BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë ‘bën të gjallë’ Bashën

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë
x
BREAKING NEWS

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet Shqipëri-Kosovë, nis seanca e përbashkët

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë reshje bore, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë
x
BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x
BREAKING NEWS

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk 'hesht' më dhe e tregon hapur: Në Francë, Gjermani apo në Angli...

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk
x
BREAKING NEWS

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën reagimin e fortë pas debateve për Portin e Durrësit

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën
x

Sport

Reja nuk shihet më opsion, pritet një tjetër teknik italian në krye të Kombëtares

Reja nuk shihet më opsion, pritet një tjetër teknik italian

Trajneri Edi Reja nuk shihet si zgjidhje për përfaqësuesen tonë në eliminatoret e ardhshme për dy arsye: së pari moshën e tij që mund ta bëjë edhe teknikun më të madh që drejton ndonjë skuadër futbolli, pra të denjë për të hyrë në librat e rekordeve, e nga ana tjetër dështimi në Ligën e Kombeve dhe në shumicën e miqësoreve të luajtura gjatë vitit 2022, ku pati vetëm një fitore, disa barazime e shumë humbje. “Ndeshja me Armeninë ishte e fundit për Edi Rejën në drejtimin e Kombëtares Shqiptare”, shkruajnë mediumet e ndryshme sportive, duke iu referuar presionit të madh që bie mbi FSHFnë në këtë fazë kalimtare dhe në prag të diskutimit të kontratës, e cila teorikisht mbaron në fund të këtij muaji, por me gjasë do të diskutohet mes Dukës dhe Rejës në dhjetor. Shumë emra të tjerë janë përfolur muajin e fundit, si kandidatë për të marrë stolin e kuqezinjve. Nga Luixhi di Biaxho, Esteban Kambiaso, i cili ishte për vizitë edhe në Tiranë, apo Marko Xhampaolo, që është një preferencë e presidentit Armand Duka. Po ashtu edhe Besnik Hasi që është përfolur shumë, ka dalë sërish në skenë për të drejtuar ekipin kombëtar. Natyrisht, nuk përjashtohet mundësia që të rinovojë sërish Reja, pasi ai e njeh grupin, janë lojtarë që i ka ftuar vetë dhe padyshim janë një brez që Reja vetë i ka lavdëruar dhe që besohet se do ta çojnë Shqipërinë në Europianin e vitit 2024. Duke lënë mënjanë kandidaturat që kanë dalë në qarkullim e që janë emra të spikatur, duket se Duka në fund do të vendosë në bazë të këshillimeve që do t’i japin vetë specialistët që ka në FSHF. Praktikisht, rinovimi i Rejës duket më pak i kuotuari, për shkaqet që përmendëm më lart, por edhe për shkak se presioni tek sportdashësit është shumë i madh. Fitorja me Armeninë e ka shtyrë largimin e Rejës për një datë të mëvonshme, por jo në mënyrë përfundimtare. Në fund të nëntorit e shumta në fillim të dhjetorit, kjo çështje do të ketë marrë zgjidhje.