zotë që po punojnë me këta djem dhe objektivi i federatës është që t’u qëndrojë pranë lojtarëve, të punojë për rritjen e tyre. E ardhmja është në këmbët, duart apo mendjet e tyre. Duhet të tregojnë që kanë pasion të madh për lojën e futbollit dhe ne të gjithë specialistët në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe unë në veçanti do të bëjmë gjithçka për të qenë sa më pranë këtyre djemve dhe familjeve të tyre”, u shpreh Kamoleze.

Mbrojtësi/ Hysaj mund t’i bashkohet Gatuzos tek Fiorentina, lëvizja në korrik

Xhenaro Gatuzo aktualisht është duke marrë më të mirën prej Napolit të tij dhe vetëm tre ndeshje larg fundit të sezonit, të kaltrit kanë rikuperuar shumë pikë dhe aktualisht janë të kualifikuar për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Mirëpo, kjo mund të mos mjaftojë që Gatuzo të qëndrojë me të kaltrit edhe një vit teksa ka pasur shpeshherë mosdakordësi me presidenti De Laurentis. Në këtë pikë ka ndërhyrë Fiorentina e cila është e gatshme t’i besojë Gatuzos. Mediat italiane prej kohësh flasin se kanë nisur bisedimet, ndërsa së fundmi kanë zbuluar edhe detajet e kontratës. Sipas tyre, Gatuzon e pret një kontratë dyvjeçare me dy milionë euro në sezon. Ndërkaq, drejtuesit vjollcë do të bëjnë të mundur që në Firence të transferohen dy të besuarit e Gatuzos nga Napoli, si Elseid Hysaj dhe Mateo Politano. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kjo negociata që prek edhe mbrojtësin e kombëtares, do të zyrtarizohet.