Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reja nuk e tradhton skemën 2-5-2, nis kontaktet online me titullarët e Kombëtares

Postuar: 22/08/2019 - 07:24

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, ka nisur kontaktet me lojtarët, madje prej disa ditësh, jo vetëm duke ndjekur ecurinë e tyre sportive, por edhe duke i motivuar në vijimësi për t’i pasur të gatshëm në duelet ndaj Francës dhe Islandës. Janë dy ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, të cilët duhet të marrin maksimumin e pikëve në këto dy takime për të ruajtur shpresën e një kualifikimi të mundshëm. Tekniku ka insistuar në bisedat me lojtarët që të fokusohen tek skema 3-5-2 të cilës i qëndron besnik dhe mendon se është më e mira dhe më efikasja për kuqezinjtë në këto eliminatore. Natyrisht, nuk priren ndryshime të mëdha në emra, pasi dihet bërthama e skuadrës kombëtare, por Reja shpreson që elementët e ftuar do të harmonizohen si duhet për të nxjerrë maksimumin në këto dy ndeshje të radhës. Kontaktet online kanë nisur prej ditësh dhe janë pjesë e komunikimit të zakonshëm të trajnerit me lojtarët, por surprizat në ftesa nuk do të mungojnë, pasi një pjesë titullarësh janë pa skuadër dhe nuk kanë potencialin e duhur fizik në këtë moment, ndërkohë që ka pasur dhe dëmtime që duhen parë nëse rikuperohen në kohë. Gjithsesi, Reja i mbetet besnik skemës së tij taktike dhe do të ndërtojë lojën duke u bazuar në këtë modul dhe do të gjejë lojtarët e duhur që i përshtaten këtij moduli. Sikurse dhe në herët e shkuara, mbrojtja mbetet prioritet i skuadrës, pasi përballë do të kemi Francën, kampione në fuqi të botës. Nga ana tjetër, sulmi nuk është në ditën më të mirë, por Roshi dhe Cikalleshi mund të vijojnë aty ku e lanë në qershor.

Duka mbështet Rejën, i premton rinovim

Në një intervistë që dha për “Top Channel”, kreu i FSHF-së, Armand Duka foli për një sërë çështjesh që shqetësojnë klubet në këtë prag të sezonit të ri, duke kujtuar se licencimi erdhi pasi të 10 klubet i përmbushën kriteret. Nga ana tjetër, Duka komentoi stadiumin e ri që po shkon drejt fundit, si dhe ecurinë e skuadrës përfaqësueses dhe mundësinë e rinovimit të trajnerit Edi Reja. Stadiumi nuk është vetëm pjesa e stadiumit që duket, por edhe ambienti i parkingut përpara tij. Është parkimi dhe “Sheshi Italia” në të cilin ende nuk ka filluar puna. Kështu që nëse nuk përfundohet si kompleks është e pamundur që të zhvillohet ndeshje ndërkombëtare. Kështu që pengesa kryesore është “Sheshi Italia”, pasi punimet e stadiumit janë drejt përfundimit dhe stadiumi është gati edhe në shtator si stadium, por si kompleks shpresoj që edhe “Sheshi Italia” të përfundojë dhe ne të bëjmë inaugurimin në muajin nëntor”, theksoi kreu i federatës. Duka nuk la pa përmendur as atmosferën në kampin kuqezi dhe entuziazmin e grupit në prag të ndeshjeve të shtatorit kundër Francës dhe Islandës. “Atmosfera, në përgjithësi, nuk është shumë pozitive, sepse ne u mësuam që kombëtarja të ketë rezultate shumë më pozitive se kaq dhe pritshmëritë tona për ekipin kombëtar janë akoma më të mëdha. Kjo bën që një pjesë e opinionit të krijojë një atmosferë jopozitive, që në mënyrë indirekte ndikon negativisht edhe tek ekipi. Megjithatë, atmosfera brenda ekipit dhe stafi i ri ka sjellë një situatë shumë pozitive. Tani do të përgatitemi maksimalisht për dy ndeshjet e radhës me Francën dhe Islandën, dy ndeshje shumë të vështira për ne. Duke patur parasysh rezultatet e ndeshjeve të fundit, janë minimizuar shanset tona për të menduar kualifikimin, por gjithsesi ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin”, nënvizoi Duka. Në qëndrimin e tij për këtë media, Duka ka folur edhe për punën e trajnerit Reja, duke thënë se rinovimi është shumë pranë. “Jam realisht shumë i kënaqur me punën që bën në përgjithësi trajneri i ekipit kombëtar. Është e vërtetë ajo që thatë ju, që atmosfera përpara tij nuk ishte shumë pozitive dhe ekipi humbi besimin, ashtu si edhe njerëzit rreth tij. Edi Reja e ka ndryshuar këtë lloj ambienti, i ka dhënë më tepër besim ekipit, gjë që djemtë e shfaqën edhe në ndeshjen e parë nën drejtimin e tij, në Islandë. Vërtet nuk morëm rezultat pozitiv, por sjellja e ekipit në fushë ishte ndryshe. Duke patur këtë vlerësim maksimal të punës së tij, jam pozitiv për të vazhduar bashkëpunimin me të”, shtoi kreu i FSHF-së.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:30

Liga e Kampioneve u kthye në fushë mbrëmjen e djeshme, tashmë me duelet e para të fazës së grupeve, ku nuk munguan aspak surprizat, por edhe spektakli.

Postuar: 18/09/2019 - 07:28

Janë luajtur katër javët e para të Kategorisë Superiore dhe është fakt që kjo gjysmë e parë e faz

Postuar: 18/09/2019 - 07:26

Kosova po bën një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjet ndërkombëtare, dëshmuar me pozitat e forta t

Postuar: 17/09/2019 - 23:01

Një sfidë e cila pritej të prodhonte gola dhe spektakël u mbyll në paqe me rezultatin 0-0.

Postuar: 17/09/2019 - 22:01

Janë mbyllur në barazim pa gola pjesët e para të dy supersfidave në Champions, Napoli-Liverpool s

Postuar: 17/09/2019 - 20:58

Interi e nis me barazim aventurën e tij në Champions League dhe shkak është bërë një lojtar &lsqu

Postuar: 17/09/2019 - 20:41

Slavia e Pragës është duke befasuar Interin në San Siro.