BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Sport

Reja “peshkon” në Zvicër për mesfushorë cilësorë që i kungojnë Kombëtares kuqezi

Reja “peshkon” në Zvicër për mesfushorë

Trajneri Edi Reja nuk e ka bërë publike pakënaqësinë e tij për performancën e skuadrës në tri ndeshjet e para të luajtura në Grupin I në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar-2022”. Janë fituar 6 pikë, brenda objektivave, por pikët janë marrë me skuadra relativisht të dobëta dhe Reja e di që me performanca të tilla është e pamundur të shkohet larg. Prandaj ai ka nisur të “peshkojë” lojtarë cilësorë për nevojat e skuadrës. Mësohet se në fokus janë mesfushorët cilësorë që bëjnë diferencë dhe në kushtet kur në ndeshjet e fundit mesfusha çaloi jo pak, ai ka përfunduar në Zvicër, duke tentuar të gjejë lojtarë që kanë luajtur me kombëtaren zvicerane, por që kanë shanse të luajnë për Shqipërinë në bazë të legjislacionit të lejuar nga FIFA. Pra, e thënë ndryshe, mesfusha është një nga pikat nevralgjike të Kombëtares shqiptare. Kjo e detyroi trajnerin Edi Reja të investonte personalisht për ta bindur talentin e Empolit, Nedim Bajramin, mirëpo rregullorja e përditësuar e FIFA-s nuk ia lejon aktivizimin me Shqipërinë dhe duhet një çështje gjyqësore në KAS për të marrë lejen, në rast se do të pranohet. Mësohet se ideja më e fundit në qarqet sportive pranë ekipeve kombëtare, po diskutohet çështja “Pajtim Kasami”. Janë pikërishtse njerëz të rëndësishëm pranë FSHF-së dhe ekipeve kombëtare që kanë bërë një punë të dyfishtë: Së pari t’ia komunikojnë trajnerit Reja nëse e pranon si alternativë për të ardhmen. Së dyti, ta kontaktojnë vetë mesfushorin. Por, çështja nuk është kaq bardhezi. Kasami është një futbollist që ka luajtur me kombëtaren helvete të Zvicrës. Në 12 ndeshje prej tyre ka qenë në stol edhe kundër Shqipërisë në vitin 2013. Kjo në thelb përbën një nga pengesat thelbësore për Kasamin si kuqezi, mirëpo me ndryshimet e fundit të bëra në rregulloren e FIFA-s, ka edhe disa klauzola juridike që mund të përdoren për të marrë lejen në FIFA. Kasami nuk ka luajtur me Zvicrën as në fazën finale të Europianit dhe as në atë të Botërorit. Një pikë domethënëse që nëse ka ndodhur, ia ndalon një futbollisti ta ndryshojë kombëtaren. Këto janë pika ligjore në rregulloret e FIFA-s, që ia lejojnë Kasamit dhe Shqipërisë të mund të bëjnë kërkesë në FIFA që mesfushori i lindur në Zvicër dhe me origjinë të familjes Strugën, të mund të provojnë betejën ligjore që në të ardhmen, Kasami të jetë një lojtar i gatshëm për Kombëtaren shqiptare.

Trajneri i Legias së Varshavës: Së shpejti do t’i vijë momenti edhe Muçit

Ish-sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi, ia ka dalë të luajë vetëm 68 minuta me Legian e Varshavës prej momentit kur u transferua në Poloni në merkaton e dimrit nga Tirana. Talenti shqiptar mori vlerësime të mëdha nga ana e teknikut të Legias, Çezllav Mishnieviçz. Madje, ky i fundit theksoi se në vazhdim do ta thërriste Mesi, për shkak të teknikës së lartë të 20-vjeçarit, mirëpo përshtatja me kampionatin polak duket se do të marrë pak kohë për Muçin. Së fundmi, trajneri i Legias thekson se tani ish-futbollisti i Tiranës është më i lirshëm dhe kuptohet me shokët e skuadrës, por do t’i duhet të ketë durim. “Pse nuk ka marrë shumë minuta Muçi? Sepse nuk është e lehtë. E kuptoj që kur vjen një lojtar i ri të gjithë presin që ai të marrë minuta. Por, shembuj si Moder dhe Karbovnik tregojnë që edhe lojtarë që vijnë të paguar me miliona, gjithashtu në një ekip si i joni duhet tëp resin për shansin e tyre. Sepse aktualisht ekipi jonë po funksionon. Muçi duhet të presë për mundësinë e tij, të punojë shumë. Së fundmi, ishte dy javë me kombëtaren dhe nuk e kishim në klub. Koha e tij do të vijë, është një futbollist i ri. Për atë gjithçka është e re, është në një ambient ndryshe. Mendoj se çdo ditë, duke e parë atë në stërvitje, e shikoj që lëviz më lirshëm dhe më shumë. Edhe me shokët e skuadrës flet më lirshëm, bën shaka, njeh emrat dhe epitetet e tyre. Kjo padyshim që do ta ndihmojë atë. Ai do të jetë gati të luajë, do të marrë minuta. Jam i bindur se do të rritet me ekipin tonë, por duhet të jetë shumë i duruar”, u shpreh Çezllav Mishnieviçz.